AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sekuestrohen 92 pasuri që dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës

Me kërkesë të SPAK, u sekuestruan dhjetra pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme të krerëve të organizatës kriminale të trafikut të drogës që operonte në territorin e Sarandës, me ndihmën e funksionarëve të policisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:14 | 06/03/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 6 mars sekuestrimin e 92 pasurive të paluajtshme e të luajtshme të drejtuesve të organizatës kriminale që kishin rekrutuar dhe katër funksionarë të Policisë së Shtetit, të arrestuar të dielën, me akuzën e bashkëpunimit në trafikun e drogës. Pasuritë e sekuestruara u përkasin drejtuesve të organizatës, të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi. Po ashtu, janë sekuestruar dhe pasuri në emër të personave të lidhur me ta.

Konkretisht, janë sekuestruar 49 pasuri të paluajtshme në bregdet me vlera të mëdha, mes të cilave një hotel; një vilë elitare dhe një vilë standart; nëntë njësi; tre garazhe dhe pesë poste parkimi; katër apartamente; gjashtë ngastra tokë-arë; dy sipërfaqe kullotë; një sipërfaqe pemtore e një truall; si dhe nëntë pasuri të tjera të paluajtshme. Po ashtu, janë sekuestruar 39 llogari bankare, tre shoqëri dhe një automjet.

Sipas SPAK, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po vazhdojnë procedurat ligjore për marrjen në dorëzim dhe administrim të pasurive të sekuestruara.

Hetimi i SPAK zbuloi se katër funksionarë të Policisë së Shtetit kishin shfrytëzuar pozicionin e tyre për të ndihmuar drejtuesit e dy grupeve kriminale në zonën e Sarandës e Gjirokastrës, duke u dhënë informacione e këshilla të vazhdueshme për mirëfunksionimin e veprimtarisë kriminale në lidhje me trafikimin e narkotikëve, si dhe u jepinin siguri anëtarëve të tjerë në kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Etiketa: Policia e ShtetitProkuroria e PosaçmeSarandëSekuestrimi i pasurisëSPAKTrafiku i droges
I mëparshmi

Post e vërteta e kryeministrit dhe kryebashkiakut

Tjetri

Qeveria “Rama” njofton sërish se do mbyllë TikTok-un dy muaj para zgjedhjeve

Tjetri
Negociatat me Shqipërinë, BE: Lufta kundër korrupsionit ende e pamjaftueshme

Qeveria “Rama” njofton sërish se do mbyllë TikTok-un dy muaj para zgjedhjeve

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.