AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Dyshimet se gjyqtarja Flutura Hoxha fshehu një apartament, u konfirmuan dhe në KPA

Konkluzionet e ngritura nga Komisioni se gjyqtarja e Pukës, Flutura Hoxha dhe familjarët e saj rezultuan me bilanc negativ, si dhe se ajo kishte fshehur një apartament në emër të babait, u gjetën të drejta edhe nga Kolegji, që la në fuqi shkarkimin e saj nga detyra.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Analiza, KPA, Veting
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Flutura Hoxha pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj

Gjyqtarja e Pukës, Flutura Hoxha u shkarkua nga detyra më 25 shkurt 2022 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se nuk provoi dot burimet e ligjshme të pasurive dhe se për këtë arsye kishte fshehur blerjen e një apartamenti në Tiranë në emër të babait. Ndërkohë ajo e vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe se kishte arritur nivel kualifikues për profesionalizmin.

Hoxha e ankimoi vendimin në KPA, por pa arritur të përmbysi konkluzionet e KPK që çuan në shkarkimin e saj.

Flutura Hoxha pati një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor shqiptar. Nga viti 1998 deri në 2006-ën ajo shërbeu si kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë. Gjatë periudhës 2007-2011 ka mbajtur funksionin si inspektore në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë, KLD dhe në 2012-ën u rikthye në Gjykatën e Pukës, ku dhe e ushtroi detyrën deri në vendimin e shkarkimit.

Vlerësimi i KPA

Subjekti rezulton të jetë ndarë nga trungu familjar prej vitit 1993. Gjatë hetimit administrativ ajo ka deklaruar se ka jetuar gjatë gjithë kohës me prindërit dhe në periudha të ndryshme me motrën dhe vëllain.

Në deklaratën veting, Hoxha ka shënuar se deri në vitin 2015 u ka dhënë prindërve kursime të saj. Lidhur me këtë deklarim, ILDKPKI-ja ka konstatuar pasaktësi pasi nuk është deklaruar sa është vlera e tyre.  Gjithashtu në deklaratat e interesave private në vite subjekti nuk është shprehur në lidhje me këtë fakt.

Komisioni ka konstatuar se Hoxha ka shënuar në deklaratat vjetore për periudhën 2004 – 2007 kursime cash në vlerën totale progresive 2 milionë lekë, por në këto deklarata dhe në ato në vijim deri në vitin 2017, nuk ka shënuar asnjëherë dhënien e kursimeve cash prindërve të saj apo ndryshim të gjendjes cash.

KPK ka arritur në konkluzionin se Hoxha ka bërë deklarim të pasaktë në lidhje me kursimet cash dhe gjendjen e tyre në fund të viteve përkatëse.

Subjekti ka kundërshtuar duke pretnduar se Komisioni, në mënyrë të gabuar i ka konsideruar gjendjet cash të krijuara ndër vite si kursime të të gjithë familjes, duke i përfshirë si të tilla edhe në analizën financiare. Sipas Hoxhës, KPK ka keqpërdorur deklarimet e saj lidhur me kontributet e dhëna në familje prindërve, duke i konsideruar ato si dhurime, ndërkohë që ato nuk kanë qenë shuma të dhuruara për një qëllim të caktuar, por kanë qenë kontribute të vazhdueshme në familje, në kushtet e një ekonomie të përbashkët.

Trupi gjykues i Kolegjit vëren se subjekti është shkëputur nga familja e origjinës që prej vitit 1993, pesë vjet para se të emërohej gjyqtare në ’98-ën. Ajo rezulton me këtë gjendje familjare deri në momentin e dorëzimit të deklaratës veting. Bazuar në këto rrethana, KPA vlerëson se prindërit e subjektit nuk gëzonin ndonjë status ligjor që t’i detyronte ata apo gjyqtaren Hoxha, që të bënin deklarime për kursimet e tyre.

Megjithëse subjekti ka mbajtur qëndrim kontradiktor mbi natyrën e gjendjes cash të deklaruar prej saj në vitet 2003 – 2007, duke i konsideruar herë si kursime personale, e herë si familjare, KPA nënvizon se ajo ka qenë konsistente në deklarimin e saj, se ka jetuar në të njëjtën banesë me prindërit dhe familjarët gjatë gjithë viteve, duke pasur një ekonomi të përbashkët me ta.

Nisur nga këto rrethana, trupi gjykues e gjen të drejtë vlerësimin e Komisionit për t’i konsideruar kursimet cash të deklaruara nga subjekti në deklaratat periodike, si kursime familjare dhe për ti përllogaritur si të tilla në analizën financiare.

Sipas KPA, në kushtet e një ekonomie të përbashkët familjare, me kontribute të vazhdueshme të anëtarëve të familjes, ku të ardhurat dhe shpenzimet konsiderohen të përbashkëta, nuk mund të flitet për shuma të dhuruara mes anëtarëve të familjes.

Trupi gjykues vëren se Komisioni, ndonëse ka arritur në konkluzionin se deklarimi i subjektit lidhur me shumat e dhuruara prindërve është i pasaktë, nuk i ka atribuar asaj ndonjë pasojë ligjore për këtë rrethanë.

Për ti dhënë përgjigje ankimit të Hoxhës, trupi gjykues vlerëson se subjekti nuk ka pasur detyrim të deklarojë lidhur me shumat e kursyera të dhëna prindërve deri në vitin 2015 dhe se pasaktësitë në deklaratat e interesave periodikë privatë, si mosdeklarimi i pakësimit të gjendjes cash në to, nuk mund ta ngarkojë atë me përgjegjësi për pasaktësi të deklaratës së pasurisë veting.

Por, për arsye se këto kursime janë deklaruar si kontribut i subjektit në blerjen e apartamentit në Tiranë, Kolegji i ka bërë objekt të kontrollit të analizës financiare mbi mundësinë e krijimit me burime të ligjshme të kësaj pasurie.

Komisioni ka ngritur dyshime se gjyqtarja Hoxha e ka fshehur apartamentin që ka blerë babai në vitin 2008. Gjatë hetimit ajo ka shpjeguar se banesa është blerë me të ardhurat e të gjithë anëtarëve të familjes, përfshi dhe ato nga pagat e saj.

KPK ka vlerësuar se gjyqtarja Hoxha ka pasur dhe ka lidhje interesi me këtë pronë si bashkëkontribuese në blerjen e saj, si dhe për shkak të përdorimit. Por nga hetimi ka rezultuar se ajo nuk e ka pasqyruar këtë pasuri në përdorim apo si bashkëpronare, në deklaratën “veting”, nuk ka pasqyruar kontributin financiar dhe as burimin e krijimit të saj.

Hoxha e ka konsideruar këtë konkluzion në ankim si tërësisht të gabuar, tendencioz, të palogjikshëm, të pabazuar në prova e në fakte dhe në shtrembërim të situatës faktike e ligjore. Ajo ka pretenduar se nuk ka pasur detyrim ligjor për deklarimin e pasurisë së krijuar nga prindërit, pasi ajo është ndarë me gjendje civile prej tyre që në vitin 1993, pavarësisht se pas përfundimit të studimeve dhe nisjes së detyrës ka jetuar me ta duke ndihmuar në krijimin e të ardhurave për blerjen e kësaj pasurie, në cilësinë e pjesëtares së familjes.

Në mbështetje të këtij pretendimi, Hoxha ka parashtruar argumentin se ajo nuk ka të regjistruar ndonjë titull pronësie apo të drejtë reale mbi këtë pasuri dhe se porositës ka qenë i ati. Lidhur me kotributet e fëmijëve, subjekti ka shpjguar se janë si në çdo familje shqiptare, ku ekonomia e familjes mëkëmbet kur fëmijët bëhen madhorë dhe hyjnë në marrëdhënie pune duke krijuar mundësi për të ndihmuar ekonominë e familjes.

Subjekti ka sqaruar se në momentin e plotësimit të deklaratës veting, kjo pasuri nuk është konceptuar si një apartament në përdorim për shkak se në këtë periudhë ajo jetonte në shtëpinë e prindërve në Pukë, megjithatë e ka deklaruar si adresë.

Lidhur me burimet e krijimit ka theksuar se i ka detajuar gjatë procesit të rivlerësimit, ndërsa ka shtuar se në familjen e saj nuk janë mbajtur llogari të veçanta mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga secili anëtar i familjes apo kursimet e secilit për të gjykuar mbi pjesën takuese.

Hoxha ka sjellë në vëmendje se fakti që ky apartament është deklaruar si adresë banimi në deklarimet periodike të vitit 2008-2013, tregon në mënyrë shteruese, të qartë e përfundimtare se ajo në asnjë moment nuk ka pasur si qëllim fshehjen e këtij apartamenti. Po ashtu, ka shtuar se tjetër fakt që dëshmon se kjo pasuri është në emër të babait të saj janë edhe librezat e ujit dhe dritave, të cilat janë lidhur në emër të tij.

Ndonëse subjekti në momentin e plotësimit të deklaratës së pasurisë veting nuk ka gëzuar të drejta pronësie mbi këtë apartament, trupi gjykues i KPA vlerëson se ajo ka pasur detyrimin për të deklaruar marrëdhënien e interesit me këtë pasuri, si kontribuuese në krijimin të saj.

Po ashtu, vlerësohet i pakuptimtë argumenti mbi mungesën e vazhdueshmërisë së përdorimit të kësaj pasurie në momentin e plotësimit të deklaratës së pasurisë veting, ndërkohë që përkundër sa pretendohet në ankim, adresa e apartamentit nuk rezulton të jetë deklaruar.

KPA konstaton se subjekti nuk ka depozituar dokumentacion lidhur me pretendimin se kontratat e furnizimit me ujë dhe energji elektrike të lidhura në emër të babait, provojnë se kjo pasuri është në emër të tij. Sipas Kolegjit, edhe nëse ky pretendim do të rezultonte i vërtetë, nuk do të mund të justifikonte mosdeklarimin e apartamentit në deklaratën e pasurisë veting.

Në rastin konkret, Kolegji vlerëson se nga aktet e administruara gjatë hetimit administrativ, ekzistojnë disa fakte të konstatuara që ngrenë dyshimin për pasuri të fshehur të subjektit. Konkretisht, renditen faktet se nuk është pasqyruar në deklaratën veting marrëdhënia e interesit me këtë pasuri, si kontribuuese dhe përdoruese në mënyrë të vazhdueshme; mungesa e lidhjes së kontratës përfundimtare të shitblerjes dhe e kalimit të titullit të pronësisë së këtij apartamenti në emër të babait, pavarësisht se në kontratën e porosisë parashikohej që ky veprim juridik do të kryhej me likuidimin total të çmimit të shitjes dhe marrjen në dorëzim të apartamentit – veprime që kanë përfunduar brenda vitit 2007. Të tjera rrethana janë dhe mosdeklarimi si adresë banimi i këtij apartamenti në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012, ndërkohë që deklarimi në 2007-ën konsiderohet i paqartë; blerja e një tjetër apartamenti në Tiranë në vitin 2017 nga babai me kontributin e të anëtarëve të familjes, por jo atë të subjektit, si dhe regjistrimi i kësaj pasurive në emër të prindërve dhe dhurimi në vitin 2021 fëmijëve të vëllait të gjyqtares Hoxha,

Për të legjitimuar ekzistencën e dyshimeve për pasuri të fshehur, KPA ka verifikuar konkluzionin e KPK mbi mungesën e burimeve financiare të ligjshme për apartamentin në Tiranë, prej nga ka rezultuar bilanc negativ në vlerën rreth 2.8 milionë lekë. Kolegji thekson dhe faktin se nga analiza e kryer ka rezultuar se kontributi i subjektit gjatë viteve 1998-2003 ka qenë 2.6 milionë lekë, ndërsa i anëtarëve të tjerë të familjes në masën 275 mijë lekë.

Në përfundim, KPA arrin në konkluzionin se apartamenti në Tiranë, i porositur nga babai, është pasuri e fshehur e subjektit. “…të cilën ajo është përpjekur fillimisht të mos e deklarojë dhe më pas ta paraqesë si një pasuri që u përket prindërve të saj dhe se ajo nuk gëzon të drejta mbi të, pavarësisht se është kontribuuesja kryesore e saj, duke u gjendur në këtë mënyrë në kushtet e parashikimeve të nenit 33, pika 5, shkronja “c” e ligjit nr. 84/2016”, citohet në vendim.

Në përfundim të shqyrtimit të shkaqeve të ankimit, nga kontrolli analizës financiare për periudhën 1996 – 2007, ka rezultuar se subjekti dhe familjarët e saj kanë pasur mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve në vitet 2004, 2005 dhe, në shumën totale prej 5.2 milionë lekësh dhe çmohet se ajo ka kryer deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.

Për rrjedhojë, është lënë në fuqi vendimi i Komisionit për shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi.

Etiketa: Flutura HoxhaGjyqtareILDKPKIKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAMat
Tjetri
Gjyqtar dhe fermer: Nazmi Troka rezulton me probleme të pasurisë

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Nazmi Troka për probleme të pasurisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.