AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Investigime

Pa mbështetje dhe nën trysni: Kriza e gazetarisë lokale në Shqipëri

Gazetarët që punojnë në rrethe përballen me sfida të shumta, të cilat rrezikojnë jo vetëm pavarësinë e tyre në raportim, por edhe vetë mbijetesën e profesionit jashtë Tiranës.

Isa MyzyrajngaIsa Myzyraj
08:07 | 04/03/2025
në Artikull kryesor, Investigime
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
kameraman
Operatorë kamerash gjate një takimi të zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme | Foto: LSA

Një ngjarje e rëndë kriminale në rajonin e Dukagjinit e vuri në lëvizje Bepin Kolvatajn, gazetar i televizionit kombëtar “Vizion Plus” në Shkodër. Rruga drejt rajonit të thellë malor është e pashtruar dhe gjarpëron nëpër male, thuajse e pakalueshme pa një makinë të lartë.

“Jemi detyruar të bëhemi bashkë me kolegët e tjerë dhe të marrim makinë me qira për të mbërritur atje,” kujtoi Kolvataj, ndërsa shtoi se ‘vështirësia kryesore ishte shkuarja në vendngjarje.”

Edhe pse gazetaria është një profesion me konkurrencë të fortë, gazetarët lokalë në Shqipëri shpesh nuk e kanë luksin e garës individuale për lajme ekskluzive, pasi mbajnë mbi shpatulla jo vetëm profesionin, por edhe kostot që ai kërkon.

Larg Tiranës, gazetaria kthehet në një profesion të sakrificës, ku mungesa e kontratave, pagat e ulëta dhe presionet nga krimi i organizuar shpesh ndikojnë linjën editoriale. Për të mbijetuar, shumë gazetarë janë të detyruar të mbajnë punë të dyta, një pjesë prej tyre në administratën lokale, duke krijuar kushtet për konflikt interesi.

Elvin Luku, profesor i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, thekson se gazetarët në rrethe ndodhen mes dy zjarreve.

“Në rastin e korrespondentëve, kjo liri nuk është e kushtëzuar vetëm nga linja editoriale e medias ku punon, por edhe nga paga e ulët, e cila shpeshherë varion në raport me kronikat/artikujt që u kërkohet të realizojnë, çka i detyron korrespondentët të punojnë në institucionet publike lokale apo private,” tha Luku.

“Pra, liria e gazetarit të rretheve në këtë moment është inekzistente, pasi korrespondenti është në pozicion “sandëich” mes dy punëdhënësve: nga njëra anë trysnia e medias, interesi apo politikat editoriale të saj dhe, nga ana tjetër, pozicioni i shërbyesit publik,” shtoi ai.

Kushtet e punës

Në Shqipëri operojnë dhjetra media audiovizive, 7 gazeta të përditshme dhe qindra portale informative online. Sipas Rrjetit për Gazetarë të Sigurt, në vitin 2023 në Shqipëri kishte 922 gazetarë, të cilët punonin me një rrogë mesatare prej 72 mijë lekësh në muaj.

Edhe pse korniza ligjore dhe ajo Kushtetuese e garanton lirinë e shprehjes dhe të medias, ndërthurja e interesave ekonomike dhe politike të pronarëve të medias, përqendrimi i lartë i tregut si dhe pasiguria dhe kushtet e këqija të punës i shtyjnë shumë gazetarë drejt vetëcensurës.

Sipas të dhënave të mbledhura nga BIRN nëpërmjet një pyetësori online, 73% e gazetarëve në rrethe i konsiderojnë kushtet e punës së tyre të këqija ose shumë të këqija.

“Të punuarit vetëm pa operator apo shofer në ngjarje me rëndësi të madhe është tepër e sikletshme, pasi duhet të ngas makinën për kilometra, ndërkohë që duhet të bëj telefonata për të mbledhur informacione paraprake dhe të shkruaj tekste paraprake,” tha për BIRN një gazetare nga Saranda,e  cila nuk dëshironte të identifikohej me emër.

Nga 37 gazetarët e anketuar nëpërmjet pyetësorit, 10 raportuan se nuk punonin me një kontratë të rregullt pune me punëmarrësin.

Paga mbetet një nga sfidat më të mëdha për gazetarët lokalë në Shqipëri, të cilët shpesh paguhen ndjeshëm më pak se kolegët e tyre në Tiranë, pavarësisht barrës së rëndë të raportimit që mbajnë mbi supe. Ata janë njëkohësisht reporterë, kameramanë dhe shoferë, duke mbuluar një gamë të gjerë temash - nga kronika e zezë te ekonomia, shpesh me burime të kufizuara dhe pa mbështetje teknike.

Sipas një pyetësori të realizuar nga BIRN, paga mesatare për gazetarët lokalë është rreth 46 mijë lekë të reja në muaj, vetëm 6 mijë lekë më shumë se sa paga minimale. Ndërsa 31% e tyre paguhen nën pragun e pagës minimale prej 40 mijë lekësh.

“Paga ka mbetur ‘thembra e Akilit’ për gazetarët lokalë,” thotë Geri Emiri, drejtues i një media lokale, duke theksuar se kompensimi i ulët, i pandryshuar prej vitesh, ka krijuar vështirësi për ata që duan të ndërtojnë një karrierë në këtë profesion. “Kjo jo vetëm që e bën mbijetesën të vështirë për gazetarët me përvojë, por gjithashtu dekurajon brezin e ri nga hyrja në këtë fushë.”

Edhe Aldo Mustafa, gazetar për Report TV në Durrës, e sheh rritjen e pagave për gazetarët lokalë si një nevojë urgjente.

“Paga e ulët ka bërë që gazetarët me përvojë të humbin interesin për profesionin, ndërsa të rinjtë nuk e shohin më si një mundësi të qëndrueshme,” tha ai. “Me këto kushte, gazetaria lokale po mbetet pa brezin e ardhshëm të reporterëve,” shtoi Mustafa.

Mustafa thekson se zbatimi i Kodit të Punës mbetet një sfidë e madhe për mediat në Shqipëri.

“Gazetarëve nuk u lejohet të marrin pushimet vjetore të plota prej 28 ditësh; në shumicën e rasteve, ata mund të përfitojnë vetëm 14 ditë,” thotë ai. “Edhe pushimi javor shpesh nuk respektohet, pasi shumë media kërkojnë një angazhim të vazhdueshëm, pa marrë parasysh të drejtat ligjore të punonjësve.”

Këto shkelje, sipas Mustafës, janë shembuj të mungesës së mbrojtjes ligjore dhe neglizhencës së institucioneve për të siguruar kushte të drejta pune për gazetarët në rrethe.

Një nga shqetësimet më të mëdha për gazetarët në rrethe është përdorimi i mjeteve personale për mbulimin e lajmeve, pa mbështetje financiare për kostot e amortizimit nga mediat ku punojnë.

"Vetëm karburant marrim," shprehet Bekim Lekica, korrespondent për televizionin kombëtar ‘Top Channel’ në rrethin e Kukësit.

Sipas të dhënave të mbledhura nëpërmjet pyetësorit, vetëm 41% e gazetarëve të anketuar përfitojnë pagesën e shpenzimeve nga mediat ku ata punojnë dhe vetëm 2 gazetarë që e plotësuan pyetësorin deklaruan se përfitojnë pagesa për orët shtesë.

"Duhet të na paguhet shërbimi i makinave, sepse punojmë me makina personale,” tha Albana Aliaj Dema, korrespondente e Syri TV.

Një tjetër problem është mungesa e hapësirave të dedikuara të punës për gazetarët lokalë. Një gazetare nga Elbasani, që donte të mbetej gjithashtu anonime, tha se kushtet dhe mjetet e punës për gazetarët ne rrethe nuk janë në nivelin e duhur.

"Gazetarët në rrethe punojnë në kafene ose nga shtëpia, pasi nuk kanë zyra,” tha ajo, ndërsa shtoi gjithashtu, se “mjetet e punës i kemi blerë vetë."

Presionet nga krimi dhe politika

Një nga sfidat më të mëdha për gazetarët në rrethe mbetet presioni i drejtpërdrejtë nga grupet kriminale dhe pushteti lokal. Shumë prej tyre raportojnë raste të intimidimit dhe kërcënimeve si pasojë të raportimeve të tyre.

Sipas të dhënave të mbledhura nëpërmjet pyetësorit, 51% e gazetarëve në rrethe nuk ndihen të lirë të raportojnë mbi çështje sensitive, një shifër që reflekton klimën e pasigurt për median në nivel vendor.

Presionet ekonomike, politike dhe kriminale shpesh diktojnë mënyrën se si ushtrohet gazetaria, duke kufizuar ndjeshëm hapësirën për raportime të pavarura. Kur bëhet fjalë për faktorët që ndikojnë në lirinë e raportimit, 73% e gazetarëve përmendin një kombinim të politikave editoriale të medias, interesave të pronarëve dhe presionit nga grupet kriminale si pengesat kryesore. Një tjetër 10% raportojnë se censura brenda redaksive dhe politika editoriale kufizojnë punën e tyre, ndërsa 5% e lidhin këtë presion drejtpërdrejt me pushtetin vendor dhe institucionet lokale.

Për disa të tjerë, frika nga paditë mbetet një faktor po aq frenues. Këto të dhëna sugjerojnë se gazetarët lokalë nuk përballen vetëm me censurën nga jashtë, që vjen nga institucionet apo krimi i organizuar, por edhe me kufizime të brendshme nga redaksitë dhe interesat ekonomike të pronarëve të medias.

Përtej presionit editorial, gazetarët raportojnë edhe tentativa për të ndikuar financiarisht mbi raportimet e tyre. Sipas të dhënave, 22% e të anketuarve janë përballur me oferta të tilla dhe thonë se ato vijnë nga individë të përfshirë në çështje sensitive, të cilët kërkojnë të shmangin raportimin kritik në media.

Ky fenomen tregon përhapjen e korrupsionit në mediat lokale dhe përpjekjet e vazhdueshme për të manipuluar informacionin. Për më tepër, 25% e këtyre përpjekjeve për ndikim kanë ardhur nga anëtarë të grupeve kriminale, duke nënvizuar rrezikun me të cilin përballen gazetarët.

Gazetari Aldo Mustafa nga Durrësi vë në dukje një tjetër problem shqetësues: në raste rreziku, gazetarët lokalë shpesh mbeten të pambrojtur nga mediat ku punojnë.

“Në vend të kësaj, gazetarëve thjesht u sugjerohet të bëjnë një denoncim në polici, një procedurë formale që nuk zgjidh asgjë,” tha ai. “Në fakt, është vetë media që duhet të marrë masa për mbrojtjen e tyre, në vend që ta trajtojë sigurinë si një përgjegjësi individuale”, shtoi Mustafa.

Përtej sigurisë fizike, për të përmirësuar kushtet e punës së gazetarëve në rrethe, nevojiten disa masa konkrete, sugjeron Elvin Luku.

“Së pari, duhet të ushtrohet më shumë presion ndaj institucioneve publike, si Inspektorati i Punës, për të kontrolluar operatorët mediatikë lidhur me zbatimin e kontratave të punës dhe praktikat e pagesës me dy bordero, pasi shumë gazetarë deklarohen me paga minimale, pavarësisht se fitojnë më shumë,” tha ai.

Luku thekson që vetë gazetarët duhet të jenë më të vetëdijshëm për të kërkuar kontrata të qarta dhe të sigurohen që ato të respektohen, ndërsa shton se një tjetër aspekt kyç duhet të luajnë dhe shoqatat e gazetarëve si “bilbilfryrës”, duke denoncuar rastet kur Kodi i Punës nuk zbatohet.

“Pa një kulturë të denoncimit dhe një mbështetje të organizuar, shkeljet do të vazhdojnë të jenë normë dhe jo përjashtim,” përfundoi ai.

 

Etiketa: Aldo MustafaBekim LekicaBepin KolvatajElvin LukuGazetaria lokaleGeri EmiriKodi i PunesKrimi i organizuarLiria e MediasMediaPolitikat editorialePushteti vendor
I mëparshmi

Amerika iku – Evropa duhet ta zëvendësojë atë

Tjetri

Britania duhet ta minimizojë marrëdhënien speciale me SHBA-në

Tjetri
Britania duhet ta minimizojë marrëdhënien speciale me SHBA-në

Britania duhet ta minimizojë marrëdhënien speciale me SHBA-në

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.