AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Argumentet e KPA për lënien në detyrë të prokurorit Saimir Hysa

Kolegji vlerësoi se problemet në një çështje të hetuara prej prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa dhe një bilanc negativ total në masën 781 mijë lekë, bazuar në parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, nuk mund të sillnin pasojë për shkarkim.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Analiza, KPA, Veting
Koha e leximit: 9 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Tiranës, Saimir Hysa pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i vlerësoi të pabazuara një pjesë të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit të prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa dhe në zbatim të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit e la atë në detyrë. Problemet e konkluduara në një çështje dhe bilanci negativ në vlerën totale prej 781 mijë lekësh, u çmuan të pamjaftueshme për të sjellë penalizim.

Hysa u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 10 gusht të vitit 2023. Dy çështje të hetuara prej tij u dërguan për vlerësim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM rekomandoi apelimin e vendimmarrjes së Komisionit, duke sugjeruar që disa prej gjetjeve në kriterin profesional dhe atë të pasurisë, të verifikoheshin nga KPA. Bazuar në këtë rekomandim, Komisioneri Ballhysa ushtroi ankim, duke kërkuar shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi.

Profesionalizmi

Komisioneri Publik pretendoi në një prej shkaqeve të ankimit se subjekti ka përfunduar shqyrtimin e një kallëzimi të dy prindërve për infektimin e foshnjës së tyre me virusin HIV, pa kryer veprime hetimore e duke u shprehur me vendim për mosfillimin e procedimit. Po ashtu, Ballhysa evidentoi se gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit e kanë shfuqizuar vendimin e subjektit, duke urdhëruar regjistrimin e procedimit dhe kryerjen e veprimeve hetimore të nevojshme sipas rregullave procedurale. Moskryerja e këtyre veprimeve hetimore të nevojshme, sipas Komisionerit materializon mangësitë profesionale të subjektit.

Komisioneri vëren se prindërit e të porsalindurit kanë paraqitur aq informacion sa ata e kanë gjetur të mjaftueshëm, duke bashkëlidhur analizat e tyre të gjakut dhe të fëmijës së infektuar me virusin HIV. Sipas tij, aftësia profesionale dhe detyra e prokurorit, ndër të tjera vlerësohet pikërisht në tregues të tillë si, aftësia për të drejtuar logjikisht hetimin, për të mbledhur provat e kërkuara me ligj, apo aftësia për të marrë në pyetje.

Tjetër gjetje e Komisionerit ka qenë dhe fakti se subjekti ka ushtruar ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke pas sjellë vonesa të mëtejshme procedurale në trajtimin e rastit.

Në bisedimet përfundimtare, ish-Komisioneri Publik vlerësoi se mbeteshin të provuara vonesat në hetimin e mëtejshëm. Sipas tij, rrethanat duhen parë edhe në drejtim të standardeve të përcaktuara nga indikatorët, si një tregues i aftësive profesionale dhe organizative, për mënyrën se si subjekti ka përballuar ngarkesën.

Prokurori Hysa i kundështoi pretendimet e ish-Komisionerit si të pabazuara duke argumentuar se nuk ishte e vërtetë se kallëzuesit kanë kërkuar që prokurori të nisë hetimet sa më shpejt për infektimin e fëmijës së tyre me HIV gjatë trajtimit në strukturat spitalore. Sipas tij, në kallëzim kërkohej që prokuroria të hetonte për faktin se kush e dëmtoi djalin pa nisur akoma jetën, pa u përmendur virusi HIV, si dhe se analizat bashkëlidhur kallëzimit kanë qenë të pakuptueshme prej tij për t’u trajtuar si prova.

Subjekti ka pretenduar se më së paku, kallëzuesit duhej të kishin paraqitur faktin penal me ndihmën e një mbrojtësi, ose duke e bërë kallëzimin pa asnjë shpenzim pranë strukturave përkatëse shtetërore. Hysa ka këmbëngulur se në kallëzim, nuk parashtrohet asnjë e dhënë konkrete për të motivuar regjistrimin e një procedimi penal, nuk ka asnjë shpjegim se çfarë dëmtimi ka pësuar fëmija, në çfarë mënyre ka ndodhur dhe çfarë lidhje kanë institucionet e denoncuara me atë që ka ndodhur. Këto rrethana, i ka cilësuar si shkaqe për të cilat ka vendosur mosfillimin e procedimit, me arsyetimin se mungonin provat apo indiciet e nevojshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e veprës penale.

Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se, pavarësisht mungesës së informacionit të plotë për rrethanat e faktit penal të pretenduar në aktin e kallëzimit, ekzistonin mjaftueshëm të dhëna që duheshin vlerësuar nëpërmjet një qasjeje proaktive, konsideruar edhe sensitivitetin e rastit. Sipas Kolegjit, në analizat e gjakut të kallëzuesve që ata ia kanë bashkëlidhur kallëzimit, evidentohet lloji i analizës HIV dhe për rrjedhojë konsiderohen të pabazuara pretendimet e subjektit se nuk mund t’i lexonte ato.

Në vijim Kolegji çmon se pretendimet për moskryerjen e veprimeve hetimore me iniciativë për arsye të ngarkesës së lartë në punë, nuk mund të justifikojnë mangësitë në drejtim të aftësive organizative.

Trupi gjykues gjen të pabazuar edhe prapësimin e subjektit se vendimi i gjykatës që ka prishur vendimmarrjen e tij të mosfillimit të procedimit, është marrë në kundërshtim me praktikën e unifikuar të Kolegjeve të Bashkuara. Në vendim sillet në vëmendje fakti se gjykata ka administruar akte shtesë, të cilat e kanë shtyrë drejt një vendimmarrje të ndryshme nga ajo e prokurorit.

Po ashtu, është gjetur i drejtë dhe pretendimi tjetër i Komisionerit se subjekti duhej të kishte kryer verifikime në kuadër vlerësimit të kallëzimit në fjalë. “…ndonëse në kallëzimin e paraqitur nuk pasqyrohet asnjë e dhënë për ndonjë prej individëve të cilët pretendohej se kishin kryer veprimeve të kundërligjshme që bënin përgjegjës personin juridik pranë të cilit ata ushtronin detyrën, përmendja e disa institucioneve shtetërore që mendohej se kishin trajtuar rastin në drejtime të ndryshme, kërkonte edhe në këtë rast, marrjen e informacionit rreth ngjarjes apo fakteve të ndodhura, për të gjykuar më pas edhe sjelljen e individëve të caktuar që mund të krijonin përgjegjësi për personin juridik brenda të cilit ata ushtronin veprimtarinë”, konstaton KPA dhe vlerëson se këto veprime të munguara të subjektit, përfshihen në mangësitë e konstatuara për kryerjen e veprimtarisë së nevojshme për vlerësimin e kallëzimit.

Ndërkohë, ankimi i kryer nga subjekti kundër vendimarrjes së gjykatës për prishjen e mosfillimit, nuk është gjetur si një sjellje e gabuar procedurale, me argumentin se parashikohet nga ligji dhe mbështetet në interpretimin dhe logjikën e magjistratit. “…vetëm ushtrimi i një të drejte procedurale ndaj vendimit të gjykatës, i pashoqëruar me elemente të tjera që do të provonin keqdashje apo qëllim të ndryshëm nga ushtrimi i funksioneve prej subjektit, nuk mjafton për të gjykuar si të gabuar paraqitjen e ankimit”, arsyeton Kolegji.

Në përfundim KPA vlerëson se qëndron ky shkak ankimi i ngritur nga Komisioneri.

Komisioneri Publik ka ngritur shkak për një tjetër çështje, duke pretenduar se subjekti i rivlerësimit ka treguar mungesë të aftësisë për të kryer me efektivitet procedura hetimore dhe procedura të tjera të sistemit të prokurorisë brenda afateve të përcaktuara. Konkretisht, u konstatua mungesë e aftësisë  për të mbledhur provat e nevojshme, përfshirë dhe mungesën e mbikëqyrjes së dërgimit pa vonesë të akteve të nevojshme të njoftimit.

Subjekti kundërshtoi shkakun e Komisionerit duke shpejtuar se pretendimi për mosmarrjen e njoftimit për vendimin e pushimit është i pavërtetë, pasi e kundërta provohet me akte shkresore. Sipas tij, në dosje gjendet shkresa përcjellëse e nënshkruar nga zëvendës drejtuesi i prokurorisë për njoftimin e kallëzuesit, ku përfundon detyrimi i prokurorit dhe se veprimet e tjera kryhen nga sekretaria. Ai ka nënvizuar se çështja është pushuar për shkak të mungesës së elementëve të veprës penale dhe jo për moskryerjen e veprimeve hetimore

Kolegji në përfundim të shqyrtimit të këtij shkaku ankimi konkludon se subjekti ka shfaqur vetëm mangësi të natyrës organizative, që lidhen me faktin e regjistrimit me vonesë të procedimit penal. Po ashtu, evidentohet se gjatë periudhës janar – shtator 2009, nuk ka kryer veprimtari hetimore dhe as ka konkluduar për zgjidhjen e çështjes, por këto mangësi është çmuar të vlerësohen për peshën e tyre në analizën e përgjithshme të të gjitha konkluzioneve të trupit gjykues, për sa i përket kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale.

Komisioneri ka pretenduar në ankim se prokurori Hysa nuk ka dhënë shpjegime bindëse për zvarritje të një çështjeje penale, pasi në tetë seanca gjyqësore ka qenë i pranishëm vetëm dy herë, dhe se pretendimet e subjektit nuk gjejnë mbështetje në rrethanat dhe aktet e paraqitura prej tij.

Hysa kundërshtoi duke pretenduar se Komisioneri nuk ka saktësuar shkeljet e pretenduara. Ai shpjegoi se kjo çështje i është caktuar pasi një tjetër prokuror kishte përfunduar hetimet dhe kishte përpiluar kërkesën për pushim. Subjekti ka sqaruar se janë zhvilluar 6 seanca dhe jo 8 sa pretendohet në ankim. Po ashtu, ai ka pohuar se ka munguar vetëm një një seancë, por se dhe në këtë rast nuk është bërë shkak për shtyrjen.

Kolegji iu ka gjetur bindëse shpjegimet e subjektit dhe shprehet se nuk gjen probleme në drejtim të aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit.

Ballhysa ngriti shkak lidhur me moskryerjen e hetimeve për dy vjet për një segment të çështjes së njohur si ÇEZ-DIA dhe më pas pushimin për arsye të parashkrimit të veprës penale. Gjatë shpjegimeve të dhëna në Kolegj, Hysa pranoi se çështja mund të ishte zgjidhur më shpejtë, por sipas tij, ka qenë e hetuar më parë nga prokurorë të tjerë. Ai theksoi se kur i ishte kaluar dosja, ishte parashkruar vepra penale.

Kolegji vlerëson se gjen të drejtë në këtë shkak ankimi vetëm pretendimin që lidhet me mosveprimin e subjektit për një kohë të paarsyeshme, që çmohet si një tregues që mund të konsiderohet në kuadër të nën indikatorëve të aftësive organizative

Subjekti ka kundërshtuar një tjetër shkak ankimi të Komisionerit për një çështje të vitit 2007, ku pretendohet se periudhat pa kryerje të veprimeve hetimore dhe pa nxjerrë akt të motivuar për shtyrjen e hetimit duhen vlerësuar së bashku me gjetjet e tjera në kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale.

Lidhur me kohëzgjatjen e hetimeve, Hysa ka shpjeguar se nuk ka pasur arsye, pasi nuk ishte regjistruar emri i autorit të veprës penale dhe se hetimet kryheshin së pari për të provuar nëse ekzistonte vepra penale. Lidhur me zvarritjen e hetimit, subjekti ka këmbëngulur se e ka vlerësuar maksimalisht çështjen pasi ka disponuar me dy urdhra për kryerjen e veprimeve hetimore.

Trupi gjykues vlerëson se periudhat për të cilat rezulton moskryerje e veprimeve hetimore që kanë ndikuar në ritmin e kryerjes së procedurave hetimore, janë të pamjaftueshme për të konkluduar se subjekti ka dëshmuar mangësi të aftësive organizative.

Në përfundim të analizës së shkaqeve të ankimit për sa i përket aspektit profesional, trupi gjykues i Kolegjit ka arritur në konkluzionin se nuk ekzistojnë probleme që do të çonin papërshtatshmërinë e subjektit në këtë kriter.

Pasuria

Komisioneri Ballhysa pretendoi se mbetej e provuar se një shumë prej 200 mijë lekësh e deklaruar nga subjekti si kontribut për një apartament në Kavajë ku është bashkëpronar me të vëllanë, nuk përputhet me vlerën e pjesës takuese sipas dokumentacionit të pronës, që përllogaritet në masën 466 mijë lekë. Sipas ankimit, në këtë rast Hysa do të rezultonte në pamundësi financiare.

Hysa deklaroi në Kolegj se gjithmonë kishte deklaruar se kishte paguar 200 mijë lekë për apartamentin në Kavajë. Sipas subjektit, edhe nëse do të konsiderohej në analizë se kishte paguar 466 mijë lekë, pamundësia do të rezultonte në shumën rreth 90 mijë lekë, që nuk mund të sillte penalizim. Hysa theksoi se ai dhe vëllai kanë pasur mundësi për blerjen e apartamentit në Kavajë.

Ashtu si Komisioneri, Kolegji vlerëson se analiza duhet kryer bazuar në të dhënat e kontratës që transferon mes palëve pronësinë e pasurisë së paluajtshme. Bazuar në këtë analizë, ka rezultuar bilanc negativ në shumën 96 mijë lekë, aq sa dhe subjekti konstatoi.

Në analizën e një apartamenti në Tiranë, Komisioneri vlerëson se subjekti nuk arriti të dokumentojë përfitimin faktik dhe as ligjshmërinë e të ardhurave të realizuara nga bashkëshortja në disa punësime.

Hysa vërejti në KPA se ato të ardhura nuk janë përllogaritur as në analizën e KPK-së. Sipas subjektit, duke i hequr këto të ardhura, bilanci negativ rezulton në masën 109 mijë lekë, shumë që e cilësoi të vogël për të sjellë penalizim.

Kolegji shprehet se në analizë të këtij shkaku ankimi, konkludon se subjekti ka dështuar të provojë me dokumentacion ligjor ligjshmërinë e të ardhurave të bashkëshortes. Nga ana tjetër, vlerësohet se prej provave të administruara krijohet bindja se periudha e punësimit e bashkëshortes përputhet me shënimin respektiv në librezën e punës – dokument që nuk është përpiluar në funksion të këtij procesi.

Pë një automjet u konstatua se subjekti nuk ka deklaruar asnjëherë se është paguar nga vëllai dhe se më vonë i ka shlyer vlerën e dhënë, ashtu si ka pretenduar gjatë hetimit administrativ. Sipas Komisionerit, mbetet pamundësia në shumën 706 mijë lekë.

Prokurori Hysa deklaroi gjatë procesit se huaja e marrë nga vëllai që ka shërbyer për blerjen e mjetit dhe se ai ka pasur mundësi financiare.

Trupi gjykues shprehet se i ka gjetur të drejta pretendimet e Komisionerit. Prapësimet e subjektit për ekzistencën e një marrëdhënieje huaje të përkohshme mes tij dhe vëllait, që ka shërbyer si burim për pagimin fillestar të vlerës së blerjes së makinës, janë çmuar si deklarative dhe të paprovuara.

Për rrjedhojë, është kryer analiza financiare për mundësinë e blerjes së makinës në vitin 2015, për çmimin 5750 euro + 170 mijë lekë për zhdoganimin, prej nga ka rezultuar pamundësi në shumën 575 mijë lekë.

Edhe në analizë të konstatimeve për pasurinë, Kolegji ka arritur në përfundimin se nuk ekzistojnë probleme që do të çonin në konkluzionin se subjekti ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për këtë kriter.

Në vlerësimin tërësor, problemet në një çështje të hetuar prej tij, si dhe bilanci negativ total në masën prej 781 mijë lekësh, në zbatim të parimeve të objektivitetit dhe proporcionalitetit, nuk janë gjetur të mjaftueshme për të konkluduar se subjekti gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Etiketa: Florian BallhysaKolegji i Posaçëm i ApelimitOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëSaimir Hysa
Tjetri
Oligarkët e Amerikës janë thembra e Akilit e Donald Trump

Oligarkët e Amerikës janë thembra e Akilit e Donald Trump

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.