AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA çel shqyrtimin gjyqësor për prokuroren Elfrida Bregova

Kolegji pranoi kërkesat e SPAK për kryerjen e hetimeve e veprimeve të tjera lidhur me pasurinë dhe figurën e prokurores së Tiranës, Elfrida Bregova, ndërsa kjo e fundit e cilësoi ankimin të pabazuar dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për konfirmimin e saj.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:09 | 27/01/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkive – seancë gjyqësore në KPA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 27 janar me parashtrimet në çështjen për prokuroren e Tiranës, Elfrida Bregova. Ky subjekt rivlerësimi u konfirmua në detyrë më 8 prill 2022 pasi e bindi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurive, si dhe për rrethanat e një transferte bankare në emër të bashkëshortit për pagesën e çmimit të një apartamenti, që subjekti pretendoi se ishte kryer duke falsifikuar nënshkrimin dhe e kishte kallëzuar në prokurori.

Gjetjet për mënyrën e pagesës së çmimit në Tiranë, përbëjnë shkakun e ngritur në ankimin e ish-institucionit të Komisionerëve Publikë lidhur me kriterin e pasurisë. Në ankim vlerësohet i pambështetur në prova përfundimi i Komisionit lidhur me pagesën në shumën 21 mijë e 493 euro të kryer në rrugë bankare për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 97.3 m2 dhe verandë 73.5 m2 në Tiranë, kundrejt çmimit 104 mijë euro. Sipas Komisionit, subjekti ka depozituar dokumente që vërtetojnë se në ditën dhe në momentin kur rezulton të jetë kryer transferta bashkëshorti i saj nuk ndodhej në Tiranë, por në Shkodër, ku ka marrë pjesë në seanca gjyqësore në cilësinë e prokurorit.

Bregova pretendon se pagesat për apartamentin janë kryer cash dhe se ajo e bashkëshorti nuk kanë lidhje me transfertat bankare në fjalë. Ajo ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Elbasanit lidhur me këtë rrethanë, prej nga është konstatuar nëpërmjet një akt ekspertimi se nënshkrimi është i falsifikuar.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani tha të hënën se u qëndronte gjithë shkaqeve të ngritur në ankim, me argumentin se vendimi i Komisionit nuk është i bazuar në një hetim shterues. Sipas tij, ka të dhëna kontradiktore lidhur me pagesën dhe mënyrën e transaksionit për apartamentin. Dumani kërkoi çeljen e hetimit gjyqësor dhe administrimin e informacioneve nga ana e shoqërisë ndërtuese lidhur me pagesat e kryera për apartamentin. Po ashtu, kërkoi që KPA të mundësojë administrimin e akteve të Prokurorisë së Elbasanit lidhur me hetimin e kryer bazuar në kallëzimin e kryer për falsifikim të mandatit bankar.

Prokurorja Bregova këmbënguli se pagesat për çmimin e apartamentit janë kryer në cash, në dy këste, i pari prej 97 mijë euro në momentin e nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes dhe 7 mijë euro kur është hipotekuar banesa. Sipas saj, kur është kryer pagesa në bankë në Tiranë, bashkëshorti ka qenë duke ushtruar detyrën në Prokurorinë e Shkodrës dhe nuk mund të gjendej në të njëjtën kohë në dy vende.

Subjekti pretendoi se ka qenë shoqëria që ka depozituar pjesë-pjesë në bankë vlerën e marrë cash, por se bashkëshorti dhe ajo skanë lidhje me ato pagesa. Ajo shtoi se, lidhur me transfertat bankare ka kryer kallëzim për falsifikim dhe shpërdorim detyre pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe se çështja është dërguar për gjykim.

Bregova deklaroi se kishte depozituar kopje të gjithë fashikujve të hetimit të kryer në funksion të kallëzimit të saj.

Lidhur me figurën, Dumani vërejti se raporti i dërguar nga ish-Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar nuk përfshinte të dhënat e dërguara nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe kërkoi që të riparohet kjo mangësi duke ripërtërirë raportin për figurën.

Prokurorja Bregova tha se është e hapur për çdo lloj verifikimi lidhur me figurën dhe kërkoi që të mos pranohet ankimi e të lihet në fuqi vendimarrja e KPK.

Subjekti u pyet nga vëzhguesi ndërkombëtar lidhur me kontradiktat e konstatuara në kontratat e nënshkruara në të njëjtën kohë për apartamentin. Subjekti pretendoi se bëhej fjalë për dy modalitete që përdoreshin nga gjithë blerësit e që nuk kanë fuqi ligjore, ndërsa në kontratë ishte përcaktuar çmimi real dhe mënyra e pagesës. “Ne kemi respektuar kontratën e sipërmarrjes”, tha ajo.

Ndërkohë, Bregova pranoi konstatimin e Jacobs se shoqëria ndërtuese kishte informuar se pagesat ishin kryer nëpërmjet bankës, por ajo pretendoi se kjo kishte ndodhur për arsye të pakujdesisë së punonjësve të kompanisë, pasi ai që mbante të dhënat e shoqërisë kur ishte kryer transaksioni, kishte dalë në pension.

Në përfundim, Kolgji çeli hetimin dhe administroi provat e dorëzuara nga subjekti. Po ashtu, u vendos që të merreshin informacione nga shoqëria ndërtuese dhe t’i kërkohej Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar të përditësonte raportin e figurës për Bregovën.

 

Etiketa: Elfrida BregovaKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit Tiranë
I mëparshmi

Mazhoranca kthen ndërtuesit e kullave në ‘investitorë strategjikë’ 

Tjetri

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit Arben Dosti

Tjetri
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit Arben Dosti

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit Arben Dosti

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.