AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK thotë se nuk gjeti prova për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte mbyllur hetimet për kallëzimin e bërë nga Gazmend Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit, pasi gjatë 10 muajsh hetime nuk kishte gjetur prova që e lidhin atë me organizatën kriminale të implikuar në trafikimin e kokainës nga Kolumbia në Shqipëri.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:53 | 10/01/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Olsi Rama para ndeshjes miqësore, Partizani – Tirana, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë më 12 gusht 2023. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të premten më 10 janar, përfundimin e hetimeve lidhur me procedimin penal të regjistruar bazuar në informacionet e dërguara nga deputeti demokrat, Gazment Bardhi, i cili akuzoi Ols Ramën, vëllain e kyeministrit Edi Rama, për lidhje me një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës në vitin 2014. SPAK sqaron se pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore, përfshi dhe bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës, nuk ka gjetur prova apo fakte që të lidhin Olsi Ramën me trafikun e kokainës, për të cilën u dënuan të tjerë persona në kuadër të hetimeve të kryer për dosjen e quajtur “Xibraka”.

Po ashtu, SPAK njofton se nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë dhe dosja e pezulluar më parë dhe e rihapur pas informacioneve të dërguara nga Bardhi, pësoi  të njëjtin fat duke iu rikthyer Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Procedimi në fjalë u regjistrua fillimisht në vitin 2016 për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”.

Në fund të marsit të vitit të kaluar, Bardhi akuzoi Ramën për lidhje me organizatën e trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri, që kishte krijuar një laborator të përpunimit të lëndës narkotike në Xibrakë të Elbasanit. Bardhi tha se i referohej dokumenteve të ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të dhënave të sistemit TIMS për të provuar sipas tij faktin se Ols Rama ka përdorur gjatë vitit 2014 të njëjtën makinë me të dënuarit e tjerë të dosjes “Xibraka”.

Sipas Bardhit, prokuroria në atë kohë hapi një dosje sekrete paralele për të hetuar një 45 vjeçar të paidentifikuar me emër, që ka përdorur të njëjtën makinë si Ols Rama dhe trafikantët e drogës. Ai theksoi se Ols Rama ishte në atë kohë 45 vjeç duke sjellë në vëmendje se vëllai i kryeministrit dhe drejtuesit e narkotrafikut përdorën të njëjtën makinë 18 herë.

Hetimi për grupin e përfshirë në laboratorin e prodhimit të kokainës në Xibrakë nisi në dhjetor 2014, pas informacioneve të mbërritura në Shqipëri nga autoritetet gjermane. Në janar 2015, ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri nën akuzë 9 persona për trafikim të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi Genci Xhixën si drejtues të grupit kriminal të përfshirë në laboratorin e kokainës, por ai nuk u arrestua asnjëherë nga policia. Anëtarët e grupit u dënuan me 104 vjet burg nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, por dënimet u lehtësuan në Apel dhe disa prej tyre, si në rastin e Ermal Hoxhës dolën më herët nga burgu për “sjellje të mirë”.

 

Etiketa: Edi RamaGazmend BardhiGenci XhixhaOlsi RamaProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSPAKXibraka
I mëparshmi

ILD kërkon masë disiplinore për prokurorin Kledian Llaho

Tjetri

Helikopteri i Forcave Ajrore përdoret për ‘udhëtim turistik’ në Alpe

Tjetri
Helikopteri i Forcave Ajrore përdoret për ‘udhëtim turistik’ në Alpe

Helikopteri i Forcave Ajrore përdoret për ‘udhëtim turistik’ në Alpe

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.