AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Dy qëndrimet e KPA për prokuroren Zena Lila

Shumica e Kolegjit i gjeti të drejtë shkaqet e ngritura nga ish-Komisionerja Publike Irena Nino për pasurinë e prokurores së Elbasanit, Zena Lila dhe e shkarkoi atë me konkluzionin se nuk arrin nivel të besueshëm në këtë kriter, ndërsa pakica e çmon të drejtë konfirmimin në detyrë të dhënë nga Komisioni bazuar në parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, megjithëse me arsyetim tjetër.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Analiza, KPA, Veting
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë një vendimi.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në vlerësimin e prokurores së Elbasanit, Zena Lila, ku shumica e gjeti të pabazuar në ligj e në prova konkluzionin e Komisionit lidhur me pasurinë e këtij subjekt rivlerësimi, duke e shkarkuar atë nga detyra. Pakica çmoi se bazuar në parimin e proporcionalitetit, vendimi i Komisionit duhej të lihej në fuqi, megjithëse me tjetër arsyetim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e konfirmoi prokuroren Lila më 10 janar të vitit të kaluar, duke konstatuar se pasuria e familjes së saj përbëhet nga një shtëpi në Tiranë, një makinë dhe depozitë në bono thesari në vlerën 3.8 milionë lekë, e krijuar me punën e pandërprerë nga viti 1992 e në vijim. Rezultati negativ financiar në 2005 për shkak të mosprovimit të të ardhurave nga shitja e një banese dhe pamundësitë financiare në vitet në vijim, që sipas KPK, dukej se kishin ardhur si pasojë e pasaktësive në deklarimeve të gjendjes cash, u vlerësuan në frymën e parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit me konkluzionin se nuk përbënin shkak për penalizim. Po ashtu, Lila mori vlerësim pozitiv për figurën dhe profesionalizmin.

Vendimmarrja e Komisionit për prokuroren Lila u ankimua nga ish-Komisionerja Publike, Irena Nino, e cila theksoi se mbetej e paprovuar ekzistenca e pasurisë së deklaruar si e shitur dhe po ashtu dhe të ardhurat e pretenduara të përfituara prej saj, në vlerën 1.1 milionë lekë, të deklaruara si burim për apartamentin në Tiranë. Sipas Ninos, edhe bilanci negativ për periudhën tjetër ishte më i madh nga sa kishte konstatuar KPK. Ajo kërkoi shkarkimin e Lilës nga detyra, kërkim që u gjet i drejtë prej shumicës së Kolegjit të përbërë nga relatorja Mimoza Tasi dhe anëtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla e Rezarta Schuetz.

Vlerësimet ndryshe

Trupi gjykues i KPA konstaton se Komisionerja Publike ndan të njëjtin qëndrim si Komisioni se nuk ka rrethana që mund të dokumentojnë ekzistencën e shitjes së 200 m2 truall së bashku me sipërfaqe ndërtimore të paregjistruara dhe përfitimin e vlerës 1.1 milionë lekë në vitin 2005 – tw deklaruar si burim pwr njw apartament nw kryeqytet. Deklarimi i depozitës me vlerë 2.3 milionë lekë në 2004, me burim shitjen e shtëpisë konsiderohet i pamjaftueshëm për të argumentuar ekzistencën e këtyre pasurive dhe shumwn 1.1 milionë lekë të pretenduar se është përfituar nga shitja e tyre.

Subjekti ka kundërshtuar analizën e kryer nga Komisioni duke pretenduar, ndër të tjera, rishikimin e llogaritjeve të kryera mbi likuiditetet gjendje në llogaritë bankare të saj dhe të bashkëshortit, rishikimin e shpenzimeve të jetesës për periudhën që nga viti 1992 në përputhje me standardin e vendosur nga Kolegji, si dhe përfshirjen e gjithë vlerës së shitjes së shtëpisë në Gramsh në vitin 2005, përfshirë edhe pjesën informale, në vlerën totale prej 1.6 milionë lekësh. Ajo ka argumentuar se shuma prej 1.1 milionë lekësh është e ardhur nga shitja e truallit dhe ndërtesës informale në 2005-ën, duke nënvizuar se veprimet me blerësin janë kryer në rrugë bankare.

KPA konstaton se Lila i ka deklaruar për herë të parë në deklaratën veting të ardhurat nga shitja e pasurive informale si burim për banesën në Tiranë, ndërsa nga aktet nuk rezulton të ketë paraqitur ndonjë dokumentacion justifikues ligjor mbi posedimin e kësaj pasurie, si dhe për vlerën që pretendon se ka përfituar.

Megjithëse Komisioni dhe ish-Komisionerja kanë ndarë të njëjtin mendim për mospërfshirjen në analizën financiare të vlerës 1.1 milionë lekë në vitin 2005, KPA vëren se ndryshimi qëndron në faktin se për Ninon, e gjithë shuma përbën pamjaftueshmëri financiare, kurse KPK e ka lidhur pamundësinë e subjektit për krijimin e apartamentit në Tiranë, me rezultatin e analizës së vitit 2005, kur është konstatuar pamundësi në shumën 1 milionë lekë.

Komisioni e ka vlerësuar mungesën e burimeve financiare të ligjshme në frymën e parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit, duke mos e penalizuar subjektin me masën disiplinore të shkarkimit. Ndërsa ish-Komisionerja Publike ka çmuar se pamjaftueshmëria në këtë rast dhe ajo e burimeve të ligjshme në krijimin e depozitave të investuara në formën e bonove të thesarit e për mbulimin e shpenzimeve, e ngarkojnë subjektin me përgjegjësi, duke e bërë deklarimin e saj të pasaktë dhe të pamjaftueshëm.

Edhe Kolegji konstaton se subjekti nuk arriti të provojë me dokumentacion justifikues ligjor asnjë gjurmë të sipërfaqes informale të pretenduar në posedim. Në vendim thuhet se kontrata e shitjes së vitit 2005 referon vetëm sipërfaqen e dokumentuar të pronës dhe vlerën prej 500 mijë lekësh, aq sa është përllogaritur në analizën financiare të Komisionit. Në deklaratën e vitit 2003, subjekti ka deklaruar vetëm zotërimin e sipërfaqes së dokumentuar, ndërkohë që nuk përmendet ekzistenca e pjesës informale të pronës. Për rrjedhojë, edhe Kolegji vlerëson se të ardhurat e pretenduara të përfituara nga shitja e kësaj prone me të drejtë nuk janë përfshirë në analizën financiare.

Kryesuesja Ina Rama ka dalë në pakicë, duke çmuar se vendimi i Komisionit duhej lënë në fuqi në zbatim të parimeve të objektivitetit dhe proporcionalitetit, por me arsyetim tjetër.

Rama sjell në vëmendje se subjekti e ka deklaruar në deklaratën veting këtë shumë si burim për apartamentin në Tiranë, deklarim me të cilin është thirrur me përgjegjësi për të identifikuar plotësisht dhe qartësisht burimet e krijimit të pasurive.

Megjithëse e gjen të drejtë konkluzionin se pretendimi i subjektit për përfitimin e vlerës 1.1 milion lek nga shitja e pasurive informale mbetet deklarativ, pakica vlerëson se analiza e situatës meritonte një vlerësim më të kujdesshëm në drejtim të peshës që ka ky përfundim në raport me vlerësimin e kriterit të pasurisë.

Kryesuesja Ina Rama merr në konsideratë deklarimet e qëndrueshme të subjektit për këto të ardhura, gjurmët bankare që provojnë ekzistencën e shumës së pretenduar se ka ardhur nga shitja e pasurive informale, si dhe profilin e Lilës në drejtim të pasurive të krijuara, që sipas pakicës janë modeste.

Rama, ashtu si dhe shumica vlerëson se këto të ardhura, në çdo version nuk mund të konsiderohen si burime të ligjshme përderisa nuk janë paguar detyrimet tatimore. Nga ana tjetër, ajo çmon se duhet parë lidhur me peshën që kjo rrethanë ka në vlerësimin tërësor të kriterit të pasurisë.

Subjekti ka deklaruar një depozitë bankare në bono thesari, në vlerën prej 3 milionë e 860 mijë lekësh. Si burim krijimi të kësaj pasurie, Lila ka deklaruar gjendjen cash nga viti 2007 deri në 2009-ën; si dhe shuma cash pas vitit 2012 deri në 2016-ën. KPK ka konstatuar pamundësi në disa vite, që së bashku me pasaktësinë në deklarimin e cash-it, e ka konsideruar në vlerësim tërësor të të gjithë kontrollit të kriterit të pasurisë.

Sipas Ninos, pamundësia do të rezultonte e ndryshme nga ajo e konstatuar prej Komisionit, që sipas saj nuk është bazuar në jurisprudencën e Kolegjit. Ajo ka rritur shpenzimet e jetesës në shumën prej 397 mijë lekësh, prej nga është shtuar po aq edhe bilanci negativ. Pretendimi i Ninos është gjetur i drejtë nga Kolegji që e ka reflektuar shtesën e pamundësisë.

Trupi gjykues çmon se situata faktike e gjendjes cash gjatë viteve 2010 – 2016, dukshëm nuk është deklaruar saktë nga subjekti, pasi nuk krijon vijueshmëri logjike dhe as harmoni me deklarimin e gjendjes cash në deklaratën veting. Por, nuk kanë rezultuar pasuri të tjera të krijuara apo shpenzime, të cilat mund të krijonin dyshime të arsyeshme se deklarimet e pasakta për cashin mund të ishin të qëllimshme.

Ndërkohë, pretendimet në përgjigjet se subjektit në funksion të rezultateve të hetimit, se ka përdorur gjendjet cash për shtesat në depozitë, nuk janë gjetur bindëse pasi një gjë e tillë nuk është shënuar në deklaratat periodike të kohës kur janë kryer ato transaksione.

“Subjekti i rivlerësimit ka ndryshuar deklarimet gjatë hetimit administrativ, në përgjigje të pyetësorëve dhe në shpjegimet e dhëna pas kalimit të barrës së provës në raport me deklarimet e kryera në deklaratat periodike vjetore të gjendjes cash, duke i konsideruar ato herë si shtesa, deri në vitin 2011 kur ka deklaruar pakësimin dhe më pas i konsideron si gjendje cash”, konstaton KPA dhe këto qëndrime të Lilës i konsideron si përpjekje të saj për të justifikuar mundësinë e krijimit të bonove të thesarit.

Nga kontrolli i analizës financiare përfundimtare në vendimin e Komisionit, Kolegji ka gjetur se është reflektuar pakësim i kursimeve në cash edhe për vitet për të cilat nuk është deklaruar në deklaratat periodike vjetore pakësim i cash-it.

Në përfundim KPA e ka gjetur të drejtë pretendimin e Komisioneres Publike se analiza financiare e subjektit të rivlerësimit duhet kryer duke llogaritur për çdo vit kursimet në cash, në përputhje me deklarimet në deklaratat periodike vjetore.

“…nuk mund të prozhmohet përdorimi nga subjektet i gjendjeve cash si burime për krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve, për sa kohë një gjë e tillë nuk është deklaruar në mënyrë të qartë dhe të plotë nga vetë subjekti i rivlerësimit në deklaratat periodike”, citohet në vendim.

Në përfundim, shumica vlerëson se veç pamundësisë në shumën 1.1 milionë lekë për krijimin e likuiditeteve në vitin 2005, për periudhën 2007-2016 ka rezultuar bilanc negativ në vlerën totale prej 1.6 milionë lekësh. Sipas shumicës së KPA, këto vlera negative nuk mund t’i nënshtrohen parimit të proporcionalitetit dhe për rrjedhojë subjekti nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë e duhet shkarkuar nga detyra.

Rama në pakicë vlerëson se bilanci negativ total rezulton në masën 2 milionë lekë. Sipas saj, shpenzimet për jetesë të subjektit rezultojnë të jenë modeste dhe nuk sugjerojnë për një sjellje abuzive me detyrën. Megjithatë, në vlerësimin tërësor të pasurive dhe shpenzimeve për jetesë, duke e u bazuar në parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, subjekti vlerësohet  se subjekti nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.

 

Etiketa: Albana ShtyllaAnaliza financiareBono thesariIna RamaIrena NinoKolegji i Posaçëm i ApelimiKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitMimoza TasiSokol ÇomoZena Lila
Tjetri
Negociatat me Shqipërinë, BE: Lufta kundër korrupsionit ende e pamjaftueshme

‘Protagonizmi tragjik’ i kryeministrit Rama pas arrestimit të Erion Veliajt

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.