AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Autoritarizmi është rreziku më i madh ekonomik i Turqisë

Më shumë se një kryetar bashkie tepër popullor, Ekrem İmamoğlu është një simbol kombëtar i pluralizmit politik dhe mundësisë demokratike që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar të shtypë. Duke pasur parasysh gjendjen e pasigurt të ekonomisë turke, arrestimi dhe burgimi i tij i papritur mund të jenë pika e fundit që derdhi gotën.

Şebnem Kalemli-ÖzcanngaŞebnem Kalemli-Özcan
1 year më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga protestat e fundit në Turqi. Foto: Wikipedia.

Dymbëdhjetë vjet më parë, publikova një koment që pyeste: “Pse po rebelohet Turqia?” Demonstruesit kishin vërshuar në rrugët e Stambollit për të mbrojtur Parkun Gezi nga shndërrimi i tij në një qendër tregtare. Sot, ata janë rikthyer, jo për pemët apo hapësirat e gjelbra, por si përgjigje ndaj kulmit të paligjshmërisë dhe autoritarizmit zvarritës prej vitesh. Atëherë, njësoj si tani, protestat pasqyrojnë një zhgënjim të thellë dhe në rritje me shkatërrimin e vazhdueshëm të institucioneve demokratike të Turqisë.

Javën e kaluar, kryebashkiaku i Stambollit Ekrem İmamoğlu – i cili ka mundur dy herë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet në zgjedhjet lokale – u arrestua në ditën kur pritej të shpallte kandidaturën e tij në garën presidenciale të vitit 2028. Akuzat ndaj tij, përfshirë ryshfet dhe shpërdorim detyre, janë denoncuar si të motivuara politikisht. İmamoğlu shihet gjerësisht si sfiduesi më i besueshëm i presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe liderët e opozitës argumentojnë se arrestimi i tij i papritur nuk është rastësi.

Publiku u përgjigj me zemërim. Protestat shpërthyen në të gjithë vendin, nga Stambolli dhe Ankaraja në Izmir, Konya, Dijarbakır dhe më gjerë. Për shumë nga milionat që i janë bashkuar demonstratave, kjo nuk ka të bëjë më me një njeri apo një vendim gjykate. Bëhet fjalë për një sistem politik që e ka humbur legjitimitetin. Pyetja që tani bën jehonë në të gjithë Turqinë është nëse rrëshqitja e vendit në autoritarizëm më në fund ka arritur në një pikë pa kthim.

Për ata që kujtojnë protestat e Gezi 2013, imazhet janë të njohura: gaz lotsjellës në rrugë, brohoritje në sheshet e qytetit, policia rrethon gjykatat dhe universitetet. Këtë herë, megjithatë, ekonomia është në qendër të trazirave. Në vitin 2013, Turqia konsiderohej ende një histori suksesi ekonomik në zhvillim. Rritja ishte e madhe, inflacioni vërtitej rreth 6% dhe lira ishte e qëndrueshme. Qeveria e AKP-së, ende me besueshmërinë e reformave të mbështetura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në fillim të viteve 2000, fitoi respekt nga tregjet dhe investitorët e huaj.

Por ky imazh tashmë nuk është më. Në vitin 2025, rritja është më e ulët dhe inflacioni mbetet në nivele dyshifrore, pavarësisht kthimit të fundit të bankës qendrore në politikën monetare ortodokse. Ndërsa një pjesë e kapitalit të huaj që u humb gjatë shumë viteve keqmenaxhimi ekonomik filloi të rikthehej përsëri vitin e kaluar, arrestimi i İmamoğlu ka shkatërruar përsëri besimin e investitorëve. Lira ka rënë dhe primi i rrezikut i Turqisë është rritur.

Ashtu si në vitin 2013, mesazhi më i thellë i protestave të vazhdueshme është i qartë: performanca ekonomike është e pandashme nga shëndeti institucional. Mund të kesh teknokratë kompetentë në bankën qendrore dhe në ministrinë e financave, por nëse gjyqësori është i politizuar, medias i mbyllet goja dhe institucionet akademike nën rrethim, ata “të rritur në dhomë” nuk mjaftojnë. Investitorët e huaj dhe vendas e vlerësojnë rrezikun politik si rrezik ekonomik, gjë që rrit koston e kapitalit.

Vetëm zgjedhjet konkurruese dhe teknokratët kompetentë nuk e mbështesin një demokraci. Institucionet po. Dhe kur shteti i së drejtës gërryhet, disidenca heshtet dhe universitetet dhe mediat humbasin pavarësinë e tyre, ekonomia gjithashtu do të lëkundet.

Burgimi i İmamoğlu mund të jetë pika e fundit që derdhi vazon për turqit që e kuptojnë këtë lidhje midis institucioneve dhe stabilitetit ekonomik. Më shumë se një kryetar bashkie popullor, İmamoğlu është një simbol kombëtar i pluralizmit politik dhe mundësisë demokratike. Fitoret e tij gjithëpërfshirëse në Stamboll pasqyruan një dëshirë me bazë të gjerë për ndryshim dhe largimi i tij tani sinjalizon se regjimi i Erdoganit nuk është i gatshëm të lejojë që ky ndryshim të ndodhë me mjete demokratike.

Ajo që e bën këtë moment edhe më domethënës se Gezi është përmasat dhe diversiteti i rezistencës. Ndërkohë që protestat e vitit 2013 u nxitën kryesisht nga rinia laike dhe urbane, protestat e sotme përqafojnë ndasitë sociale, të brezave dhe ideologjike. Studentë, punëtorë të sindikalizuar, pronarë biznesesh të vogla, të rinj konservatorë, liberalë, të moshuar dhe kurdë po marshojnë së bashku nën thirrjen unifikuese: “Hak, hukuk, adalet” (“Të drejta, ligj, drejtësi”). Kauza e tyre shkon përtej İmamoğlu. Ata po protestojnë kundër keqpërdorimit të qëllimshëm të institucioneve shtetërore për kriminalizimin e disidencës dhe rrënjosjen e pabarazisë ekonomike.

Kur drejtësia politizohet, kundërshtarët bëhen tradhtarë dhe ata që janë në linjë me regjimin lulëzojnë ndërsa zërat e pavarur ndëshkohen dhe margjinalizohen. Çështjet strukturore – si femicidi, pabarazitë arsimore, heqja e të drejtave të të rinjve – mbeten të patrajtuara, sepse burimet publike janë devijuar drejt rishkrimit të historisë dhe shpërblimit të besnikëve.

Kjo duhet të shqetësojë jo vetëm qytetarët turq, por edhe aleatët e vendit – veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, paralelet me administratën e presidentit Donald Trump është e vështirë të shpërfillen. Ndryshe nga shumë vende demokratike evropiane, udhëheqësit e të cilave e dënuan me shpejtësi burgosjen e İmamoğlu, reagimi i SHBA-së ndaj erozionit të institucioneve demokratike në një shtet anëtar të NATO-s me 85 milionë banorë ka qenë i heshtur.

Më keq akoma, modele të njohura për ata që kanë jetuar në Turqi gjatë dekadës së fundit po shfaqen në SHBA. Administrata Trump ka synuar vazhdimisht institucionet e dijes, veçanërisht universitetet. Për shkak se votuesit e arsimuar në universitet shpesh anojnë nga opozita (demokratët), akademia është bërë një kok turku. Sulmet ndaj lirisë akademike, refuzimi i shkencës dhe promovimi i teorive konspirative janë të gjitha pjesë e kalbëzimit institucional që Turqia ka dëshmuar që nga viti 2013.

Qoftë nëse bëhet fjalë për mohimin e lidhjes së mirë-dokumentuar midis normave të interesit dhe inflacionit (siç ka bërë Erdogan) ose hedhjen poshtë të shkencës së klimës, rishkrimin e historisë së 6 janarit dhe përhapjen e dezinformatave rreth COVID-19 (siç ka bërë Trump), sulmet ndaj së vërtetës janë thelbësore për sundimin autoritar. Universitetet nuk janë vetëm qendra të nxëni; ata janë rojtarë të arsyes publike, pa të cilën prishet demokracia.

Turqia nuk është ende një demokraci e dështuar, por në mënyrë të rrezikshme është pranë shndërrimit në një të tillë. Nëse ajo do të kthehet në rrugën e reformës institucionale apo do të vazhdojë zbritjen e saj drejt autoritarizmit, kjo do të varet nga zgjedhjet e bëra në ditët në vijim. Komuniteti ndërkombëtar – veçanërisht SHBA-ja – duhet t’i kushtojë vëmendje, jo vetëm për shkak të rëndësisë gjeopolitike të Turqisë, por edhe sepse lufta që shpaloset në rrugët e saj midis studentëve dhe forcave të sigurisë pasqyron një betejë globale midis demokracisë dhe armiqve të saj.

Demokracitë rrallë vdesin papritur. Shkatërrimi i tyre është kulmi i një procesi të karakterizuar nga ndjekje politike, burgosje ose skualifikim i kundërshtarëve, kriminalizim i protestës, marrje nën kontroll e universiteteve dhe heshtje e atyre që e dinë më shumë. Për të parafrazuar Dylan Thomas, turqit po tregojnë se ata nuk do të lejojnë t’i marrë para lehtësisht rryma e asaj nate autoritare.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  Authoritarianism Is Turkey’s Biggest Economic Risk

Etiketa: Ekrem ImamogluProtestaRecep Tayyip ErdoganRexhep Tajip ErdoganTurqi
Tjetri
‘Ëndrra europiane’: Si po e përdor Edi Rama integrimin në BE si kartë elektorale

Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.