AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon dënimin e Sonila Qatos për shkelje të barazisë në tendera

Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtore të ish-drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato dhe dënimin e saj me 1 vit burg për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh. Masa të ngjashme dënimi u kërkuan edhe për vartësit e Qatos.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:11 | 21/01/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sonila Qato. Foto: ARRSH.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi deklarimin fajtorë të ish-drejtores së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato dhe të disa vartësve të saj, të cilët akuzohen se favorizuan një shoqëri në hije në tenderin 19 milionë euro të tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në vitin 2019.

Prokurori që përfaqësoi çështjen në gjykatë, Elvin Gokaj, kërkoi dënimin e Qatos me 1 vit burgim për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Po ashtu, ai kërkoi që ndaj saj të caktohet nga gjykata dhe dënimi plotësues, për t’i hequr të drejtën për të ushtruar funksione publike. Të njëjtat masa dënimi u kërkuan dhe për të pandehurën Elona Gogo.

Për të pandehurit Simon Prendi dhe Arbër Troka u kërkua dënimi përfundimtar me 2 vjet burgim për secilin. Po ashtu, u kërkua dhe heqja e së drejtës për të mbajtur funksione publike për një periudhë 3-vjeçare. Gokaj kërkoi dënimin e të pandehurit Erdit Salillari me 9 muaj burgim dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet; ndaj Admir Pahumit u kërkua 1 vit burgim dhe heqjen e të drejtës për mbajtje të funksioneve publike për 3 vjet; për Nikollaq Mihalin dhe Miranda Shkurtin u kërkua dënimi me nga 8 muaj burg dhe 3 vjet të mos ushtrojnë funksione publike. Për Shkurtin, Prokurori Gokaj kërkoi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për 16 muaj.

ARRSH ngriti grup pune në vitin 2019 për të verifikuar punimet e kryera nga kompania “Gjoka” në tunelet e rrugës së Arbërit, që i ishin dhënë me koncesion nga Ministria e Infrastruktuës dhe Energjisë. Kontrolli erdhi pasi kjo kompani garoi për tenderin 19 milionë euro në rrugën Kardhiq – Delvinë dhe pretendoi se ishte skualifikuar padrejtësisht.

Sipas SPAK, ARRSH inicioi një hetim administrativ për zbatimin e kontratës koncesionare të rrugës së Arbrit, duke prodhuar të dhëna të rreme për të argumentuar skualifikim e kompanisë “Gjoka” nga tenderi. Prokuroria i akuzoi anëtarët e grupit të punës për “Falsifikim të dokumenteve”, me argumentin se kanë përgatitur në të njëjtën ditë dy raporte që ndryshojnë nga përmbajtja.

Sipas SPAK, pas bashkimit të operatorëve të shpallur fitues nga ana e ARRSH, qëndronte në hije kompania e ndërtimit “Vëllezërit Hysa”, e cila në atë periudhë po ndiqej penalisht për abuzime me kontratën e ndërtimit të rrugës së Elbasan-Gjinar.

Etiketa: Autoriteti Rrugor ShqiptarElvin GokajKardhiq-DelvinëShkelje e barazise ne tenderSonila QatoSPAKTuneli i Skerfices
I mëparshmi

Shqipëria eksportoi ilegalisht mijëra ton mbetje të rrezikshme

Tjetri

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Valentin Preçi

Tjetri
KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Valentin Preçi

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Valentin Preçi

protest 2 e1781101587638

Mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën

17:45 | 29/06/2026
chatgpt image jun 29, 2026, 01 33 01 pm

Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja dhe BE-ja në garë për ndikim në Ballkan

13:33 | 29/06/2026
Rasti i volejbollistes së Dinamos ekspozon ‘paragjykimet dhe diskriminimin’ në sport

KMD dënon veprimet e federatës ndaj volejbollistes së Dinamos

13:06 | 29/06/2026
Vuçiçi i blen kohë vetes nëpërmjet zgjedhjeve

Aleksandër Vuçiç pritet të kandidojë për kryeministër pas premtimit për dorëheqje

12:20 | 29/06/2026
photo 2026 06 27 22 19 07

Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë

08:50 | 29/06/2026
gjurmet e kamioneve

Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec

07:14 | 29/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.