AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat e të drejtave kritikojnë vendimin e qeverisë për mbylljen e Tik Tok

Organizatat deklaruan të martën se mbyllja e plotë e aksesit në këtë platformë përbën një “kufizim ekstrem” të të drejtës për informim.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 year më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Pixabay

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dënuan të martën vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për mbylljen e plotë të aksesit të shqiptarëve në platformën e medias sociale Tik Tok duke e cilësuar vendimin një “kufizim ekstrem.”

Organizatat reaguan përmes Platformës për Reagim të Shpejtë të Këshillit të Evropës. Njëzet e një organizata nga Shqipëria, rajoni dhe bota firmosën deklaratën, përfshirë BIRN Albania, organizata përgjegjëse për publikimin Reporter.al.

“Ne theksojmë se një ndalim i plotë i aksesit në platformë përbën një kufizim ekstrem të të drejtës për liri shprehjeje dhe për akses në informacion. Pezullimi i plotë i një platforme tejkalon me tepri parimin e proporcionalitetit, duke prekur shprehjen e ligjshme të të gjithë përdoruesve dhe duke kufizuar debatin publik dhe aksesin në burime të larmishme informacioni,” shkruhet në deklaratë.

“Veprime alternative të shënjestruara, të tilla si moderimi i përmbajtjes, verifikimi i moshës dhe programe të edukimit të përdoruesve duhej të ishin eksploruar para vendosjes së një bllokimi total. Kjo masë me natyre tepër të gjerë vendos një precedent të rrezikshëm për ndërhyrje joproporcionale të shtetit te të drejtat digjitale,” thuhet më tej në deklaratë.

Organizatat vërejnë se bllokimi i aksesit në platformë, në këtë periudhë parazgjedhore është “veçanërisht shqetësues” për shkak se dëmton komunikimin e partive politike, veçanërisht me votuesit e rinj si dhe gërryen aftësinë e qytetarëve për të pasur akses në informacion të larmishëm para se të marrin vendimin se për kë duhet të votojnë.

Organizatat vërejnë gjithashtu që ndërhyrja e Ramës në këtë proces ka mungesë akute transparence dhe se procesi, që sipas tij është kryer, ai i konsultimit me 65 mijë prindër dhe mësues, ka mangësi shqetësuese të provave se ka ndodhur dhe që ky proces konsultimi të jetë i vlefshëm, do të duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë dhe jo vetëm kategori të caktuara të saj, si prindërit dhe mësuesit.

Organizatat i kërkuan qeverisë shqiptare të heqë dorë dhe të shfuqizojë vendimin për mbylljen e aksesit në Tik Tok.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë të tërheqë menjëherë pezullimin e Tik Tok dhe të nisë një proces gjithëpërfshirës dhe transparent konsultimi duke përfshirë parlamentin, shoqërinë civile, organizatat mediatike, avokatët e të drejtave digjitale dhe partnerët ndërkombëtarë,” thotë deklarata.

Kryeministri Edi Rama thotë se dëshiron të mbyllë Tik Tok “për të mbrojtur fëmijët” dhe se mbyllja “do të jetë e përkohshme”.

Etiketa: BIRNDigjitaleTik-Tok
Tjetri
Gjyqtarja Flutura Hoxha përballet me vetingun

Dyshimet se gjyqtarja Flutura Hoxha fshehu një apartament, u konfirmuan dhe në KPA

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.