AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata vendos arrest me burg për Veliajn pavarësisht presioneve

Deklaratat e njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama si dhe protestuesit socialistë para Gjykatës së Posaçme nuk e bindën gjykatën, e cila vendosi mbrëmjen e së mërkurës arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa mori masë sigurie detyrim paraqitjeje, më e lehtë kjo se sa arresti shtëpiak i caktuar më herët.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 year më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit pro Veliajt para SPAK. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) miratoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj ndërkohë që ndryshoi masën e sigurisë për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe konfirmoi masat e sigurisë për gjashtë të akuzuar të tjerë, kryesisht biznesmenë të akuzuar se kanë korruptuar Veliajn.

Gjatë seancës Veliaj u deklarua i pafajshëm dhe akuzoi prokurorin Ols Dado për konflikt interesi. Jashtë gjykatës, mbështetës të Veliajt u panë duke protestuar kundër prokurorisë dhe gjykatës me pankarta që paraqesnin foto të objekteve të ndryshme të ndërtuara në Tiranë gjatë viteve të fundit, si trofe suksesi të Veliajt.

Gjatë njëzet e katër orëve të fundit, prokurorët dhe gjyqtarët e gjykatës speciale u përballën me presione, akuza dhe fyerje, kësaj here nga shumica socialiste, pasi janë përballur më parë me akuza dhe fyerje të ngjashme nga ana e opozitës. Vetë kryeministri Edi Rama foli në mënyrë të përsëritur, sulmoi një gjyqtar duke e cilësuar atë si “kamikatze të Berishës” ndërsa sugjeroi pa ofruar prova se Veliaj po mbahej në burg  “pa gjyq”.

Prokurorët kërkuan masë sigurie arrest me burg për Veliajn pasi vunë në dukje sjellje jobashkëpunuese prej tij dhe kërcënuese ndaj dëshmitarëve dhe hetuesve të BKH-së ndërsa ngritën akuzë ndaj deputetes së Kuvendit  Klotilda Bushka për ndërhyrje në proces dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Bushka mohoi akuzat në një deklararë publike.

Veliaj pritet të përballet me një proces gjyqësor në të cilin akuzohet se ka përfituar para në së paku nëntë raste nga pesë biznesmenë të ndryshëm në shkëmbim të kontratave për punë publike apo të firmave për leje ndërtimi për këto biznese.

Disa nga biznesmenët më të njohur të Tiranës, si Shkëlqim Fusha, i cili ka qenë për shumë vite kontraktori më i madh publik në vend, u vendos nën akuzë se ka korruptuar Veliajn. Po kështu  edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili paralelisht me këtë është nën  akuzë për korrupsion aktiv të ish-kryeministrit  Sali Berisha.

Sipas prokurorisë, Veliaj dhe Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Etiketa: Edi RamaErion Veliaj
Tjetri

Prokuroria kërkon 3 vjet burg për Jorgo Goron

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.