AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon dënime minimale për incineratorin ‘fantazmë’ të Tiranës

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e ish-ministrit Lefter Koka dhe katër zyrtarëve të tjerë me 2 vjet e tetë muaj burg për shpërdorim detyre, ndërkohë që shtatë zyrtarë të tjerë rrezikojnë dënime më të ulëta.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:24 | 07/02/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Landfilli i Sharrës. Foto: Besar Likmeta.

Prokuroria e Posaçme, SPAK paraqiti të premten më 7 shkurt kërkimet përfundimtare në çështjen penale në ngarkim të 8 prej 12 pandehurve për aferën e incineratorit të Tiranës, të cilët kanë kërkuar gjykimin e shkurtuar, prej nga përfitojnë uljen e 1/3-ës së dënimit.

Në gusht të vitit të kaluar, SPAK përfundoi hetimet për këtë çështje dhe kërkoi kalimin për gjykim të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe zyrtarëve të tjerë,  Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tolas, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën.

Prokuroria i akuzon zyrtarët se kanë kryer veprime të kundraligjshme me procedurat e lidhjes së kontratës së koncesionit të gushtit 2017, Kontrata u lidh mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k., por incineratori nuk u ndërtua asnjëherë.

SPAK kërkoi deklarimin fajtor të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe dënimin e tij me 4 vjet burg – dënim i cili reduktohet në 2 vjet e 8 muaj në aplikim të gjykimit të shkurtuar. E njëjta masë dënimi u kërkua edhe për Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu. Po ashtu, u kërkua dhe vendosja e dënimit plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vjet.

Për të pandehurit Jetmir Llapaj, Sidita Kopliku dhe Valbona Ballgjini u kërkua dënimi me nga dy vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar, masa përfundimtare e dënimit mbetet 1 vit e 4 muaj heqje lire. Për dy të pandehurat Ballgjini dhe Kopliku, SPAK kërkoi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për 4 vjet. Edhe në këtë rast, u kërkua caktimi i dënimit plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

SPAK i akuzon anëtarët e Komisionit të Dhënies së Koncesionit, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha e Namik Simixhiu se së bashku me Kokën, drejtoren e drejtorisë juridike në Ministrinë e Mjedisit, Alba Thoma dhe përgjegjësin e sektorit të prokurimeve, Bledar Karoli, kanë propozuar dhënien e bonusit për shoqërinë, pa hartuar më parë një raport përmbledhës, si dhe pa sqaruar kostot e projektit. Po ashtu, nuk është përcaktuar se si dhe kur është bërë propozimi për dhënien e këtij bonusi. Në vijim ata kanë përgatitur dhe dërguar në Këshillin e Ministrave projektvendimin për dhënien e bonusit prej 8% të pikëve totale të garës së shoqërisë propozuese.

Sipas prokurorisë, shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese para se të shpallej procedura. Prokuroria thotë se kjo ka ndodhur në sajë të ndihmës së dhënë nga vetë funksionarët e Ministrisë së Mjedisit, që e kanë pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte para dhe gjatë procedurës koncesionare, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

Incineratori i Tiranës është projekti më i madh mes tre projekteve kontroverse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për trajtimin e mbetjeve urbane. Në gusht të vitit 2023, SPAK urdhëroi sekuestrimin e kompanisë së incineratorit të Tiranës duke argumentuar se hetimet paraprake kishin nxjerrë pronarë fundorë të zinxhirit të maskuar në Holandë, biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar dhe për aferat në dy incineratorët e tjerë, të Elbasanit dhe Fierit.

 

Etiketa: Alba ThomaBledar KaroliErjon MuratajEtleva KondiIncineratori i TiranesIntegrated Energy B.V. S.P.VKlodian ZotoLefter KokaMirel MertiriSPAKTaulant Tusha
I mëparshmi

SPAK kërkon gjykimin për herë të dytë të Jorgo Goros

Tjetri

Panele diellore dhe propagandë: Shqetësime për përdorimin e burimeve publike në zgjedhje

Tjetri
Qeveria jep tre autostrada me koncesion

Panele diellore dhe propagandë: Shqetësime për përdorimin e burimeve publike në zgjedhje

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.