AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Hashim Thaçi pengohet të marrë pjesë në funeralin e të atit

Ministrja e Drejtësisë i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë e cilësuan si "të turpshëm" vendimin për të mos lejuar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij të martën.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
1 year më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi duke vizituar babanë e tij në spitalin e Prishtinës më 13 mars 2025. Foto: BIRN/Denis Sllovinja

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, aktualisht në paraburgim në Dhomat e Specializuare të Kosovës në Hagë, nuk u lejua të marrë pjesë në funeralin në Kosovë të martën e babait të tij, i cili ndërroi jetë vetëm disa ditë pasi Thaçit iu lejua një vizitë nga gjykata.

Luka Misetiç, avokati i Thaçit, shkroi në X të martën se “Thaçi nuk do të marrë pjesë në funeralin e sotëm” edhe pse “një kërkesë është bërë nga zoti Thaçi dje (të hënën) para orës 14:00 për të marrë pjesë në funeralin e sotëm”.

Thaçi po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai është gjithashtu në pritje të gjykimit për pengim të drejtësisë dhe ndërhyrje te dëshmitarët në çështjen e tij në vazhdim.

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit, u varros të martën në fshatin Burojë të Skenderajt. Djali i Hashim Thaçit, Endriti, tha në varrim se “gjyshi i tij nuk u dorëzua kurrë përballë sëmundjes”.

Duke iu referuar vizitës së fundit të Hashim Thaçit, ai tha se gjyshi i tij “priste çdo orë që të hapej dera e spitalit, ai nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë disa herë. Tri orë bisedë atë ditë – ata të dy kaluan një jetë, të dy, babë dhe bir. Të dy kërkonin lirinë.”

Hashim Thaçi e vizitoi të atin të enjten javën e kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, tha për BIRN në atë kohë se gjykata kishte “udhëzuar Administratorin që të menaxhonte një vizitë në Kosovë për Hashim Thaçin që ai të ishte me babain e tij”.

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar vendimin për të mos lejuar që Thaçi të marrë pjesë në varrim. Ajo i kërkoi gjykatës të marrë “masa të menjëhershme për të siguruar që të drejtat e tij të mos shkelen”.

“Ne besojmë se ky vendim është i padrejtë dhe duke pasur parasysh rrethanat duhet të rishqyrtohet. Kërkoj nga ju që të adresoni shqetësimet e mia dhe të merrni masa të menjëhershme që të mos shkelen të drejtat e zotit Thaçi”, thuhet në kërkesën e Haxhiut drejtuar Dhomave të Specializuara.

Ganimete Musliu, deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK-ja e Thaçit, tha se Dhomat e Specializuara ishin “të politizuara” dhe “po demonstronin forcë në vend të drejtësisë… ky është një akt i turpshëm që dëshmon se deri ku mund të shkojë kjo gjykatë, e cila po turpëron drejtësinë në thelbin e saj”.

Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e dënoi gjykatën si “të turpshme”.

Duke shkruar në X, Rama u shpreh se kjo ishte “një ulje e re nga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe”.

Në një deklaratë, Dhomat e Specializuara të Kosovës tha se gjykata i lejon vizitat familjare për arsye humanitare.

“Korniza ligjore i lejon të paraburgosurit të kërkojnë një vizitë në Kosovë për arsye detyruese humanitare … Deri më tani, trembëdhjetë vizita të tilla nga të paraburgosurit në Kosovë janë … menaxhuar nga gjykata, për shembull që një i paraburgosur të vizitojë një të afërm të sëmurë ose të bëjnë nderime dhe të kalojnë kohë me anëtarët e ngushtë të familjes pas vdekjes së një të afërmi”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, ajo nuk dha ndonjë detaj specifik për rastin e Thaçit. Në vend të kësaj, ajo shtoi se “kërkesat e një të paraburgosuri dhe vendimet për ato kërkesa fillimisht janë gjithmonë konfidenciale për arsye që përfshijnë privatësinë dhe sigurinë operacionale”.

“Ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjykatësit, organizohen sa më shpejt që të jetë e mundur, kjo mund të marrë ca kohë, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh dhe marrëveshje komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, shtoi ajo.

Thaçi u akuzua në vitin 2020 për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit së bashku me ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në një rast të veçantë, në janar, Thaçi dhe katër të tjerë u akuzuan për pengim të drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve. Ai është vetëdeklaruar i pafajshëm për të dyja akuzat.

Dhomat e Specializuara u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe hetojnë krimet e dyshuara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në vitet 1998-2000.

Dhomat janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por janë të vendosura në Holandë dhe përbëhen nga personel ndërkombëtar, të krijuara nën presionin e aleatëve perëndimorë të vendit, të cilët besojnë se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk është mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga kanosja.

Shumë shqiptarë të Kosovës besojnë se gjykata është e njëanshme dhe denigron luftën e drejtë të UÇK-së kundër represionit serb.

Etiketa: Albulena HaxhiuDhomat e SpecializuaraEdi RamaGjykata Speciale e KosovësHashim ThaçiHaxhi ThaçiKosovë
Tjetri
‘Paguaj ose vdis’: Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru

‘Paguaj ose vdis’: Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.