AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ILD kërkon “vërejtje publike” për gjyqtaren e Kukësit, Ajshe Xhafa

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkoi masën e “vërejtjes publike” për gjyqtaren e Kukësit, Ajshe Xhafa pasi kjo e fundit ishte përfshirë në një debat me dy koleget e trupës gjyqësore në një seancë. Gjyqtarja u mbrojt duke thënë se kishte përvojë të shkurtër dhe kishte kërkuar të njihej me dosjen dhe legjislacionin.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:06 | 18/03/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë një seance në KLP. Foto: ILD.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD parashtroi të martën më 18 mars para Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkimin për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj gjyqtares së Kukësit, Ajshe Xhafa. Sipas ILD, hetimi disiplinor ndaj Xhafës është filluar me iniciativë, bazuar në informacionin e pasqyruar në procesverbalin e një mbledhje të përgjithshme të gjyqtarëve të shtatorit 2024, kur janë zhvilluar debate mbi disa procese pune në gjykatë.

Përfaqësuesit e ILD parashtruan se prej analizës së fakteve ka rezultuar se gjyqtarja Xhafa, në cilësinë e anëtares së trupit gjykues gjatë zhvillimit të një seance publike, ka shkelur rregullat e sjelljes me koleget e saj. Sjellja e Xhafës që ka vijuar gjatë gjithë seancës, vlerësohet prej ILD se ka cënuar besimin e palëve të pranishme në seancë tek drejtësia, se ka diskretituar pozitën dhe figurën e magjistratit, si dhe ka cënuar integritetin dhe reputacionin e gjykatës.

ILD çmon se shkelja disiplinore është kryer me dashje direkte dhe se nisur nga mosnormalizimi i marrëdhënies së Xhafës me dy gjyqtaret e tjera, bën që të mbetet rreziku i sjelljeve trë papërshtatshme në vijim.

Në vijim të parashtrimeve, përfaqësuesja e ILD solli në vëmendje të këshillit se Xhafa ka pranuar se sjellja e saj nuk ka qenë në përputhje me etikën. Ky qëndrim i gjyqtares Xhafa, si dhe faktet se nuk ka pasur shkelje të mëparshme disiplinore dhe se situata ka ndodhur në vitin e parë të punës së saj, vlerësohen prej ILD si rrethana lehtësuese.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë konkludon se sjellja dhe veprimet e gjyqtares Xhafa vlerësohen si “Shkelje e lehtë disiplinore” dhe kërkon që ti jepet “Vërejtje publike”.

Gjyqtarja Xhafa paraqiti parashtrimet e saj, duke evidentuar ndër të tjera dhe mungesën e eksperiencës, pasi është e re në detyrë. E pyetur nga anëtarët e Këshillit lidhur me rrethanat e debatit me koleget, nëse kishte kërkuar ose jo të tërhiqeshin në dhomë këshillimi, Xhafa evidentoi se ajo kishte qenë anëtare dhe se ishte kryesuesja e trupës që kishte përgjegjësi për të zbatuar procedurën. Xhafa deklaroi se kishte kërkuar kohë të njihej me dosjen dhe të caktohej një seancë tjetër, duke vlerësuar që të shqyrtonte legjislacionin dhe faktet ligjore të çështjes. E pyetur se si do të vepronte në të ardhmen nëse do t’i nevojitej të njihej me aktet, Xhafa solli në vëmendje se është gjyqtare e re dhe se do të marrë dhe mendimin e kolegëve. Ajo shtoi se nëse do t’i duhet sërish të njihet me dosjen apo legjislacionin do t’i lexojë duke mbajtur shënime, ose do t’ju bëjë foto akteve nga telefoni dhe do t’i studiojë më vonë.

Në përfundim, KLGJ u dha kohë palëve për të përgatitur konkluzionet përfundimtare për t’u paraqitur më datë 2 prill, në orën 14:00, kur u caktua të zhvillohej seanca dëgjmmore e radhës.

Etiketa: Ajshe XhafaGjykata e Rrethit KukësInspektori i Larte i DrejtesiseKëshilli i Lartë GjyqësorMase disiplinore
I mëparshmi

Maqedonia e Veriut arreston ish-ministrin për tragjedinë e Koçanit

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica

Tjetri
KPA lë në fuqi sanksionin ndaj ish-këshilltarit ligjor, Selami Zalli

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.