AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tenderi i komisariateve: Deputeti Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë dërgohen në gjykim

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të kalojë për gjykim çështjen penale në ngarkim të deputetit socialist, Plarent Ndreca dhe të 15 zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë të disa instititucioneve, të akuzuar për abuzime me tenderat e projektimit të komisariateve të policisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:23 | 20/03/2025
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plarent Ndreca pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme vendosi të enjten më 20 mars të pranojë kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të një grupi zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të disa institucioneve, që akuzohen se nën udhëheqjen e deputetit socialist, Plarent Ndreca favorizuan në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë.

Në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar penale, Ndreca mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Vendimi për kalimin e çështjes në gjykim u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila i ka vlerësuar të mjaftueshme hetimet e prokurorisë.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, bashkëpunuan në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike.

Përveç Ndrecës, në listën e të akuzuarve janë dhe anëtarët e njësisë së prokurimit, Denisa Skënderaj, Lira Kolasi dhe Blendi Kovi; anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Lindita Mukaj, Ferdinant Tarazhi, Silva Dauti, Grida Isufi, Deni Klosi, e Jonarda Qurku; anëtarja e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, Julia Hysa, si dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë si Elora Kokalari dhe Aida Shehi, që akuzohen se kanë kontribuar në devijimin e procedurave ligjore.

Prokuroria po ashtu akuzon anëtarët e një komisioni për marrjen në dorëzim të projektit, se kanë nënshkruar procesverbale të rreme. Anëtarët e këtij komisioni janë të pandehurit Emiliano Mehmeti, Klejdi Meço dhe Erand Rrobaçi.

Të pandehurit, të udhëhequr nga Ndreca, akuzohen se kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit.

Ministria e Brendshme në kontratën “Studimi dhe Projektimi i disa objekteve të Policisë së Shtetit” kishte caktuar një vlerë totale prej 54,2 milionë lekësh pa TVSH për katër objekte policore. Por kjo vlerë u ndryshua duke zvogëluar numrin e objekteve në 2 dhe reduktuar vlerën në 34,2 milionë lekë. Prokuroria vlerëson se kjo u bë për të favorizuar fituesin.

 

Etiketa: Aida ShehiBlendi KoviDenisa SkënderajElora KokalariElsa UlliriGjon RadovaniGjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitJonarda QurkuLira KolasiPlarent NdrecaSPAK
I mëparshmi

Deputeti Qani Xhafa çohet në gjyq për drejtim të parregullt të makinës

Tjetri

Serbia zemërohet nga Marrëveshja e Mbrojtjes mes Kroacisë, Shqipërisë e Kosovës

Tjetri
Serbia zemërohet nga Marrëveshja e Mbrojtjes mes Kroacisë, Shqipërisë e Kosovës

Serbia zemërohet nga Marrëveshja e Mbrojtjes mes Kroacisë, Shqipërisë e Kosovës

edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.