AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Turizmi zhgënjen pritshmërinë e qeverisë për 14 milionë vizitorë

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të premten tregojnë se numri i udhëtarëve të huaj që hyjë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar arriti në 11.7 milionë vetë, goxha më poshtë se sa pretendimi i qeverisë për 14 milionë. Numri i udhëtimeve drejt Shqipërisë gjithsesi pësoi një rritje tjetër të konsiderueshme në masën 15%.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 year më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Turizmi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pajisje per te kontrolluar pasaportat ne katin e dyte te Aeroportit “Nene Tereza” ne Rinas | Foto: LSA

Numri i udhëtarëve që kaluan kufirin shqiptar duke përdorur pasaportën e një shteti tjetër arriti në gati 11.7 milionë vetë gjatë vitit 2024, me një rritje në masën 15% përkundrejt vitit 2023 por gjithsesi mbi 2.3 milionë më pak se sa shpresa e deklaruar më herët e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për “14 milionë turistë”.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të premten sugjerojnë se viti 2024 nisi me rritje të konsiderueshme prej 30 apo 50% në krahasim me vitin e mëparshëm por ritmi i rritjes u ngadalësua nga muaji korrik e më pas.

Shqipëria përjetoi një bum të pazakontë në numrin e udhëtimeve në periudhën menjëherë pas pandemisë së vitit 2020. Numri i udhëtarëve ishte 6.4 milionë më 2019, pra para pandemisë dhe u rrit në 7.5 milionë në vitin 2022 dhe 10.2 milionë në vitin 2023.

Numri i udhëtarëve me gjasa është rritur kryesisht për shkak të çmimeve të ulëta të fluturimeve ajrore të ofruara nga kompanitë me kosto të ulët gjatë viteve të fundit për herë të parë në histori. Një faktor tjetër duket se ka të bëjë me sjelljen konsumatore të periudhës së pas pandemisë, kur një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve të botës zgjodhën të shpenzojnë për udhëtime në vend që të kursejnë apo të shpenzojnë për gjëra të tjera dhe ku vendet me kosto të ulët patën rritje më të madhe të turistëve me kosto të ulët.

Mbi 95% e udhëtarëve drejt Shqipërisë janë nga Evropa ndërsa 72% janë nga grupi i vendeve të etiketuara si “Evropa jugore”, ku përfshihen vendet e rajonit. Pothuajse 4 nga çdo dhjetë vizitorë “të huaj” janë nga Kosova dhe 7.6% janë nga Maqedonia e Veriut.

Jo të gjithë udhëtarët janë turistë në kuptimin konvencional të fjalës dhe jo të gjithë ata që vijnë me pasaportë të huaj janë “të huaj”. Rreth 1.25 milionë prej udhëtarëve të huaj kanë ardhur nga Italia. Një pjesë e tyre padyshim që janë italianë por mes tyre ka shumë që janë shqiptarë me pasaportë italiane. Po kështu, 733 mijë vetë vijnë nga Greqia e 760 mijë vijnë nga Mali i Zi. Ka gjasa që një pjesë e udhëtarëve nga Kosova dhe nga Mali i Zi kanë hyrë në Shqipëri tranzit për të fluturuar nga Rinasi në vende të tjera.

Disa vende nga ku udhëtarët janë me të vërtetë turistë, si Çekia, Serbia, Rumania e Polonia, vende me gjendje ekonomike jo aq të mirë sa Evropa Perëndimore, udhëtarët e të cilës kërkojnë opsione më ekonomike, shënuan rritje të konsiderueshme gjatë vitit të kaluar duke treguar potencialin në rritje të sektorit të turizmit në segmentin e turizmit ekonomik.

Numri i udhëtarëve nga Polonia u rrit me 35% në 315 mijë vetë ndërsa udhëtarët nga Çekia u rritën me 58% duke arritur në 111 mijë vetë. Udhëtarët nga Rumania ishin 92 mijë vetë, me rritje 37% .

Rritja më e ngadaltë ishte në fakt nga vizitorët nga Kosova. Kosovarët vizituan Shqipërinë 4.4 milionë herë gjatë vitit të kaluar, me një rritje prej 0.7% në krahasim me vitin e mëparshëm. Kjo shifër është sakaq 3.8 herë popullsia rezidente në Kosovë, gjë që sugjeron se do të jetë vështirë që të rritet edhe më tej. Vitin e kaluar kosovarët patën gjithashtu për herë të parë mundësinë që të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, gjë që supozohet ka shtyrë një pjesë të vizitorëve tradicionalë të bregdetit shqiptar të eksplorojnë vende të tjera si Greqia.

Turizmi është bërë kalë beteje e qeverisë, e cila sugjeron se rritja e numrit të udhëtarëve përbën tregues të rritjes së përgjithshme ekonomike të vendit. Statistikat e strukturës së ekonomisë shqiptare sugjerojnë një realitet jo kaq optimist. Sipas të dhënave të vitit 2023, të dhënat e fundit të disponueshme, shërbimet e restoranteve dhe të hotelerisë zunë vetëm 3.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ritmi i rritjes së këtij viti ka gjasa të jetë gjithashtu i përmbajtur nëse shohim se parashikimi për rritjen ekonomike në kontinentin Evropian sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar është vetëm 1%.

Rritja e turizmit në Shqipëri gjatë vitit 2023 dhe në gjysmën e parë të vitit 2024 shkaktoi një rritje të paarsyeshme të çmimeve të shërbimeve si dhe shumë ankesa nga konsumatorët. Në gusht, duke iu përgjigjur rënies së ritmeve të rritjes, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi po përballej me një komplot kundër turizmit dhe se ankesat konsumatore për çmimet e larta ishin “fushatë dizinformimi”. Ai nuk ofroi prova për këtë pretendim. Të njëjtin pretendim ngriti edhe Erjon Braçe, deputet socialist i cili aktualisht drejton një komision parlamentar që ka për detyrë të luftojë ndërhyrjet e huaja dhe dizinformimin. As Braçe nuk ofroi prova konkrete për çfarë tha.

Çmimet e larta në bregdetin shqiptar por edhe çmimet e ulëta të fluturimeve ajrore duket se shtynë edhe shumë shqiptarë që të kërkojnë opsione pushimi apo udhëtimi jashtë. Vitin e kaluar u numëruan 7.9 milionë udhëtime të shqiptarëve jashtë vendit, me një rritje 15.2%.

Statistikat mbi udhëtimet japin numrin e kalimit të udhëtimit por jo numrin e udhëtarëve. Nëse një qytetar kalon kufirin, fjala vjen, dhjetë herë, ai numërohet si dhjetë udhëtarë.

Etiketa: Edi RamaEkonomiaErion BraçeTurizmi
Tjetri
Në Shkodër, administrata është nën trysni për votat e kushërinjve në emigracion

Në Shkodër, administrata është nën trysni për votat e kushërinjve në emigracion

policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.