AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shoqëria civile kërkon mospërdorim të burimeve publike në fushatën zgjedhore

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur para afateve zyrtare ndërsa disa vendime të qeverisë për shpërndarje bonusesh për mijëra pensionistë kanë ngjallur shqetësim për përdorimin e fondeve publike për të ndikuar në këto zgjedhje.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një votuese shkon drejt kutive të votimit në zgjedhjet lokale të Majit, ku vetëm 37% e votuesve morën pjesë në rang kombëtar. Maj 2023. Foto_Nensi Bogdani

Disa organizata të shoqërisë civile, që monitorojnë proceset zgjedhore, në një deklaratë të përbashkët të premten bënë thirrje për respektimin e një gare të ndershme dhe të barabartë midis subjekteve zgjedhore, e cila, sipas tyre, “cënohet nëse do të përsëriten problematikat e konstatuara në zgjedhjet e kaluara lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore, shitblerjen e votës dhe çdo formë presioni apo ndikimi të papërshtatshëm që prek dinjitetin dhe deformon vullnetin e lirë dhe të pavarur të zgjedhësit”.

Deklarata e nënshkruara nga “Qëndresa Qytetare’, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Instituti i Studimeve Politike, nënvizon që “çdo njeri ka të drejtë të trajtohet me respekt dhe dinjitet, por në çdo rast duhet respektuar standardi që kategoritë ose grupe sociale të mos bëhen objekt i keqpërdorimit të të drejtave të tyre për qëllime elektorale”.

Sipas organizatave fushata zgjedhore ka filluar shumë herët në cënim të parashikimeve të Kodit Zgjedhor që sanksionon që fushata nis 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.

Ato po ashtu kërkojnë transparencë për financimet e kësaj fushate të parakohshme dhe pse ligji është i kufizuar në llogaridhënien financiare vetëm brenda afateve 30-ditore.

“Ne kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie publike mbi financimin e aktiviteteve me natyrë elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat janë zhvilluar deri më tani si dhe planifikohen të zhvillohen në vijimësi, brenda dhe jashtë vendit”- thuhet në deklaratë.

Organizatat po ashtu ngrenë shqetësimin e përdorimit të administratës publike për fushatë zgjedhore dhe kërkojnë një angazhim të KQZ-së dhe prokurorinë në drejtim të denoncimit të shkelësve të detyrimeve të legjislacionit zgjedhor dhe legjislacionit penal, të cilët zgjedhin të shpërdorojnë në kundërshtim me legjislacionin burimin publik për qëllime elektorale.

“Në zgjedhjet e kaluara, organizatat tona kanë vërejtur raste kur hetimet administrative dhe veçanërisht ato penale për denoncimet lidhur me ndalimin e përdorimit të burimeve publike janë zgjatur apo zvarritur në kohë, çka dobëson besimin e qytetarëve në mekanizmat raportues dhe rezultatin e pritur ndaj tyre”- vërejnë organizatat duke i rekomanduar KQZ-së që të përdorë të gjitha burimet dhe instrumentet e mundshme njerëzore e ligjore, për të trajtuar me prioritet shqetësimët si dhe indicjet publike që janë të verifikueshme, lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe jetësimin e standardeve që kërkon Kodi Zgjedhor për mbrojtjen e tyre.

Apeli i shoqërisë civile shkon dhe për partitë politike që të jenë transparente në raport me burimet shtetërore, në retorikën elektorale dhe zbatuese më të praktikave të mira që lidhen me votën, me zgjedhjet dhe me demokracinë përfaqësuese.

Etiketa: Burimet shtetëroreFushata ZgjedhoreInstituti i Studimeve PolitikeKodi ZgjedhorKomiteti Shqiptar i HelsinkitKQZQëndresa QytetareZgjedhje 2025
Tjetri
Sfida e Trump në Lindjen e Mesme

Një katastrofë amerikane

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.