AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor, nën akuzë për abuzim me tendera

Prokuroria e Posaçme akuzon administratorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Edmond Tërthorja, dy zv. rektorët si dhe akademikë e punonjës të këtij institucioni se abuzuan në nëntë procedura prokurorimi me vlerë 90 milionë lekë, nëpërmjet veprimeve fiktive dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:19 | 25/02/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Administratori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Edmond Tërthorja, dy zv.rektorët Ilir Kapaj dhe Romina Koto, përgjegjësi i Departamentit të Moduleve Paraklinike, Bejo Bizhga si dhe 20 akademikë dhe punonjës të tjerë janë vendosur nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK për abuzime në nëntë tendera të zhvilluar në vitin 2022 me vlerë totale prej 90 milionë lekësh.

Procedimi penal është regjistruar në tetor të vitit 2022, bazuar në akte të referuara nga Policia e Shtetit, lidhur me veprime të shtrira në një kohë të gjatë procesit të përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike në këtë universitet.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, dy zëvendësrektorët dhe shefi i Departamentit të Moduleve Paraklinike janë gjetur me shkelje që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, AKKSHI, në bashkëpunimin edhe me administratorin Edmond Tërthorja.

Të hetuarit akuzohen se kanë përgatitur të dhëna fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomikë konkurrues dhe fitues në këto procedura prokurimi.  Pas sigurimit të fondeve nga Agjencia Kombëtare e kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, AKKSHI, kanë vijuar sipas SPAK veprimet e kundraligjshme të funksionarëve të universitetit dhe vartësve të tyre, në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit. Paligjshmëritë janë vijuar në komisionet e përllogaritjes së fondit limit, specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e paligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Gjithashtu, SPAK deklaron se në shkelje janë përfshirë edhe anëtarët e njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, të cilët akuzohen se kanë krijuar kushtet dhe favorizuar në shpalljen fitues të kompanive “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k e “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike, termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të universitetit, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Sipas SPAK, në të nëntë procedurat e prokurimit objekt hetimi, tre kompanitë e sipërcituara kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë më parë asnjë studim tregu.

Po ashtu, janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera që i janë vendosur në dispozicion Universitetit Bujqësor Tiranë disa muaj para shpalljes së tenderit – duke u kryer më vonë aktet fiktive për procedurat dhe marrjen e tyre në dorëzim.

Për pesë prej të hetuarve, mes tyre dhe administratorin Tërthorja, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”. Katër prej tyre janë proceduar për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa një për falsifikim të dokumenteve.

Gjykata ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj 10 të hetuarve për shkelje të barazisë në tendera. Për të njëjtën vepër penale janë lënë në detyrim paraqitje gjashtë prej të proceduarve. Po ashtu, është caktuar detyrim paraqitje për dy të hetuar për shpërdorim detyre dhe një për falsifikim të dokumenteve.

Masat e sigurisë janë ekzekutuar të martën më 25 shkurt, ndërkohë që SPAK bënë me dije se po hetohet dhe për persona të tjerë që dyshohet se mund të jenë përfshirë në veprime të kundërligjshme.

Ende pa dalë njoftimi zyrtar i SPAK, kryeministri Edi Rama njoftoi organizimin e një seance dëgjimore me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, duke sulmuar hetimet e prokurorisë dhe njëkohësisht duke mohuar vlefshmërinë e vendimeve të Gjykatës së Posaçme – qëndrim që ekspertët e cilësuan si një ndërhyrje politike të paprecedentë në drejtësi dhe autonominë e universiteteve.

Etiketa: Abuzim me tenderatAKKSHIBejo BizhgaEdmond TerthorjaIlir KapajMasat e sigurisëRomina KotoSPAKUniversiteti Bujqesor i Tiranes
I mëparshmi

‘Keqkuptimi i madh’: Rama mohon ‘gjyqin politik’ por vë në pikëpyetje urdhrat e gjykatës

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Shefkie Demiraj

Tjetri
Gjyqtarja Shefkie Demiraj jep shpjegime për problemet në kriterin e pasurisë

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Shefkie Demiraj

shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.