AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Fundi i progresit?

Megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr prej kohësh botën në avancimin e shkencës dhe teknologjisë, është e vështirë të shihet se si kjo mund të vazhdojë nën presidentin Donald Trump dhe oligarkinë në rritje të vendit. Refuzimi i vlerave të Iluminizmit nga ana e Amerikës do të ketë pasoja të tmerrshme.

Joseph E. StiglitzngaJoseph E. Stiglitz
1 year më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan Donald Trump. Foto ilustruese: Pixabay.

Tridhjetë e pesë vjet më parë, bota përjetoi një ndryshim epokal me rënien e komunizmit evropian. Francis Fukuyama e quajti këtë moment “fundin e historisë”, duke parashikuar se të gjitha shoqëritë do të përfundonin duke u konvergjuar drejt demokracisë liberale dhe ekonomive të tregut. Sot, është pothuajse një klishe të vëresh se sa i gabuar ishte ai parashikim. Me rikthimin e Donald Trump dhe lëvizjes së tij MAGA, ndoshta epokën e tanishme duhet ta quajmë “fundin e progresit”.

Shumica prej nesh e marrin progresin si të mirëqenë. Por duhet të kujtojmë se standardet e jetesës 250 vjet më parë nuk ishin shumë të ndryshme nga ato 2,500 vjet më parë. Vetëm pas Iluminizmit dhe Revolucionit Industrial arritëm përmirësimet e jashtëzakonshme në jetëgjatësi, shëndet dhe standarde jetese që e kanë karakterizuar modernitetin.

Mendimtarët e Iluminizmit e kuptuan se eksperimentimi shkencor dhe provat praktike mund t’i ndihmonin njerëzit të kuptonin natyrën dhe të krijonin teknologji të reja, transformuese; dhe se shkencat sociale mund të mundësonin koordinim më të ngushtë për të përmirësuar kushtet për të gjithë anëtarët e shoqërisë. Përpjekje të tilla kërkonin që sundimi i ligjit të zëvendësonte absolutizmin, respekti për të vërtetën të mbizotëronte mbi obskurantizmin dhe ngritjen e ekspertizës në çështjet njerëzore. Ndër tiparet më shqetësuese të revolucionit MAGA është mohimi i hapur i këtyre vlerave.

A mund të vazhdojë progresi? Ashtu si sovjetikët arritën të lëshonin Sputnikun, ne ndoshta mund të shohim Trump-in dhe ndjekësit e tij të mbikëqyrin arritje të rëndësishme teknologjike në hapësirë dhe inteligjencën artificiale. Por a mund të presim me të vërtetë që oligarkia e re e Amerikës të mbikëqyrë përparime të qëndrueshme dhe të shpërndara gjerësisht? Ata që janë në pushtet tani udhëhiqen tërësisht nga kërkimi i pasurisë, pa asnjë hezitim për ta akumuluar atë përmes shfrytëzimit. Ata tashmë e kanë demonstruar zgjuarsinë e tyre në përdorimin e fuqisë së tregut dhe shfrytëzimin e platformave të medias dhe teknologjisë për të avancuar interesat e tyre private përmes manipulimit dhe dezinformimit të përhapur.

Ajo që e dallon korrupsionin e sotëm të stilit amerikan nga format e kaluara është shkalla dhe pafytyrësia e tij. Ideja për të futur kartëmonedha 100 dollarësh në zarfe letre ngjyrë kafe tingëllon e çuditshme në krahasim me atë që kemi tani. Oligarkët amerikanë mund të “kontribuojnë” haptazi me qindra miliona dollarë në fushatën zgjedhore të një politikani në këmbim të favoreve. Huaja pa kushte prej 465 milionë dollarësh që Tesla mori nga administrata e presidentit Barack Obama 15 vjet më parë do të duket si e pavlerë në krahasim me atë që po afron.

Progresi kërkon investime në shkencën bazë dhe një fuqi punëtore të arsimuar. Megjithatë, gjatë mandatit të tij të parë, Trump propozoi shkurtime kaq masive në fondet për kërkime, saqë edhe kolegët e tij republikanë nuk e pranuan këtë gjë. A do të tregojnë ata të njëjtën gatishmëri për ta kundërshtuar atë edhe këtë herë?

Gjithsesi, a është ende i mundur progresi kur institucionet përgjegjëse për avancimin dhe transmetimin e njohurive janë nën sulm të vazhdueshëm? Lëvizja MAGA nuk do të donte asgjë më shumë sesa të shkatërronte institucionet “elitare” ku ndodhin kaq shumë kërkime avangarde.

Asnjë vend nuk mund të përparojë vërtet nëse një pjesë e madhe e popullsisë vuajnë nga mangësitë në arsim, shëndetësi dhe ushqime me vlera ushqyese. Në Amerikë, rreth 16% e fëmijëve rriten në varfëri, performanca e përgjithshme në vlerësimet arsimore ndërkombëtare është mediokre, kequshqyerja dhe mungesa e strehimit janë bërë të përhapura dhe jetëgjatësia është më e ulëta nga çdo ekonomi e madhe e përparuar. Zgjidhja e vetme është shpenzimi publik në masë më të madhe dhe në mënyrë më të mirë. Megjithatë, Trump dhe ekipi i tij i oligarkëve janë të vendosur ta ulin buxhetin sa më shumë që të munden. Një veprim i tillë do t’i linte Shtetet e Bashkuara edhe më të varura nga fuqia punëtore e huaj. Por emigrantët, madje edhe ata që janë shumë të kualifikuar, janë anatemë për ndjekësit e MAGA-s së Trump.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr prej kohësh botën në avancimin e shkencës dhe teknologjisë, është e vështirë të shihet se si mund të vazhdojë kjo nën drejtimin e Trump. Unë shoh tre skenarë të mundshëm. Në të parin, SHBA-ja më në fund pajtohet me problemet e saj të rrënjosura thellë, refuzon lëvizjen MAGA dhe riafirmon përkushtimin e saj ndaj vlerave të Iluminizmit. Në të dytin, SHBA-ja dhe Kina vazhdojnë rrugën drejt kapitalizmit oligarkik dhe kapitalizmit shtetëror autoritar, respektivisht, me pjesën tjetër të botës që mbetet pas. I fundit, SHBA-ja dhe Kina vazhdojnë rrugën e tyre, por Evropa merr flamurin e kapitalizmit progresiv dhe socialdemokracisë.

Fatkeqësisht, skenari i dytë ka shumë të ngjarë, që do të thotë se ne duhet të marrim parasysh se për sa kohë mangësitë në rritje të Amerikës do të mbeten të menaxhueshme. Kina ka avantazhe masive në zhvillimin e teknologjisë dhe AI, për shkak të tregut të saj të madh, ofertës së madhe të inxhinierëve dhe angazhimit për planifikimin afatgjatë dhe mbikëqyrjen gjithëpërfshirëse. Për më tepër, diplomacia e Kinës përballë 60% të vendeve jashtë Perëndimit ka qenë shumë më e suksesshme se ajo e Amerikës. Por, sigurisht, as Kina dhe as Amerika e Donad Trump nuk janë të përkushtuara ndaj vlerave që kanë nxitur progresin që nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë.

Tragjikisht, njerëzimi tashmë po përballet me sfida ekzistenciale. Përparimet në teknologji na kanë dhënë mjetet për të shkatërruar veten dhe mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë është përmes ligjit ndërkombëtar. Përveç kërcënimeve që vijnë nga ndryshimet klimatike dhe pandemitë, tani duhet të shqetësohemi edhe për një AI të parregulluar.

Disa do të kundërshtojnë duke thënë se ndërsa mund të ketë një pauzë në progres, investimet e kaluara në shkencën bazë do të vazhdojnë të sjellin rendimente të vlefshme. Përveç kësaj, mund të shtojnë optimistët, çdo diktaturë në fund përfundon dhe historia vazhdon. Një shekull më parë, fashizmi përfshiu botën. Por kjo çoi në një valë demokratizimi, me dekolonizimin dhe lëvizjet për të drejtat civile që kundërshtonin diskriminimin racor, etnik dhe gjinor.

Problemi është se ato lëvizje të suksesshme mbërritën vetëm deri në një farë pike dhe koha nuk është në anën tonë. Ndryshimet klimatike nuk do të presin që ne të luajmë vendit. A do të gëzojnë amerikanët progres të vazhdueshëm në formën e prosperitetit të përbashkët, bazuar në arsim, shëndet, siguri, komunitet dhe një mjedis të pastër? Dyshoj shumë. Dhe a do të ketë fundi i progresit në Amerikë efekte të dëmshme globalisht? Kjo pothuajse me siguri po.

Është ende shumë herët për të ditur se cilat do të jenë pasojat e plota të presidencës së dytë të Trump. Historia vërtet vazhdon përpara, por ajo mund të lërë pas progresin.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  The End of Progress?

Etiketa: Donald TrumpSHBA
Tjetri
Nisma e Naços për ‘burgje të hapura’ i hap rrugën lirimeve ‘me kontrata pune’

Nisma e Naços për ‘burgje të hapura’ i hap rrugën lirimeve ‘me kontrata pune’

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.