AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Një gjetje e ONM ekspozon bisedat telefonike mes prokurorit Preçi dhe Arben Frrokut

Kolegji i Posaçëm pranoi si provë një gjetje të paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sipas së cilës prokurori Valentin Preçi ka pasur komunikime të hershme telefonike me Arben Frrokun, ndryshe nga ç’kishte pretenduar para vetingut.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:51 | 13/02/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Valentin Preçi pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Gjatë seancës publike të zhvilluar në KPA për çështjen e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi, të enjten më 13 shkurt, palët paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, që kishte të bënte me disa telefonata të kryera mes subjektit të rivlerësimit dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frrokut, biseda të cilat kanë ndodhur para se të udhëtonin për në Mal të Zi së bashku. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani deklaroi se kjo gjetje tregonte se, ndryshe nga sa kishte deklaruar Preçi gjatë gjithë hetimit administrativ, në KPK dhe shqyrtimit në Kolegj, ata kishin pasur komunikime.

Preçi pretendoi më herët se nuk kishte njohje të mëparshme me Arben Frrokun dhe një udhëtim me makinë në qershor të vitit 2012 kishte qenë rastësor.

Dumani vërejti se të dhënat për komunikimet telefonike gjendeshin në dosjen penale në ngarkim të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arben Frroku.  Sipas Dumanit, në prill të vitit 2012, Arben Frroku ka kryer tre thirrje drejt numrit celular të Preçit, ndërsa ky i fundit dy thirrje dhe rezulton që të kenë biseduar.

Drejtuesi i SPAK kërkoi që deklarimet e subjektit se nuk ka pasur njohje me Frrokun të konsiderohen si sjellje që pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke theksuar se këto veprime bien ndesh me etikën e magjistratit. Ai solli në vëmendje se kur deklarimet e rreme bëhen para prokurorit apo gjykatës, atëherë konsiderohen vepër penale.

Dumani paraqiti si shembull rastin kur një prokuror i merr deklarimet një qytetari të thjeshtë dhe i kërkon të thotë vetëm të vërtetën, duke i bërë të ditur se nëse rezulton ndryshe procedohet penalisht. Ai theksoi se kur një prokuror në cilësinë e subjektit të rivlerësimit, që në fillim të hetimit administrativ e deformon të vërtetën, atëherë bie ndesh me etikën që duhet të ketë dhe duhet të vlerësohet në këtë drejtim.

Prokurori Valentin Preçi nuk ishte i pranishëm në seancë, por ai u përfaqësua nga avokatja e zgjedhur prej tij, Romina Zano. Avokatja Zano kërkoi që kjo gjetje të mos konsiderohet, duke theksuar se nuk ishte administruar sipas parashikimeve ligjore të procesit të vetingut të magjistratëve.

Ajo argumentoi se Komisioni dhe Kolegji, janë të vetmet institucione që mbartin të drejtën dhe përgjegjësinë për të kërkuar e marrë prova nga të gjthë institucionet, si edhe të vlerësojnë e marrin vendime. Sipas saj, Komisioneri Publik, mbart të drejtën për të paraqitur ankim dhe se në kuadër të një procesi të rregullt ligjor, është i detyruar që kompetencën e tij t’a mbështesë vetëm në aktet dhe provat e administruara gjatë kryerjes së procesit të rivlerësimit në KPK. Zano deklaroi se në këtë rast, përgatitja e praktikës shkresore mbi të cilën është paraqitur më pas gjetja nuk është konkluzion i veprimeve hetimore të KPK apo hetim gjyqësor i Kolegjit.

Avokatja e cilësoi jo në përputhje me ligjin çdo iniciativë të jashtme për të administruar e më pas paraqitur prova në gjykim.  Në vijim, Zano paraqiti një arsyetim ligjor lidhur me rrethanat kur një subjekt rivlerësimi gjendet në kushtet e kontaktit të papërshtatshëm, duke vërejtur se duhet që personi në fjalë të jetë i proceduar për krim të organizuar, që hetimi ndaj tij të ketë publicitetin e duhur e që subjekti rivlerësimit të ketë dijeni për atë hetim, si dhe që takimi mos të jetë rastësor. Ajo e cilësoi të pabazuar dhe të padrejtë pretendimin e ngritur prej drejtuesit të SPAK ndaj Preçit. Zano paraqiti disa prova për të vërtetuar qëndrimin e parashtruar, që u administruan prej Kolegjit. Ndërkohë, KPA pranoi si provë edhe gjetjen e ONM-së, ndërsa dy denoncime të tjera nga publiku nuk u administruan. Në përfundim, KPA vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe e shtyu seancën për më datë 18 shkurt, në orën 09:00, për t’u dhënë kohë palëve të përgatisin e paraqesin konkluzionet përfundimtare.

 

 

Etiketa: Altin DumaniArben FrrokuKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëRomina ZanoValentin Preçi
I mëparshmi

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Dosti

Tjetri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

Tjetri
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.