AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Jorgo Goro shpallet fajtor për tjetërsimin e pronave në Himarë

Gjykata e Posaçme vendosi të dënojë me 2 vjet e 20 ditë burg ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me dokumentet e pronësisë së tokës që përfundoi më pas në pronësinë e Artan Gaçit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:58 | 13/03/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetari i Bashkise se Himares, Jorgo Goro. Foto: Facebook.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të enjten më 13 mars vendimin për deklarimin fajtor të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre në dy raste dhe dënimin e tij më 3 vjet e 1 muaj burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 2 vjet e 20 ditë heqje lirie. Goro akuzohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë në favor të privatëve, prona të zotëruara nga një shoqëri e Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili fitoi statusin e investitorit strategjik. Për këto pasuri që u sekuestruan më parë me kërkesë të SPAK, u vendos konfiskimi dhe kalimi i tyre për llogari të shtetit.

Goro u akuzua dhe për fshehje e mosdeklarim të një apartamenti. Megjithëse prokuroria pretendoi se ishte pasuri e fshehur e Goros, gjykata i hoqi masën e sukestros dhe ia ktheu personit në emër të të cilit është e regjistruar. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare të mërkurën, përfaqësuesi ligjor i Goros, avokati Sokol Hazizaj argumentoi ndër të tjera, se apartamenti është i regjistruar në emër të biznesmenit Gentian Sula dhe nuk mund të jetë pasuri e fshehur e të përfaqësuarit prej tij, edhe nëse do të ishte poseduar prej tij në forma të ndryshme.

Gjykata vendosi dënimin me 3 vjet burg të ish-drejtorit të Menaxhimit dhe Mbrojtes së Tokës në Bashkinë Himarë, Jerasimo Bashi, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet 2 vjet heqje lirie. Ndaj juristit të hipotekës, Vezir Gjikolaj u caktua masa e dënimit 2 vjet burg që me uljen e 1/3-ës reduktohet në 1 vit e 4 muaj.

Sipas hetimit të prokurorisë, Goro ishte pjesë e një skeme tjetërsimi pronash në bregdet nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, përmes miratimit të kalimit të një toke shtet në pronësi fundore të Artan Gaçit.

Në një tjetër episod u konstatuan paligjshmëri në konfirmimin një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor.

Goro gjendet në burg prej marsit të vitit të kaluar. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar gjykimin e Goros dhe për një tjetër çështje. Në këtë rast ai akuzohet për shpërdorim detyre së bashku me dy vartës të tij, lidhur me procedurat e marrjes së tokës nga familjet bujqësore, si dhe në procedurat e kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve.

 

Etiketa: Bashkia HimarëGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarJerasimo BashiJorgo GoroShpërdorim detyreSokol HazizajVezir Gjikolaj
I mëparshmi

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurores Elfrida Bregova

Tjetri

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e gjyqtares Mirela Mishgjoni

Tjetri
KPA njihet me parashtrimet në çështjen e gjyqtares Mirela Mishgjoni

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e gjyqtares Mirela Mishgjoni

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.