AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

“Karamelet elektorale”, qeveria kritikohet për cenim të standardeve zgjedhore

Mazhoranca qeverisëse miratoi në fund të vitit që shkoi një ligj për faljen e penaliteteve, kryesisht për ndërtime pa leje, dhe shpërndau bonuse për pensionistët dhe kategori të tjera. Këto nisma shihen si “karamele elektorale” nga opozita dhe si cenim i standardeve demokratike të procesit zgjedhor nga ekspertët.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
1 year më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë takimit “Shqipëri 2030 në BE – Rruga e Reformave” | Foto: LSA

Në seancën e fundit plenare të dhjetorit, mazhoranca socialiste miratoi ligjin “Për anulimin e masave administrative”, i cili parashikon shfuqizimin e gjobave të vendosura nga 1 janari i vitit 2015 deri më 30 nëntor të vitit 2024, kryesisht për ndërtimet pa leje për banim dhe në bujqësi në zonat rurale. Po ashtu, ligji parashikon anulimin e të gjitha masave administrative të vendosura gjatë pandemisë për mosrespektimin e rregullave të COVID-19 dhe pasojave të tij.

Falja e gjobave pritet të prekë mijëra familje. Sipas relacionit të nismës ligjore, vetëm në një vit janë vendosur 1,492 masa për tipologji ndërtimesh pa leje si shtëpi, mure rrethues, çati apo magazina.

Sipas opozitës, kjo nismë po ndërmerret për qëllime të pastra elektorale në funksion të zgjedhjeve të reja parlamentare që mbahen më 11 maj. “Karamele elektorale” e cilësoi nismën deputeti Edmond Spaho gjatë një debati në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Një tjetër vendim i qeverisë për të shpërndarë bonuse nga 10 deri 15 mijë lekë për pensionistët në fund të vitit dhe premtimi për një tjetër bonus në pranverë u konsiderua si një ‘lëmoshë’ për zgjedhjet.

Nuk është hera e parë që qeveria ndërmerr nisma sociale apo bën rishpërndarje investimesh në prag të proceseve zgjedhore, duke ngjallur kritika për përdorimin e fondeve publike për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrëveshje politike në vitin 2020, parashikon se “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Sipas dispozitës ligjore, afatet ndaluese nisin më 11 janar, por ekspertë të zgjedhjeve dhe eksponentë të opozitës ngrejnë pikëpyetje për përdorimin e pushtetit për të ndikuar tek votuesit dhe sugjerojnë se standardet demokratike të një procesi zgjedhor kanë një kuptim më të gjerë sesa disa afate të caktuara në ligj.

Kristaq Kume, drejtor i Aleancës Qytetare për Zhvillim Demokratik, i tha BIRN-it se këto veprime duken të nxitura nga arsye elektorale, edhe pse nuk kanë shkelur afatet ligjore.

“Duke analizuar këtë dispozitë, me të drejtë mund të pohohet se falja e penaliteteve për ndërtime pa leje, miratimi i bonusit për pensionistët dhe premtimi për një tjetër bonus janë veprime të ligjshme të mazhorancës qeverisëse, ndërkohë që koha e zgjedhur për t’i bërë i bën ato të konsiderohen si ‘hapje e qeses’ për të ‘mbushur’ kutinë e votimit,” thotë Kume.

Sipas tij, zbatimi i standardeve demokratike në zgjedhje dhe përgatitja e një procesi zgjedhor në kohë nuk është në prioritetet e partive politike.

“Afrimi i ditës së zgjedhjeve nxit te partitë vetëm angazhimin përherë më intensiv në ushtrimin e presionit psikologjik te zgjedhësit për votën, dhe faktorët që përdoren prej tyre për ta bërë sa më efektiv këtë presion janë ato ekonomikë që ndikojnë në përditshmërinë e jetës së qytetarëve,” shton ai.

Edhe Blendi Çeka, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Tiranës, i konsideron nismat e mazhorancës qeverisëse si një mekanizëm elektoral që qeveritë e përdorin për të ndikuar tek sjellja e votuesve.

“Këto lloj praktikash disa muaj para zgjedhjeve, edhe pse mund të mos jenë shkelje ligjore, janë shpërblime masive elektorale për kategori të ndryshme sociale pa diferencime politike,” i tha Çeka BIRN-it.

Nga ana tjetër, Ceka mendon se efekti i këtyre masave prek kryesisht votuesin e partisë në pushtet dhe ka efekt inekzistent te një votues opozitar që nuk ka votuar më parë PS-në.

“Sa më karakter personal dhe ekonomik të drejtpërdrejtë tek individi të kenë këto masa të ndërmarra nga qeveria, aq më i fortë është ndikimi mobilizues dhe përforcues për votuesit potencial të saj,” thekson ai.

Opozita, nga ana tjetër, i sheh këto veprime si cenim jo vetëm të standardeve demokratike, por edhe të barazisë së garës elektorale.

“Absolutisht, këto nisma kanë lidhje të drejtpërdrejtë me zgjedhjet. Ato shkelin jo vetëm frymën e ligjit, por edhe marrëveshjet e arritura përmes negociatave me Partinë Socialiste,” thotë deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku për BIRN-in.

Sipas saj, falja e gjobave dhe shpërblimi i pensionistëve tregojnë për “krizë të thellë ekonomike dhe mungesë të moralit politik që shfaqet përmes skandaleve dhe manipulimeve elektorale”.

Tabaku sugjeron që situata e krijuar kërkon një zgjidhje të qartë ligjore ku të vendosen penalitete të ashpra për shkeljet.

“Nevojiten mekanizma që kufizojnë përdorimin e resurseve publike për qëllime elektorale dhe garantojnë ndarjen e qartë të shtetit nga partia në pushtet,” thekson ajo.

Etiketa: Blendi ÇekaCOVID-19Edmond SpahoJorida TabakuKristaq KumemanipulimPartisë DemokratikepensionistëZgjedhje2025
Tjetri
Dritan Rexhepi ekstradohet në Shqipëri

Dritan Rexhepi ekstradohet në Shqipëri

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.