AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Partitë angazhohen për etikë në fushatat dixhitale

Përfaqësues të partive politike në vend firmosën të martën pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ‘Kodin e Etikës për Fushatat Dixhitale’, duke u angazuar për transparencë, integritet dhe luftë kundër dezinformimit në fushatat online për zgjedhjet.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
1 year më parë
në Lajme, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Senca e nënshkimit të kodit vetrregullues të etikës nga partitë politike | Foto: Nensi Bogdani

Angazhimi i marrë nëpërmjet këtij kodi parashikon një fushatë me reklama që nuk cenojnë integritetin apo përhapin informacione të pavërteta për kundërshtarin politik dhe çdo grup të shoqërisë, si dhe një fushatë transparente me sponsorizime dhe financime të deklaruara, etj..

Kodi u firmos nga dy partitë e mëdha që dominojnë fushatën elektorale, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dhe parti të vogla e të reja që janë regjistruar në këto zgjedhje si, Partia e Lirisë, Partia Mundësia, Nisma Thurje, Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi vlerësoi angazhimin e partive politike për vetrregullim dhe kërkoi që dokumenti të mos mbetet vetëm formal, por të zbatohet dhe të nxisë një sjellje të përshtatshme të liderëve të politikës për një garë elektorale të drejtë dhe të ndershme.

“Ne nuk mund të bëhemi hipokritë të mos pranojmë realitetin”- tha ai duke shtuar se “duke qenë një angazhim vullnetar ajo që mund të bëjë KQZ është sjellja në vëmendje e këtij dokumenti”.

Toni Gogu nga PS-ja tha se kodi përputhej me vlerat e familjes së tij politike, ndërsa Albana Vokshi nga PD-ja u shpreh skeptike për zbatimin e tij nga socialistët dhe e quajti dokumentin si të pamjaftueshëm për të garantuar zbatimin e parimeve etike në praktikë.

“PS ka përdorur administratën për të bërë ‘like’ dhe ‘share’”- tha ajo duke kërkuar nga KQZ që të merrte masa në rast të shkeljes së kodit.

Edhe përfaqësuesit e partive të vogla shprehën rezerva për zbatimin e këtij kodi duke sjellë në vëmendje thyerjen e parimeve dhe standardeve që parashikohen në të nga partitë e mëdha politike.

Pranimi i rregullave të etikës në fushatën online erdhi pas një konsultimi të gjërë mes partive dhe shoqërisë civile me nxitjen e Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (International IDEA), Instituti Demokratik Amerikan (NDI) dhe Qendra për Sundimin e Ligjit pranë Universitetit të Helsinkit.

Në mënyrë vullnetare partitë nënshkruese zotohen që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të ruajnë integritetin e zgjedhjeve duke zbatuar rregulla dhe parime për fushatë të ndershme dhe transparencë financiare.

Po ashtu pranojnë se do të bëjnë një fushatë që nxit diskurs politik gjithëpërfshirës duke mos prodhuar apo shpërndarë deklarata me paragjykime diskriminuese ndaj grupeve të caktuara për shkak të gjinisë, origjinës racore ose etnike, fesë, besimit, aftësisë së kufizuar, moshës ose orientimit seksual.

Partitë angazhohen të mos nxisin dhunë, të mos shpërndarjen informacione të pasakta në lidhje me procesin zgjedhor, të mos prodhojnë e shpërndajnë përmbajtje keqinformuese duke përdorur Inteligjencën Artificiale, llogari të rreme apo bot-e automatike për të manipuluar opinionet e zgjedhësve, etj..

Angazhimet parashikojnë edhe transparencë politike ku përfshihet mospërdorimi i reklamave politike të sponsorizuara nga interesa të padeklaruara dhe mosangazhimi i palëve të treta ndërmjetëse për dhënie mesazhesh për fushatë ku nuk identifikohet burimi ose sponsorizuesi i mesazhit.

Partnerët nxitës të këtij kodi etike vlerësojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rol vendimtar në monitorimin e reklamave politike, duke përfshirë edhe reklamat online, në kuadrin e garantimit të integritetit të zgjedhjeve.

Etiketa: Albana VokshiIlirian CelibashiKomisioni Qendror i ZgjedhjeveLëvizja BashkëNisma ThurjePartia DemokratikePartia e LirisëPartia MundësiaPartia SocialisteShqipëria BëhetToni GoguZgjedhjet parlamentare
Tjetri
Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë

Erjon Veliaj kontraktoi avokat amerikan me 2000 USD ora e punës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.