AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia e Veriut arreston ish-ministrin për tragjedinë e Koçanit

Ndërsa vazhdojnë ende hetimet për zjarrin që ra në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, një gjykatë ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm për një ish-ministri dhe të disa ish-zyrtarëve të tjerë në lidhje me licencën që i është dhënë këtij klubi nate.

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
1 year më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Klubi i natës “Pulse” në Koçan pas zjarrit që ra aty në orët e para të së dielës. Foto”: Wikipedia.

Një gjykatë në Maqedoninë e Veriut të hënën në mbrëmje urdhëroi ndalimin për 48 orë të ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe shtatë të tjerëve, ndërsa vazhdojnë ende hetimet për zjarrin që ra në një klub nate në qytetin e Koçanit dhe ku mbetën të vdekur 59 persona.

Së bashku me Bekteshin, Gjykata Themelore në Koçan caktoi ndalimin e ish-shefit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, dhe të ish-shefit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.

Prokuroria e Shtetit po heton Bekteshin lidhur me licencën e klubit të natës “Pulse” në Koçan, i cili mori flakë në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Në një nga tragjeditë më të rënda që goditi vendin me pak më pak se 2 milionë banorë, të paktën 59 njerëz vdiqën dhe 155 u shtruan në spital pasi klubi i natës mori flak gjatë një koncerti hip-hop të mbushur me njerëz.

Autoritetet dyshojnë se licenca e klubit të natës, e cila e lejonte atë të qëndronte hapur pas mesnatës, e cila u lëshua më 13 mars të vitit të kaluar, ishte falsifikuar ose lëshuar në mënyrë korruptive.

Autoritetet kanë zbuluar se ndërkohë që ekziston një dokument licence me vulë dhe nënshkrime origjinale të ministrisë, ai nuk gjendet në regjistrin qendror të licencave.

Bekteshi drejtoi Ministrinë e Ekonomisë nga viti 2017 deri në qershor 2024, kur është dhënë licenca problematike e klubit.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toskovski tha të hënën se, së bashku me prokurorinë, ata janë duke hetuar disa institucione, duke përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe të Punëve të Brendshme, Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin e Punës, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe organe të tjera që kishin autoritet për të nënshkruar dokumente që lejuan funksionimin e klubit.

“Publiku do të tmerrohet… kur të shohë shumat për të cilat janë lëshuar dokumente të caktuara, në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe rregulloret që kanë të bëjnë me gjithçka që ka të bëjë me funksionimin normal të një klubi kabareje apo klubi nate”, u tha Toskovski gazetarëve.

Ai tha se prokuroria tashmë ka identifikuar rreth 20 të dyshuar dhe se numri i të dyshuarve mund të rritet.

Prokuroria bëri të ditur të martën se për të dhënë informacion është thirrur edhe kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, i cili dha dorëheqjen të hënën. Për momentin, ai nuk është i dyshuar.

Etiketa: Bekim MaksutiGoran TrajkovskiKoçanKreshnik BekteshiLjupço PapazovMaqedoni e VeriutPance ToskovskiPulseZjarr
Tjetri
KLP shkarkon prokurorin Shkëlqim Kokona për shkelje të përsëritura

ILD kërkon “vërejtje publike” për gjyqtaren e Kukësit, Ajshe Xhafa

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.