AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kosova në zgjedhje: Gara për parlamentin e ri dhe sfidat politike

Zgjedhjet shihen si një test kyç për Kryeministrin aktual Albin Kurti, mandati katërvjeçar i të cilit është shoqëruar me mosmarrëveshje me partnerët perëndimorë të Kosovës.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
1 year më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuti votimi : Foto nga KQZ Kosovë

Më shumë se 2 milionë votues në Kosovë do t’u drejtohen qendrave të votimit të dielën për të zgjedhur një parlament të ri me 120 vende për një mandat tjetër katërvjeçar, në një proces që shihet gjerësisht si një test popullariteti për Kryeministrin aktual Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, teksa ai kërkon një mandat të dytë.

Ndërsa zgjedhjet e së dielës do të përcaktojnë përbërjen e Kuvendit, fokusi kryesor mbetet gara për postin e kryeministrit. Kurti do të përballet me Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Ramush Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, Kosova ka pasur gjashtë qeveri dhe pesë kryeministra të ndryshëm, asnjëri prej të cilëve nuk e përfundoi mandatin e plotë. Megjithatë, fitorja dërrmuese e Vetëvendosjes në vitin 2021 i mundësoi partisë të qeverisë e vetme për një mandat të plotë.

Ato zgjedhje tronditën opozitën, pasi PDK dhe LDK, dikur forcat dominuese në skenën politike, ranë përkatësisht në 17 dhe 12 për qind të votave, krahasuar me më shumë se 50 për qind për Vetëvendosjen.

Megjithëse Kurti kishte shumicën e nevojshme për të qeverisur, mandati i tij është karakterizuar nga përplasje të vazhdueshme me Perëndimin, veçanërisht për përpjekjet e tij për të shtrirë autoritetin e Kosovës në katër komunat me shumicë serbe në veri: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicën e Veriut.

Bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar shpesh veprimet e tij kundër institucioneve të kontrolluara nga Serbia, të cilat kanë vazhduar të operojnë në këto zona. Në qershor të vitit 2023, Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës pas një operacioni të sigurisë për të vendosur kryetarë shqiptarë të komunave në veri, i cili shkaktoi protesta të dhunshme nga serbët, duke plagosur dhjetëra pjesëtarë të trupave paqeruajtëse të NATO-s.

BE-ja kërkoi nga Kosova të tërhiqte policinë nga ndërtesat komunale dhe tha se kryetarët e rinj – të zgjedhur nga një numër i vogël votuesish pas bojkotit serb – duhet të ushtronin detyrën e tyre nga lokacione të tjera. Po ashtu, Brukseli kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrje të plotë të komunitetit serb.

Në ditët e fundit, Richard Grenell, ish-emisari i presidentit amerikan Donald Trump, ka qenë veçanërisht kritik ndaj politikave të Kurtit.

Kur të mërkurën, në një intervistë për një televizion në Istog, Kurti deklaroi se marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë “më të forta se kurrë”, Grenell e ironizoi këtë pohim.

“Fantazi. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të këqija. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata Biden, NATO, BE-ja, ambasada amerikane, Antony Blinken, etj.,” shkroi Grenell në rrjetin social X.

Të dielën do të hapen 903 qendra votimi në Kosovë, me një total prej 1,280 kandidatësh që përfaqësojnë parti politike, koalicione, nisma qytetare dhe një kandidat të pavarur. Një subjekt politik duhet të kalojë pragun prej 5 për qind të votave për të siguruar një vend në Kuvend.

Përveç 1.9 milionë votuesve brenda Kosovës, rreth 50,000 qytetarë do të votojnë në 17 ambasada dhe 15 konsullata të Kosovës jashtë vendit. Mbi 50,000 të tjerë janë regjistruar për të votuar me postë.

“Kjo është hera e parë që po organizojmë votime në ambasada dhe konsullata. U bëj thirrje qytetarëve të regjistruar të respektojnë rregullat në vendet ku do të votojnë. Dua një proces të qetë,” tha të premten Kreshnik Radoniqi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në këto zgjedhje, 100 deputetë do të zgjidhen me votim të drejtpërdrejtë, ndërsa 20 vendet e mbetura në Kuvend janë të rezervuara për komunitetet jo-shqiptare, nga të cilat dhjetë vende i takojnë komunitetit serb.

Tradicionalisht, partia Srpska Lista, e mbështetur nga Beogradi, ka qenë forca dominuese në politikën e serbëve të Kosovës. Që nga nëntori i vitit 2022, deputetët serbë kanë bojkotuar punimet e Kuvendit në shenjë proteste ndaj politikave të Kurtit në veri të vendit.

Etiketa: Albin KurtiBedri HamzaKreshnik RadoniqiLumir AbdixhikunRamush HaradinajRichard Grenell
Tjetri
Toka me qira dhe gosti elektorale: Fushata në Fier dominohet nga akuzat

Toka me qira dhe gosti elektorale: Fushata në Fier dominohet nga akuzat

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.