AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dritan Rexhepi ekstradohet në Shqipëri

Ekstradohet nga Turqia në Shqipëri 45-vjeçari Dritan Rexhepi, i njohur si drejtuesi i kartelit të parë shqiptar të trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:02 | 08/01/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dritan Rexhepi duke zbritur në aeroportin e Rinasit. Screenshot: Policia e Shtetit.

Rexhepi akuzohet gjithashtu se urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës për shkak të një mosmarrëveshje me vëllanë e viktimës në trafikun e narkotikëve e një vrasje tjetër në 99-ën.

Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën më 8 janar ekstradimin nga Turqia drejt Shqipërisë të Dritan Rexhepit, 45 vjeç, i akuzuar dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar për urdhërimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës në janar të vitit 2020 për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafikun e narkotikëve; për një vrasje në Krujë të ndodhur në 1999-ën; për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e trafikim të lëndëve narkotike, si dhe për falsifikim.

Në nëntor 2020, SPAK sqaroi se nga hetimi kishte rezultuar se të pandehurit Dritan alias Gromos Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës Jani Prenga me banim në Kamëz. Kjo, pasi sipas tyre, shtetasi Astrit Prenga vëllai i viktimës, kishte vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që ju përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.

Si bashkëpunëtorë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës akuzohen dhe Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe Altin Hajri, ky i fundit pronari i kompleksit “Golden Resort” në Shijak.

Dritan Rexhepi akuzohet po ashtu si drejtues i kartelit të parë shqiptar të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, e njohur si “Kompania Bello”. Rexhepi i shpëtoi në shtator të vitit 2020 arrestimit gjatë operacionit të koduar “Los Blancos”, por u ndalua në Turqi në nëntor të 2023-it.

Në njoftimin e policisë sqarohet se Rexhepi është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda me 25 vjet burgim për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri në tetor të vitit 1999, ku dhe I lënduari ka ndërruar jetë më vonë. Në vitin 2010 ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, Itali, me 16 vjet burgim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e për trafikim të lëndëve narkotike. Rexhepi është arratisur nga vendi i vuajtjes së këtij dënimi në Firence të Italisë. Po ashtu, Rexhepi është dënuar në 2015-ën nga Gjykata e Fierit për falsifikim.

 

Etiketa: Amerika LatineAstrit PrengaDritan RexhepiGentjan FuniqiJan PrengaKompania BelloTrafiku i drogesTurqi
I mëparshmi

“Karamelet elektorale”, qeveria kritikohet për cenim të standardeve zgjedhore

Tjetri

Kuvendi zvarrit drejt djegies afatet për mandatin e Vullnet Sinajt

Tjetri
Kryetarja e Kuvendit refuzon opinionin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës

Kuvendi zvarrit drejt djegies afatet për mandatin e Vullnet Sinajt

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.