AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Ilir Metën

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelimit për hetimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në masën e arrestit me burg, ndërsa Kryemadhi në masën e detyrimit për paraqitje.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:59 | 27/02/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke u transferuar nga drejtoria e Policisë së Tiranës drejt qelisë. Foto: Malton Dibra/ LSA.

Gjykata e Lartë vendosi të enjten më 27 shkurt të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Po ashtu, në fuqi mbeti edhe masa “detyrim paraqitje” e caktuar ndaj Monika Kryemadhit.

Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, u arrestua më 21 tetor të vitit të kaluar me kërkesë të Porkurorisë së Posaçme, SPAK. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, për pastrim parash dhe mosdeklarime e fshehje të pasurisë.

Ata i kundërshtuan në Apel masat e sigurimit të caktuara në Shkallën e Parë, duke kërkuar revokimin e masës ose në alternativë hetim në gjendje të lirë. Por, argumentetet e tyre nuk u gjetën bindëse nga Gjykata e Posaçme e Apelit që vendosi më 19 nëntor të lërë në fuqi arrestin në burg për Metën dhe detyrim paraqitje për Kryemadhin.

Edhe Gjykata e Lartë njoftoi të enjten se u la në fuqi vendimi i Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj dy të hetuarve.

Meta dhe Kryemadhi dyshohen nga Prokuroria e Posaçme për vepra penale të korrupsionit në lidhje me çështjen CEZ- DIA, për favorizimin e dy biznesmenëve dhe problemet e dyshuara me pasurinë.

Në mbrojtjen e tij, të publikuar më parë dhe në faqen online të Partisë së Lirisë, Meta ngriti pretendime për secilën çështje për të cilën akuzohet. Për çështjen CEZ-DIA, ai pretendoi se denoncuesit gënjenin për qëllime politike dhe ekonomike. Meta e konsideroi absurd konstatimin e SPAK për veprime të paligjshme për ndërhyrje në një ligj për minierat. Meta hodhi gjithashtu poshtë dyshimet e ngritura për lobimin në Shtetet e Bashkuara apo për marrëdhëniet me një biznesmen, si dhe i cilësoi tendencioze dyshimet për mosdeklarimin e shpenzimeve.

Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe deputetja Monika Kryemadhi, bashkëshorte dhe bashkëpunëtore e Ilir Metës me të cilin ndodhet aktualisht në proces divorci.

 

 

Etiketa: CEZ-DIAGjykata e LarteIlir MetaKorrupsionMonika KryemadhiSPAK
I mëparshmi

EuroNatur: Shqipëria po sakrifikon natyrën për turizmin masiv

Tjetri

Ish-kryetari i Bashkisë Pogradec shpallet fajtor për shpërdorim detyre

Tjetri

Ish-kryetari i Bashkisë Pogradec shpallet fajtor për shpërdorim detyre

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.