AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatës së vëllezërve Çopja i sekuestrohen 10 milionë dollarë në kriptovaluta

SPAK njofton se ka sekuestruar pasuritë e vëllëzërve Franc e Hajdar Çopja dhe personave të lidhur me ta, që përbëhen nga dhjetra pasuri të paluajtshme e luajtshme në gjithë vendin si dhe kriptovaluta me vlerë 10 milionë euro.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:57 | 22/01/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kompleksi i vilave “Mandarine Drive” në Lundër të Tiranës, ku ndodhen vilat e vëllezërve Çopja.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën më 22 janar sekuestrimin e dhjetëra milionë eurove pasuri të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, mes të cilave edhe 10 milionë dollarë të investuar prej tyre në kriptovaluta.

Dy vëllezërit Çopja akuzohen si krerët e njërës prej organizatave kriminale më të përfolura në vend, të përfshirë në vrasje, trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe skema komplekse të pastrimit të parave.

Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme të 28 nëntorit të vitit të kaluar, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim edhe me EUROPOL, policinë Federale të Belgjikës, të Hollandës e Spanjës, gjatë dy muajve të fundit kanë kryer sekuestrim preventiv të vlerave të kriptovalutave në kuleta kriptovalutash në vlerën e mbi 10 milionë dollarëve amerikanë. Për mundësimin e sekuestrimit të kësaj vlere njoftohet se ka bashkëpunuar një kompani globale që merret me menaxhimin e kriptovalutës ‘stablecoin’ si dhe një exchange i njohur në rang botëror, që menaxhon asete të ndryshme kriptovalutash.

Po ashtu, janë sekuestruar dy llogari bankare në emër të hetuarit M.M., me vlerë totale rreth 105 mijë euro dhe dy llogari të tjera bankare në emër të të proceduarit B.L., me vlerë totale më shumë se 27 mijë euro.

Në kuadër po të këtij hetimi, SPAK ka njoftuar më parë sekestrimin e një shume të madhe parash cash në valuta të ndryshme dhe lekë, në një vlerë totale mbi 1 milion euro.

Me kërkesë të prokurorisë janë sekuestruar dhe pasuri të shumta të paluajtshme dhe të luajtshme, mes të cilave tre vila me troje me sipërfaqe totale prej 334.7  m2 në Farkë të Tiranës; katër garazhe po në një kompleks në Farkë të Tiranës; një hotel me sipërfaqe ndërtimi 233.3 m2 dhe sipërfaqe totale 340 m2; tre pasuri të llojit tokë-arë në Vile-Ballaj të Kavajës; njësi shërbimi në Tiranë me sipërfaqe totale 241 m2; truall në Elbasan; tokë arë në Qeparo të Vlorës me sipërfaqe 1300 m2 dhe tokë kullotë po në Qeparo me sipërfaqe 28 mijë e 970 m2; një apartament në Golem të Kavajës; një apartament dupleks në Tiranë; dy troje në Farkë të Tiranës; si dhe katër pasuri të tjera të paluajtshme të llojit tokë-arë.

Nën sekuestro është vendosur dhe operatori ekonomik E B Sh.p.k, si dhe llogaritë bankare dhe pronat e kësaj shoqërie.

Prona të tjera të sekuestruara janë dhe ish-vila “Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi e sipërfaqe trualli dhe një apartament, të ndodhura në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë.

Në gusht të vitit të kaluar, SPAK në bashkëpunim me Europol dhe policitë partnere goditën organizatën kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja, e shtrirë përtej kufijve të Shqipërisë dhe të akuzuar për 6 vrasje, disa atentate, trafik narkotikësh, korruptim të zyrtarëve të drejtësisë dhe grabitjen e bujshme me armë të parave në aeroportin e Rinasit.

Etiketa: Franc ÇopjaHajdar ÇopjakriptovalutePastrimi i paravesekuestro preventiveSPAKTrafiku i droges
I mëparshmi

Lezha në prag të zgjedhjeve: Asfalt për vota apo investime për qytetarët?

Tjetri

Fundi i progresit?

Tjetri
Fundi i progresit?

Fundi i progresit?

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.