AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përplasja për pronat në resortin e shpallur investim strategjik, policia shoqëron 6 banorë të Rrjollit

Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë u përpoqën të pengojnë fillimin e punimeve të një resorti, në pronësi të kompanive të vëllezërve Ulaj, i shpallur investim strategjik nga qeveria, pasi akuzojnë se u ka përvetësuar padrejtësisht pronat. Pas ndërhyrjes së Policisë së Shkodrës 6 prej tyre u shoqëruan.

Emi KalajangaEmi Kalaja
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përplasja e policisë dhe banorëve në Rrjoll. Foto:Emi Kalaja

Disa dhjetëra banorë të fshatit Rrjoll në Velipojë u përplasën të mërkurën me policinë në afërsi të një zone 2.2 kilometra nga fshati ku filluan punimet për resortin turistik Blue Borgo, i cili ka marrë statusin e investimit strategjik nga qeveria në mbledhjen e 30 dhjetorit 2024.

Banorët e zonës kërkuan ndalimin e punimeve deri në sqarimin e statusit të pronës që ata pretendojnë se po u përvetësohet përmes dokumenteve të falsifikuara.

“Kam 400 dynym tokë me dokumente të rregullta, me vendime gjykate të vitit 1996 dhe 2008. Askush nuk më ka thënë se prona ime është marrë. Para një jave, më njoftuan se po punohej në tokën time,” thotë Ndue Shullani, një prej banorëve protestues.

Për shkak se banorët tentuan të kalonin kordonin e policisë dhe të pengonin punimet, forca të policisë përfshi ato të ndërhyrjes së shpejtë shoqëruan 6 prej tyre. Në videot e bëra publike nga banorët shihet policia, më e shumtë në numër se protestuesit, të shoqërojë disa prej tyre.

Kryeplaku i fshatit Rrjoll Lucë Toli, tha për medias se shoqërimi i banorëve dhe ndërhyrja e policisë ishte e padrejtë. Ai tha se ata kërkonin të sqaroheshin mbi statusin e pronës, që sipas tij u përket banorëve. “Shoqëruan rreth 6-7 banorë. Ndërkohë punimet vazhdojnë atje pa i dhënë llogari kujt”, tha Toli, që shtoi se as policia dhe as kompania nuk kishin paraqitur letra.

Banorët thonë se një person i panjohur në zonë, i identifikuar prej tyre si Fatmir Shpellza paraqitej si pronarë i 1500 dynymëve, përfshi edhe zonën ku po investohet. Ata thonë se kanë dokumente që toka është në pronësi të 60 familjeve nga fshati që prej vitit 1920. “Unë dua të ballafaqohem me letrat e personit. Është transferuar prona, është marrë në mënyrë të dyshimtë. Nuk e njohim këtë person, del me 1500 dynym tokë. E di Fatmir Shpellza me kë e ka bërë”, tha Prek Molla, banor i zonës.

Për arrestimin e banorëve reagoi kryetarja e Partisë Demokratike në Shkodër, e cila kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre. “E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe nuk mund të pengohet nga askush, e aq më pak nga policia e shtetit. Këta banorë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa dialogun dhe njohjen me faktet dhe pretendimet e tyre nga organet ligjzbatuese”, deklaroi Eliona Shkreli.

Resortin turistik Blue Borgo po ndërtohet nga kompania Gener 2 dhe Aba Blue Bongo, edhe kjo në pronësi të vëllezërve Ulaj. Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe do të ndërtojë mbi një sipërfaqe prej 147 hektarësh në bregdetin mes Rana e Hedhun dhe Velipojës. Sipërfaqja e zënë nga investimi është në kategorinë e peizazheve të mbrojtura.

Të ashtuquajturat investime strategjike kanë hasur edhe më herët kundërshti të banorëve kryesisht për shkak të konfliktit të pronësisë. Kompania Gener 2 dhe Fatmir Shpellza nuk qenë të arritshëm për koment.

Etiketa: Eliona ShkreliFatmir ShpellzaInvestim strategjikPoliciaPrek MollaRana e HedhunRrjollShkodërUlajVelipojës
Tjetri
‘Genocid ndaj popullsisë’ : Pesticidet kancerogjene të ndaluara në Europë tregtohen në Shqipëri

‘Genocid ndaj popullsisë’ : Pesticidet kancerogjene të ndaluara në Europë tregtohen në Shqipëri

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.