AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ruajtja e progresit në një botë post-amerikane

Shumica e qeverive e njohin rëndësinë e parandalimit të pandemive, tregtisë së rregullt, taksimit efektiv të korporatave dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike. Pyetja që shtrohet tani është nëse ata mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për secilën nga këto çështje dhe të ndjekin një axhendë të përbashkët pa Shtetet e Bashkuara.

Jean Pisani-FerryOlivier BlanchardngaJean Pisani-FerrydheOlivier Blanchard
1 year më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, gjatë një takimi me Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula Von Der Leyen, në Nju-Delhi më 25 Prill 2022. Foto: Wikipedia.

“Rendi global i pasluftës nuk është thjesht i vjetëruar; tani ai është një armë që po përdoret kundër nesh.” Kështu thotë Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, duke përmbledhur në mënyrë të përsosur qëndrimin e shefit të tij ndaj qeverisjes globale. Administrata e presidentit Donald Trump po refuzon plotësisht parimet që Shtetet e Bashkuara kanë promovuar që nga Karta e Atlantikut e vitit 1941.

Mbi 70 urdhrat ekzekutivë dhe memorandumet e lëshuara që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar parashikojnë një sistem global shumë të ndryshëm nga ai që ka mbizotëruar për tetë dekadat e fundit. Është zhdukur ekuilibri midis privilegjeve dhe detyrimeve që karakterizonin rendin e pasluftës të bazuar në rregulla.

Shumica e qeverive, me të drejtë, janë të tronditura nga ajo që po shohin. Ato e njohin ende rëndësinë e parandalimit të pandemive, respektimit të rregullave të tregtisë, kufizimit të konkurrencës fiskale dhe luftimit të ndryshimeve klimatike. Pyetja që shtrohet tani është nëse ato mund të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të veprojnë në mënyrë efektive pa SHBA-na.

Ne besojmë se ata munden, veçanërisht nëse Bashkimi Evropian, i cili vetë udhëhiqet nga rregulla dhe angazhime të përbashkëta, merr drejtimin në organizimin e një reagimi kolektiv. Për këtë qëllim, vendet e BE-së duhet të fillojnë të kontaktojnë njëri-tjetrin dhe vendet jo anëtare të BE-së për të formuar “koalicione vullnetarësh” në katër fusha kryesore: shëndeti publik global, ndryshimet klimatike, tregtia ndërkombëtare dhe taksimi i korporatave.

Le të fillojmë me shëndetin publik. Një nga vendimet e para të Trump si president ishte të tërhiqej nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, një veprim që u prit me shqetësim në mbarë botën. Megjithatë, për fat të mirë, parandalimi i pandemive të ardhshme nuk kërkon anëtarësimin e SHBA-së në OBSH. Ndërsa sigurisht që do të ketë pasoja buxhetore, pjesa tjetër e botës mund ta mbushë lehtësisht boshllëkun e lënë nga SHBA-ja, i cili arrin në rreth 500 milionë dollarë në vit. Ajo që ka më shumë rëndësi është që OBSH-ja të mund të vazhdojë të përmbushë misionin e saj, veçanërisht në vendet më të varfra të prirura nga sëmundjet.

Në lidhje me ndryshimet klimatike, BE-ja tashmë vendos objektiva detyruese për shtetet anëtare dhe për këtë arsye është e pozicionuar mirë për të vepruar si një e vetme, për të krijuar aleanca me vendet e treta dhe për të ushtruar dukshëm më shumë ndikim global. Ajo mund të negociojë marrëveshje të reja partneriteti dhe të ndërtojë një koalicion njerëzish të gatshëm për të ruajtur vrullin drejt emetimeve neto zero, pavarësisht tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit për klimën. Partnerët e mundshëm përfshijnë ekonomi të mëdha të përparuara dhe shumë tregje në zhvillim, më e sigurta nga këto është Kina. Pavarësisht se është emetuesi kryesor në botë i gazeve serrë, Kina ka një interes të veçantë në tranzicionin në emetimet neto zero.

Në fakt, siç ka vënë në dukje ekonomisti fitues i çmimit Nobel, Ëilliam Nordhaus, sa më shumë të rritet një koalicion klimatik, aq më e fortë është shtysa që të tjerët të shfrytëzojnë disiplinën që ofron. Por ky problem mund të kapërcehet. Zgjidhja e vetë Nordhaus-it është të formohen klube klimatike, anëtarët e të cilëve do të vendosin një tarifë për importet nga vendet jo-pjesëmarrëse. Ky opsion mund të mos jetë i ligjshëm sipas rregullave aktuale të Organizatës Botërore të Tregtisë, por duke pasur parasysh sjelljen e keqe të Trump, mund të jetë ende rruga e duhur që duhet ndjekur.

Në çështjen e tregtisë ndërkombëtare më gjerësisht, BE-ja ka letra të fuqishme për të luajtur në përgjigje të tarifave të SHBA-së. Edhe këtu, mund të krijohet një koalicion vullnetarësh me vendet që duan të vazhdojnë të luajnë me rregulla të arsyeshme dhe të ndihmojnë në reformimin e arkitekturës së tregtisë globale.

Politika tregtare është një kompetencë thelbësore e BE-së. Komisioni Evropian negocion marrëveshjet tregtare në emër të të gjitha vendeve anëtare dhe pasi arrihet një marrëveshje, ajo duhet të miratohet nga një shumicë e kualifikuar e shteteve anëtare në Këshillin e BE-së dhe nga Parlamenti Evropian. Siç ilustrohet nga dështimi i Francës për të bllokuar marrëveshjen e fundit tregtare BE-Mercosur, një pakicë kundërshtuesish nuk mund të pengojë vullnetin e shumicës.

Kjo marrëveshje ka qenë e rëndësishme për ta bërë BE-në një fuqi tregtare globale. Tani, Evropa duhet të ndërmarrë nismën për të bashkuar ata që duan të shpëtojnë atë që ka mbetur nga multilateralizmi tregtar dhe të përcaktojë një axhendë për të ardhmen. Ndër partnerët e qartë përfshihen India dhe Kina. Duke nisur një negociatë të madhe, BE-ja do të demonstronte se nuk po ndjek verbërisht SHBA-në.

Kjo na çon te taksimi. Në tetor 2021, pas një procesi të gjatë diskutimi, më shumë se 140 juridiksione ranë dakord për një normë minimale fiskale efektive mbi fitimet e korporatave shumëkombëshe. Nëse një firmë nuk paguan 15% në një vend, vendet pjesëmarrëse mund ta taksojnë atë kolektivisht mbi diferencën dhe më pas ta përpjesëtojnë shpërndarjen e të ardhurave sipas pjesës së prodhimit në çdo juridiksion. Avantazhi i madh i këtij sistemi është se ai është vetë-zbatues. Nëse një juridiksion nuk mbledh taksën pre 15%, të tjerët do ta mbledhin atë, duke krijuar kështu një shtysë të fuqishme për ta mbledhur atë vetë.

Që të hyjë në fuqi, kjo marrëveshje duhet të ratifikohet nga parlamentet kombëtare. Deri më tani, më shumë se 40 vende e kanë bërë këtë dhe shumë të tjerë janë planifikuar të votojnë së shpejti. Braktisja e marrëveshjes nga administrata Trump ishte kryesisht simbolike, sepse Kongresi nuk e kishte miratuar atë.  Gjithsesi, vendet e tjera mund të realizojnë ende taksimin minimal, edhe pse duhet të presin një reagim nga SHBA-ja.

Në këtë botë të re, ku institucionet e mëdha shumëpalëshe ka të ngjarë ta gjejnë veten të paralizuar në planin afatshkurtër, koalicionet e vullnetarëve do të jenë të nevojshme për të çuar përpara përparimin dhe bashkëpunimin global. Për sa i përket shëndetit publik global, ndryshimeve klimatike, tregtisë ndërkombëtare dhe taksimit të korporatave, Evropa mund të japë shembullin e mirë dhe të ndihmojë për të mbajtur gjallë multilateralizmin. Tani që administrata Trump po hedh poshtë haptazi sistemin e pasluftës të bazuar në rregulla, në ndërtimin e të cilit SHBA-ja dha kontributin e saj, Evropa dhe të tjerët mund dhe duhet të plotësojnë vakumin e lidershipit – duke përfshirë nëpërmjet partneritetit me Kinën.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Maintaining Progress in a Post-American World

Etiketa: Donald TrumpEvropaSHBA
Tjetri
2023: Viti në foto

Vota e emigrantëve: Pesë qarqet ku mund të ketë më shumë ndikim

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.