AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

TOEFL: Pretendime për mashtrim në Maqedoninë e Veriut me certifikatat e anglishtes së zyrtarëve

Janë ngritur pikëpyetje në lidhje me vlefshmërinë e certifikatave të njohjes së gjuhës angleze që kërkohen për zyrtarët publikë në Maqedoninë e Veriut pas akuzave për mashtrim.

Vasko MagleshovngaVasko Magleshov
1 year më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrimi: BIRN.

Para se të emërohej drejtor i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Maqedonisë së Veriut, ANB, në tetor të vitit të kaluar, Bojan Hristovskit iu kërkua të dorëzonte certifikatën që konfirmonte aftësitë e tij në gjuhën angleze.

Ai u bind duke dorëzuar një certifikatë të ashtuquajtur TOEFL-i, provimin për të cilën e kishte dhënë në ambientet e kompanisë bullgare të quajtur “Julia”.

Certifikata ishte e vulosur me vitin 2022. Vetëm se “Julia” kishte qenë joaktive që nga viti 2017, sipas një raporti mediatik që citonte regjistrin bullgar të bizneseve.

Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit, DKSK, hapi një hetim dhe më pas e mbylli atë. Ai ia dorëzoi gjetjet e tij prokurorisë publike.

Tre muaj më vonë, prokurorët janë ende duke hetuar vlefshmërinë e certifikatës TOEFL të Hristovskit, por skandali tashmë ka ngritur pyetje të sikletshme për zyrtarë të tjerë të lartë publikë rreth origjinës së certifikatave të tyre të gjuhës së huaj.

BIRN ka zbuluar një mori mospërputhjesh në rregullat ligjore në lidhje me certifikatat e gjuhës së huaj, rrugët e shkurtra për sigurimin e tyre dhe standardet e dyfishta kur bëhet fjalë për hetimin e rasteve të mashtrimit të dyshuar.

Ndërkohë, qeveria konservatore e VMRO DPMNE e kryeministrit Hristijan Mickoski, e cila emëroi Hristovskin, është duke hartuar ndryshime në ligj që heqin kushtin që kandidatët për poste publike të posedojnë certifikata TOEFL, IELTS ose APTIS që konfirmojnë nivelin e tyre të gjuhës angleze, duke e zëvendësuar atë me kërkesën për “një certifikatë ose një testim të gjuhës angleze të njohur ndërkombëtarisht”.

Në vitin 2023, një kandidate për drejtoreshë shkolle në Shkup dorëzoi një certifikatë TOEFL që deklaronte se e kishte dhënë provimin në dhjetor të vitit 2022. Më vonë u zbulua se ajo ishte e rreme. Foto: BIRN.

Hristovski mohon mashtrimin

Në vitin 2023, një kandidate për postin e drejtoreshës në një shkollë në Shkup dorëzoi certifikatën TOEFL me të cilën deklaronte se e kishte dhënë provimin më 3 dhjetor 2022.

Kandidatja në këtë rast u regjistrua më 6 dhjetor 2022, tre ditë pasi deklaroi se e kishte kaluar testin në një nga kompanitë vendase me të cilat bashkëpunon ETS. Dhe ashtu si shefi i shërbimit inteligjent Hristovski, ajo e kaloi testin me “Julia”-n, kompaninë bullgare që është joaktive që nga viti 2017.

Gruaja u vetëdeklarua fajtore për falsifikim dhe u dënua me burgim me kusht. Ajo u shkarkua nga posti i drejtoreshës së shkollës. Ky ishte rasti i dytë i tillë që përfshinte një drejtor.

Hristovski, një ish-anëtar i VMRO-DPMNE-së në pushtet, këmbëngul se certifikata e tij nga “Julia” nuk është e falsifikuar.

Prokurorët thonë se janë ende në pritje të ndihmës për hetimin e tyre nga Bullgaria fqinje, megjithatë BIRN ka gjetur se një ndihmë e tillë nuk është kërkuar në dy rastet që përfshijnë drejtorë shkollash.

Prokuroria e Shkupit tha se, në lidhje me drejtorët e shkollave, “kishte kontrolluar vlefshmërinë e dokumenteve përmes kanaleve ndërkombëtare të bashkëpunimit policor”.

Një burim i njohur me rastet tha se policia kishte kontaktuar ETS-in, e cila konfirmoi se drejtorët e shkollave nuk ishin në sistemin e tyre.

BIRN pyeti prokurorinë e Shkupit nëse kishte kontaktuar ETS-in në rastin Hristovski, por iu tha vetëm se kishte kërkuar mbështetje nga autoritetet bullgare dhe se ishte ende në pritje.

Masa sigurie

Në faqen zyrtare të ETS-it thuhet se sistemi TOEFL ka disa veçori sigurie në testet e tij të printuara. Këto përfshijnë një bojë speciale të ndjeshme ndaj nxehtësisë që, kur aktivizohet, verifikon vërtetësinë e raportit dhe një shirit argjendi që parandalon skanimin ose fotokopjimin e raportit të rezultatit.

Një kopje e një certifikate gjuhësore nga një zyrtar publik i lëshuar nga studioja bullgare “Julia”. Foto: BIRN.

Përzgjedhja

DKSK refuzoi t’i jepte BIRN-it akses në certifikatën TOEFL të Hristovskit, duke thënë se kjo do të shkelte të drejtën e tij për privatësinë e të dhënave personale dhe potencialisht do të minonte hetimin e prokurorisë.

Në Maqedoninë e Veriut, besimi i publikut në sistemin gjyqësor nuk është i lartë, dhe me të drejtë, thonë kritikët.

Në vitin 2016, një informator u tha prokurorëve se 41 kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë kishin falsifikuar certifikatat e tyre të gjuhës angleze. Në fund të vitit 2023, çështja u pushua pa asnjë akuzë. Prokurorët thanë se nuk kishin marrë përgjigje nga Britania, ku supozohej se ishin certifikuar testet.

Nuk dihet nëse ndonjë nga kandidatët u emërua më pas si gjyqtarë apo prokurorë.

Disa zyrtarë publikë aktualë dhe të mëparshëm bënë vetëm disa pjesë të testit të anglishtes, i cili përbëhet nga katër kategori: dëgjim, lexim, e folur dhe e shkruar.

Drejtori i Doganës, Boban Nikolovski, për shembull, kreu testim vetëm në kategorinë e dëgjimit dhe leximit të testit kur iu nënshtrua provimit APTIS në prill 2023 në Qendrën e Gjuhëve të Huaja në Shkup, e vetmja qendër e certifikuar nga APTIS në Maqedoninë e Veriut.

“Ku thotë që duhet t’i kem marrë të gjitha kategoritë e testimit?, u përgjigj Nikolovski u kur u kontaktua me telefon.

Dispozita ligjore në Maqedoninë e Veriut nuk specifikon se provimi konsiderohet i kaluar vetëm nëse kandidati i plotëson të katër kategoritë. Por mësuesit e anglishtes të konsultuar nga BIRN thanë se një notë mesatare e vetme është e mundur vetëm kur kalohen të katra këto kategori.

“Në këtë mënyrë vlerësohen njohuritë e përgjithshme të gjuhës”, tha një mësues, i cili kërkoi të mos i përmendej emri.

Qendra e Gjuhëve të Huaja në Shkup i tha BIRN se nuk mund t’i detyrojë kandidatët të marrin pjesë në të katër kategoritë e provimit. Ajo tha se, që nga tetori 2023, certifikatat përfshijnë një barkod që konfirmon vlefshmërinë e tyre.

Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit refuzoi t’i jepte BIRN akses në certifikatën TOEFL të shefit të inteligjencës Bojan Hristovski. Foto: BIRN

Asnjë sistem verifikimi

Në një vendim të vitit 2021 në lidhje me një pretendim për një certifikatë të falsifikuar të gjuhës së huaj, DKSK-ja tha se “nuk është krijuar një sistem i qartë për kontrollin, mbikëqyrjen dhe verifikimin e origjinalitetit të certifikatave të zotërimit të gjuhës së huaj të marra jashtë vendit”.

Etiketa: Bojan Hristovskicertifikatë gjuheHristjan MickoskiJuliaMaqedoni e VeriutTOEFL
Tjetri
Pasojat ekonomike të paqes ukrainase të Donald Trump

Pasojat ekonomike të paqes ukrainase të Donald Trump

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.