AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-kryetari i Bashkisë Pogradec shpallet fajtor për shpërdorim detyre

Gjykata i gjeti fajtorë ish-kryetarin e Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri dhe dy vartësit e tij për lejimin në kundërshtim me ligjin të kryerjes së punimeve në një pallat të kompanisë së themeluar nga vetë Kapri, por dënimet miminale u pezulluan dhe u vendosën në shërbim prove.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:28 | 27/02/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë Pogradec, Eduard Kapri gjatë çeljes së sezonit turistik. Foto:Bashkia Pogradec

Gjykata e Posaçme vendosi të enjten më 27 shkurt deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri dhe dy vartësve të tij, të akuzuar se lejuan kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin në një pallat 14-katësh të kompanisë së themeluar nga vetë Kapri, që administrohet nga vëllai i tij.

Gjykata vendosi ta dënojë Kaprin për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim me 1 vit e 6 muaj burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 1 vit burg. Gjykata vendosi gjithashtu të urdhërojë pezullimin e vendimit me burgim dhe e ka vendosur Kaprin në provë për një afat prej 2 vitesh.

Fajtorë për shpërdorim detyre u deklaruan edhe juristi i Bashkisë Pogradec, Besjan Meço dhe specialistja e Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në këtë njësi vendore, Besmira Niko, të cilët u dënuan me nga 8 muaj burgim. Edhe për këta të pandehur, gjykata vendosi ta pezullojë dënimin dhe i la në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj.

Ndaj tre të pandehurve u vendos edhe dënimi plotësues që i ndalon të ushtrojnë funksione publike për 5 vjet.

Hetimi ndaj Kaprit filloi bazuar në aktet e dërguara për kompetencë në SPAK nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë Korçë. Sipas SPAK, është dokumentuar fakti penal se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Kapri në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me dy të pandehurit e tjerë, kanë lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me dispozitat ligjore, të një pallati 14 katësh, nga shoqëria Gedi sh.p.k.. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 2005 me ortakë vëllezërit Gëzim dhe Eduart Kapri. Pas zgjedhjes si kryetar i bashkisë së Pogradecit në vitin 2015, Kapri u largua nga kompania.

Kompania Gedi sh.p.k ka marrë një leje për ndërtimin e një kompleksi banimi në vitin 2009, kur administrator ishte vetë ish-kryebashkiaku Eduart Kapri. Bashkia Pogradec ia refuzoi Kaprit zgjatjen e afatit të kësaj leje ndërtimi, për shkak se afati për përfundimin e punimeve ishte data 9 dhjetor 2014 dhe kërkesa e subjektit ndërtues ishte depozituar me shkrim jashtë afateve ligjore.

Në mars të vitit 2016, kur konflikti administrativ mes bashkisë dhe shoqërisë së Kaprit ndodhej ende për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ai tashmë në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, lejoi jo vetëm përfundimin e punimeve të pezulluara nga administrata e mëparshme, por edhe ndërtimin e kateve shtesë nga ana e shoqërisë me administrator vëllain e tij, Gëzim Kapri.

 

Etiketa: Bashkia PogradecBesjan MeçoBesmira NikoEduard KapriGjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitShpërdorim detyre
I mëparshmi

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Ilir Metën

Tjetri

Vota nga diaspora, parlamenti zgjat afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit

Tjetri
PS voton e vetme komisionin kontrovers të ‘antikorrupsionit’

Vota nga diaspora, parlamenti zgjat afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.