AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Manifestimi në shesh, Rama akuzohet për keqpërdorimin e administratës

Kryeministri Edi Rama thirri administratën e bashkisë së Tiranës në një manifestim në sheshin Skënderbej, por organizimi konsiderohet shkelje e Kodit Zgjedhor, ndërsa opozita akuzon Ramën se po uzurpon postin e kryebashkiakut pas arrestimit të Veliajt.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
16:36 | 20/02/2025
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sheshi “Skënderbej” i përgatitur për manifestimin e thirrur nga Rama. Foto: Vladimir Karaj.

Dhjetra punonjës të Pastrim-Gjelbërimit të Bashkisë së Tiranës dhe makina trasporti të bashkisë u angazhuan për orë të tëra në rreshtimin e rreth 7 mijë karrigeve në një pjesë të Sheshit Skënderbej, ku kryeministri Edi Rama mësohet të ketë thirrur administratën e bashkisë në një manifestim.

Arsyet e organizimit nuk janë bërë të ditura as nga Bashkia e Tiranës dhe as nga Kryeministria, por ky manifestim thirret dhjetë ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me akuzat e korrupsionit e pastrimit të parave.

Ndërkohë, organizata të shoqërisë civile që monitorojnë zgjedhjet dhe sjelljet e partive politike në fushatë akuzuan shumicën se po shkelte Kodin Zgjedhor. Organizata “Qëndresa Qytetare” i bëri po të enjten kërkesë Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit për të ndaluar aktivitetin e Kryeminsitrit me nënpunësit e bashkisë Tiranë.

“Në kushtet kur veprimtaria e cituar më sipër, sipas të dhënave që disponojmë deri më tani ndonëse prezantohet si një veprimtari me karakter publik, që organizohet nga Kryeministri dhe që zhvillohet në periudhën katër mujore të parashikuar nga Kodi Zgjedhor nuk është raportuar në KQZ, de fakto përbën shkelje zgjedhore. Në këto kushte, Qëndresa Qytetare i ka bërë kërkesë zyrtare KQZ-së që të mos lejojë organizimin e këtij takimi që është hapur keqpërdorim i administratës”, thuhet në kërkesë.

Rigels Xhemollari nga Qendresa Qytetare i tha BIRN se në komunikim me KQZ ishte mësuar se aktiviteti ishte prezantuar si aktivitet kulturor, por shton se palët ishin sërish në shkelje pasi edhe në këtë rast duhej të ishte njoftuar KQZ pesë ditë para zhvillimit.

Të pyetur nga BIRN, kryeministria dhe Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi kërkesave për qëndrim dhe as sqaruan objektin e aktivitetit.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti në një reagim në rrjetet sociale e cilësoi aktivitetin një përpjekje të kryeministrit për të uzurpuar pa ligj edhe rolin e kryebashkiakut.

“Kryeministri që ka kapur çdo pushtet , tani vendos të vetëshpallet edhe kryetar bashkie , duke e kthyer shtetin totalisht në pronë private”, shkroi Teliti, duke e cilësuar grumbullimin e Ramës me administratën e bashkisë një “grusht shteti”.

Ndërkohë ish-kryemninistri Sali Berisha e akuzoi Ramën se po bënte antimitig në ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Berisha kërcënoi pjesëmarrësit se po bënin krim elektoral. “Do ju regjistroj emër për emër. Pjesëmarrja në atë miting përbën krim, krim elektoral dhe shtetëror,” shkroi Berisha.

Sheshi “Skënderbej” para manifestimit të thirrur nga Rama.

 

Etiketa: Bashkia e TiranesEdi RamaErion VeliajKodi ZgjedhorSali Berisha
I mëparshmi

Gjyqtari i Fierit Vladimir Cjapi kanoset nga i forti qytetit, Arben Isufaj

Tjetri

SPAK sekuestron një kompleks bujtinash të lidhur me vëllezërit Çopja

Tjetri
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

SPAK sekuestron një kompleks bujtinash të lidhur me vëllezërit Çopja

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.