AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Nga propaganda te dezinformimi: Lufta e Erion Veliajt me drejtësinë nga qelia

Publikimin e një transkriptit me përmbajtje të pavërtetë nga kryebashkiaku shihet si një përpjekje për të sfiduar drejtësinë dhe për të diskredituar figurën e prokurorit, nëpërmjet fakteve të trilluara që amplifikohen nga media proqeveritare. 

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
1 year më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë arrestimit nga oficerët e BKH. Foto: LSA.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që prej 10 shkurtit me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), publikoi të hënën një foto, që sipas tij ishte faksimile e një pjese të debatit midis tij dhe prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, në sallën e gjyqit.

Sipas kryebashkiakut, në debat, përfaqësuesi i akuzës e kishte cilësuar atë si ‘ndyrësirë’, duke pretenduar se prokurori Dado po sillej ndaj tij në stilin e ish-Sigurimit të Shtetit, policisë sekrete gjatë regjimit komunist.

“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit,” shkroi Veliaj, duke iu referuar gjykatësit Erion Bani, ndërsa shtoi: “Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëlmen para tij!”

“Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më,” theksoi kryebashkiaku.

Postimi i Erion Veliajt, njësoj si postimet e tjera të përditshme nën emrin e tij nga qelia, u ripublikua nga një mori mediash online dhe televizionesh pa u verifikuar, ndërsa analistë të majtë dhe mbështetës të kryebashkiakut shprehën indinjatën ndaj sjelljes së supozuar të prokurorit.

Kishte vetëm një problem në këtë stuhi në filxhan çaji. Sipas GJKKO-së dhe SPAK-ut, transkripti i botuar nga Veliaj është i rremë.

“Pjesa e procesverbalit të publikuar nga personi nën hetim, Erion Veliaj, në rrjetin e tij social ‘Facebook’ është e pavërtetë”, deklaroi GJKKO në përgjigje të pyetjeve nga BIRN. Gjykata tha se verifikoi audion dhe nuk gjeti përdorim të fjalës “ndyrësirë”.

SPAK-u po ashtu reagoi duke publikuar edhe faksimile të procesverbalit zyrtar të gjyqit dhe mohoi përdorimin e fyerjes nga prokurori. I pyetur nga BIRN, avokati i Veliajt, Ermir Beta, tha se e kishte të vështirë të ishte i saktë për termat e përdorur në seancë.

Postimi i të hënës nga Erion Veliaj nuk është deklarata e tij e parë nga qelia. Ai është vetëm akti i fundit i një fushate të madhe propagande dhe dezinformimi nga kryebashkiaku kundër prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani, që ka për qëllim të diskreditojë dhe të vërë nën presion SPAK-un.

“Është një manifestim force i pushtetit politik kundrejt drejtësisë që nuk është hera e parë që e shikojmë,” tha shkrimtari Fatos Lubonja, ndërsa shtoi me keqardhje se në të shkuarën, në përballjen mes këtyre dy pushteteve ka fituar politika.

“Uroj që kësaj here të fitojë drejtësia, por që të ndodhë kjo duhet një reagim i fortë i gjithë shoqërisë”, shtoi Lubonja.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës. Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat, ndërkohë që e kanë portretizuar veten si të persekutuar politikisht nga prokurori i SPAK-ut, Ols Dado.

Lubonja analizoi se sulmet e përditshme të Veliajt nga qelia dhe përpjekja për të imponuar gënjeshtrat si të vërteta inkurajohen prej sulmeve të ngjashme të kryeministrit Edi Rama.

“Veliaj, në sulmet e tij nga brenda burgut, me një arrogancë ku gënjeshtra kërkon të imponohet si e vërtetë, inkurajohet nga sulmet me të njëjtin stil të Edi Ramës nga jashtë”, tha ai.

Ndërkohë, Rigels Xhemollari nga organizata Qëndresa Qytetare thotë se kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të diskredituar figurën e prokurorit të çështjes, por që sipas tij ka dështuar dhe që i bën të pabesueshme edhe argumentet e tjera të Veliajt.

“Transformimi i deklaratave dëmton jo vetëm procesin, por edhe besimin e publikut tek çdo argument që ndërtohet nga ky moment e tutje nga z. Veliaj”, tha Xhemollari, ndërsa shtoi se nuk ishte hera e parë që Veliaj kapej duke thënë të pavërteta.

Sipas Xhemollarit kjo nuk ishte një sjellje e re nga kryebashkiaku socialist.

“Jo sjellje, por model i ndërtuar prej tij në politikën shqiptare, mbi shpifjen dhe tjetërsimin,” tha ai. “Nga prishja e teatrit, premtimet për mos ndërtimin dhe betonin, apo edhe fushata me pemë e çmime ndërkombëtare”, shtoi Xhemollari.

Edhe juristi Gentian Serjani tha se Veliaj nuk ishte i besueshëm në deklarimet e tij.

“Besueshmëria e Veliajt ka kohë që ka rënë,” tha Serjani. “I referohem dhe momentit të arrestimit, ndërkohë që media jepte kronikë takimi të tij me fëmijë”, shtoi ai.

Serjani argumentoi se sulmi ndaj drejtësisë duhet të merret seriozisht dhe se duhet të merren masa.

“Linçimi dhe kërcënimi i Veliajt ndaj prokurorit është rast i paprecedent,” tha Serjani, ndërsa shtoi se duhet të merren masa ndaj tij për këtë gjë. “Veliaj, me këtë model që krijoi, i dha mundësi kriminelëve të shantazhojnë dhe të kërcënojnë çdo prokuror të Republikës së Shqipërisë”, përfundoi ai.

 

Etiketa: Ajola XoxaDezinformimiDrejtësiaEdi RamaErion BaniErion VeliajFatos LubonjaGentian SerjaniGJKKOLuftaMediaOls DadoQëndresa QytetareRigels Xhemollari
Tjetri
Fushata në Berat: Presion për vota dhe akuza për keqpërdorimin e administratës

Fushata në Berat: Presion për vota dhe akuza për keqpërdorimin e administratës

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.