AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nisma e Naços për ‘burgje të hapura’ i hap rrugën lirimeve ‘me kontrata pune’

Një nismë ligjore e deputetit socialist, Nasip Naço, që parashikon kalimin e të burgosurve nga burgjet e sigurisë së lartë në ‘burgje të hapura’ pa vendim gjykate si dhe lehtëson hapësirat për lirime të parakohshme nga qelia po ngjall kritika.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
14:41 | 22/01/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Pixabay.

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashikon lehtësimin e procedurave për ndryshimin e regjimeve për të dënuarit si dhe i hap rrugën lirimit të të burgosurve që u kanë mbetur edhe 2.6 vjet burg për të vuajtur përmes sigurimit të një kontrate pune.

Sipas propozimit, një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri dhe ka kryer se 2/3 e dënimit, mund të kalojë në një institucion të sigurisë së zakonshme pa qenë nevoja që të shkojë në gjykatë, por vetëm me kërkesë të drejtorit të burgut.

Gjithashtu, drafti parashikon që të dënuarve që u ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur mund ta kryejnë dënimin jashtë qelive, me mbikëqyrje të perimetrit minimal të sigurisë, me kushtin që të sigurojnë një kontratë të rregullt pune.

Ndryshimet në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”,  janë nxitur, sipas Naços nga problematikat e zbatimit të ligjit në fuqi dhe ofrojnë sipas tij zgjidhje për rehabilitimin social, vetëqeverisjen dhe kosto më të ulëta për burgjet.

“Aktualisht në institucionet e sigurisë së lartë vuajnë dënimin afërsisht 500 të dënuar, ndërsa në institucionet e sigurisë së zakonshme afërsisht 1200 të dënuar.  Aktualisht kemi 0 të dënuar që vuajnë dënimin në institucionin e sigurisë së ulët dhe 0 të transferuar në institucion të hapur,” tha Naço për BIRN.

Për shmangien e gjykatës nga vendimmarrja, Naço thotë se futja e gjykatës në këtë proces “ka sjellë zvarritje në gjykim dhe në dhënie vendimi, pasi nuk është bërë përcaktimi se kur kalohet nga burgu i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme”.

Nga ana tjetër, Naço thekson se nisma ka synim kryesor uljen e kostove në buxhetin e shtetit, i cili sipas tij është dyfishuar në 4 vitet e fundit,  dhe se propozimet janë bazuar mbi një studim të kryer nga Instituti Parlamentar mbi regjimin e burgjeve në vendet e BE-së dhe rajon.

Nismëtari nuk veçon ndonjë sfidë apo risk në zbatimin e kësaj nisme, por Komiteti Shqiptar i Helsinkit – një organizatë e të drejtave të njeriut që mbikëqyr sistemin e burgjeve, ngre disa shqetësime në një ‘vlerësim paraprak’ se lehtësirat ligjore mund të keqpërdoren për lirimin e të dënuarve për krim të organizuar.

Po ashtu, KSHH sugjeron që të mos ndryshohet autoriteti vendimmarrës, duke pasur parasysh praktikat korruptive që pretendohen nga të dënuarit dhe të hetuara deri më sot.

“Në kushtet dhe problematikat që kanë shoqëruar sistemin penitenciar në vendin tonë sikurse kanë qenë edhe rastet apo praktikat korruptive dhe favorizuese, ndryshimi i autoritetit që bën kalimin e të dënuarve nga një burg i sigurisë së lartë në atë të sigurisë së zakonshme mendoj që nuk është i drejtë,” tha Erida Skëndaj, kryetare KSHH-së.

“Jo detyrimisht një i dënuar në sigurinë e lartë që ka kryer jo më pak se 2/3 e dënimit shfaq më pak rrezikshmëri, ndaj gjykata që është organi që e ka këtë kompetencë sipas ligjit në fuqi ofron më shumë garanci në drejtim të pavarësisë dhe paanshmërisë së procesit,” shtoi ajo.

Sipas Skëndajt, procedura e kalimit nga burgjet e sigurisë së lartë në ato me siguri të ulët u hap rrugë kësaj kategorie të burgosurish që të kalojnë në sistemin e burgjeve të hapura. “Kriteret për dënimin e pakryer barazohen si në kalimin e parë edhe në atë të dytë, gjë që nuk është proporcionale,” thekson ajo.

Edhe rritja e kriterit të kohës së mbetur të dënimit për ata që përfitojnë nga ‘burgu i hapur’ nga 6 muaj që e ka ligji aktual në 2 vjet e 6 muaj shihet si problematike nga KSHH.

“Me ndryshimet ligjore që propozohen lehtësohet kalimi nga siguria e lartë deri në burgjet e hapura, i hapet rrugë punësimit të të dënuarve tyre jashtë institutcionit, ndërkohë që ekziston rreziku që ata të kryejë veprimtari kriminale të rrezikshme, sidomos nëse kemi në konsideratë të dënuarit për forma të ndryshme të krimit të organizuar,” tha Skëndaj, duke shtuar se në këtë rast më sa paku duhet të përfshihet si ‘filtër verifikimi’ Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Brenda Kuvendit, nisma nuk është përballur deri më tani me kritika.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, i cili është nënkryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë që drejtohet nga Naço, i tha BIRN se e vlerësonte nismën pavarësisht risqeve që mund të përmbajë.

“Më duket nismë e mirë”- tha ai në një bisedë telefonike, duke shtuar se “nuk mohoj që mund të ketë problematika, por në përgjithësi e mbështes”.

 

Etiketa: Erida SkëndajFerdinand XhaferriKomiteti Shqiptar i HelsinkitKuvendi i ShqiperiseNasip NaçoProjektligjiTrajtimi i te burgosurve
I mëparshmi

Fundi i progresit?

Tjetri

Partitë duhet të hedhin në garë 186 kandidatë për 140 karrige

Tjetri
Pjesëmarrja bie në 35%, ndërsa palët i bëjnë thirrje mbështetësve të votojnë

Partitë duhet të hedhin në garë 186 kandidatë për 140 karrige

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.