AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mbetjet e rrezikshme, mjedisorët ngrenë alarmin për ngecjen e hetimit

Organizatat e mjedisit ngritën shqetësimin se Prokuroria e Durrësit nuk ka ende rezultate për hetimin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme, 12 javë pas rikthimit të tyre në Shqipëri.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:30 | 04/03/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anija “Molivia” e ankoruar në portin e Durrësit. Foto: Eriola Azizolli.

Basel Action Network dhe Milieukontakt Shqipëri e cilësuan të martën shqetësues mungesën e rezultateve të hetimit nga Prokuroria e Durrësit dhe mungesën e një plani të qartë për trajtimin e mbetjeve të dyshuara të rrezikshme, që u rikthyen në portin e Durrësit 12 javë më parë nga Ministria e Mjedisit.

Mbetjet e dyshuara të rrezikshme u eksportuan fillisht nga Shqipëria drejt Tajlandës, por pasi rasti u ekspozua në publik, anija u kthye pas në Portin e Durrësit, ku mbërriti në 28 tetor 2024. Pasi u shkarkuan në Durrës mbetjet u vunë nën sekuestro nga prokuroria, e cila kishte nisur më herët hetim në lidhje me këtë çështje.  Por 12 javë pas këtij procesi, organizatat e mjedisit thonë se ende nuk ka asnjë përgjigje mbi dyshimet e ngritura rreth kësaj ngarkese.

“Nuk jemi të sigurt as nëse mostrat janë marrë dhe analizat kanë filluar,” tha zoti Jim Puckett nga BAN. “Nëse ka filluar, është shqetësuese që mostrat nuk janë marrë publikisht dhe pa ndjekur protokollet e duhura dhe zinxhirin e ruajtjes së provave. Trafikimi i paligjshëm i mbetjeve të rrezikshme është një çështje serioze që kërkon ndëshkim penal sipas konventave që Shqipëria ka nënshkruar. Nuk është e pranueshme që kjo të injorohet dhe të lihet në harresë,” shtoi ai.

BAN dhe Puckett iu ofruan Prokurorisë e Durrësit me informacion dhe dëshmi, përfshi fotografi të marra nga denoncuesi dhe deklaratat e tij origjinale mbi ngarkesën e mbetjeve në portin e Durrësit, si dhe të dhëna të analizave laboratorike që tregonin nivele të larta ndotjeje nga objekti i parashikuar për pranim në Tajlandë. Në deklaratën për shtyp,  bëhet me dije se prokuroria refuzoi ta merrte këtë dëshmi dhe kërkoi që ajo të dorëzohej personalisht.

Organizatat ngritën një sërë pyetjesh mbi procesin hetimor dhe po ashtu mbi planet e Shqipërisë për trajtimin e këtyre mbetjeve.

Të pyetur nga BIRN mbi shqetësimet e ngritura në deklaratë, drejtuesja e prokurorisë së Durrësit Suela Beluli dhe Ministria e Mjedisit nuk u përgjigjën kërkesave për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Në një investigim të mëparshëm BIRN gjeti se rasti i denoncuar nga BAN për eksport të mbetjeve të duyshuara të rrezikshme, është vetë një prej disa eksporteve të kësaj natyre. BIRN gjeti se të paktën 20 mijë ton mbetje të rrezikshme u eksportuan jashtë Shqipërisë që nga viti 2020 për shkak se autoritetet dështuan të ushtronin kontroll.

Etiketa: Basel Action NetworkMbetjet e rrezikshmeMilieukontakt ShqipëriMinistria e MjedisitProkuroria e Rrethit DurrësSuela Beluli
I mëparshmi

Policia përplaset me banorët e Tragjasit për ujësjellësin e resorteve të jugut

Tjetri

SPAK dyshon se biznesmeni Pëllumb Gjoka u përpoq të ‘ndikonte’ vendimin për ‘Sky ECC’

Tjetri
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për shfuqizimin e VKM-së për pallatet pa leje

SPAK dyshon se biznesmeni Pëllumb Gjoka u përpoq të ‘ndikonte’ vendimin për ‘Sky ECC’

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.