AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA dëgjon parashtrimet në çështjen e prokurorit Afrim Shehu

SPAK u qëndroi shkaqeve të ngritura në ankimin për pasurinë e prokurorit Afrim Shehu dhe kërkoi shkarkimin e tij për problemet e konstatuara në këtë kriter, ndërsa u tërhoq nga shkaqet e lidhura me aspektin profesional. Prokurori Shehu pretendoi se kishte provuar ligjshmërinë e burimeve financiare të pasurive dhe shpenzimeve.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
22:16 | 02/04/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Afrim Shehu pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 2 prill me parashtrimet lidhur me shkaqet e ngritura në ankimin e ish-Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu. Ankimi u bazua në në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, që e cilësoi vendimin e KPK të paqartë dhe evidentoi nevojën e kontrollit në Kolegj.

Prokurori Afrim Shehu u konfirmua në detyrë më 15 maj të vitit të kaluar. Gjatë seancës dëgjimore në KPK ai u përball me pyetje për një bilanc negativ në vlerë të konsiderueshme, të konstatuar para dhe pas fillimit të detyrës. Megjithatë, Komisioni i gjeti bindëse shpjegimet e Shehut dhe e la atë në detyrë.

Afrim Shehu ka punuar si oficer i Policisë Gjyqësore dhe si avokat përpara se të emërohej prokuror i Republikës së Shqipërisë në vitin 2009. Për gati një dekadë ai punoi si prokuror pranë Prokurorisë së Durrësit, ndërsa në qershor të vitit 2023 u transferua në Prokurorinë e Tiranës përmes procedurës së lëvizjes paralele.

Megjithëse Ballhysa ngriti shkaqe për pasurinë dhe aspektin profesional, prokurori Klodian Braho, i cili përfaqësoi të mërkurën drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se u qëndronin vetëm pretendimeve për pasurinë.

Sipas Brahos, subjekti nuk ka arritur të vërtetojë barrën e provës për një apartament të fituar me kontratë sipërmarrje të vitit 2003. Si burime krijimi të kësaj pasurie subjekti ka deklaruar të ardhurat nga paga si oficer i policisë gjyqësore dhe ushtrimi profesionit të avokatit, të ardhura nga emigrimi dhe interesat nga ish-firmat piramidale, një hua, si dhe dhuratë nga vëllai në Angli në masën 10 mijë euro, që i janë depozituar në llogarinë e tij në bankë.

Shehu ka deklaruar se ka siguruar të ardhura nga puna si avokat vlerën prej rreth 2.5 milionë lekësh, por sipas ankimit, shuma e konfirmuar nga institucionet zyrtare që përmbush standartin për tu quajtur e ligjshme është në masën rreth 956 mijë lekë. Për dhurimin nga vëllai, konstatohet se ajo vlerë është investuar në depozitë dhe nuk mund të ketë shërbyer për të shlyer këstin e parë të apartamentit. Lidhur me huanë 4000 dollarë e pretendyar se është marrë në vitin 2003 cash, si pjesë e një huaje më të madhe në vlerën 23 mijë dollarë të marrë nga bashkëshortja në 2005-ën, u evidentua se është deklaruar si burim gjatë hetimit administrativ. Ndërkohë huaja e marrë prej bashkëshortes është deklaruar si burim krijimi për një tjetër pasuri. Situatë e ngjashme konstatohet dhe për të ardhurat nga emigracioni, që nuk janë shënuar si burim në deklaratën veting, si dhe nuk provohen me dokumentacion ligjor.

Bazuar në këto rrethana, Braho deklaroi se mbeten të paprovuara burimet financiare të ligjshme të apartamentit të porositur në vitin 2003.

Parashtrimet e prokurorit Shehu u paraqitën në Kolegj nga avokatja Romina Zano. Edhe vetë subjekti dha në fund të seancës shpjegime të përmbledhura lidhur me burimet e pasurive të trajtuara në ankim.

Avokatja Zano kundërshtoi moskonsiderimin në ankim të vlerave të deklaruara si burime për pagesën e çmimit të apartamentit, duke argumentuar se subjekti nuk ka deklaruar burimet për çdo këst, por i ka deklaruar për gjithë pagesat e kryera në vitin 2004.

Për vlerën e dhuruar nga vëllai të deklaruar si burim për blerjen e apartamentit të porositur në vitin 2003, avokatja Zano theksoi se shuma ishte depozituar në bankë në llogarinë e subjektit. Zano solli në vëmendje dhe faktin se ky transaksion ishte kryer para fillimit të detyrës nga ana e Shehut. Për një pasaktësi në deklaratën veting, subjekti tha se ishte e karakterit formal dhe se vlera e dhuruar nga i vëllai, i plotëson kushtet të konsiderohet e ligjshme.

Për të ardhurat nga puna si avokat, Zano konstatoi se në shumën e deklaruar nga subjekti bëjnë pjesë dhe ato të punës jashtë orarit, për të cilat pretendohet në ankim se nuk janë paguar detyrimet tatimore. Ajo nënvizoi se me provat e dorëzuara, provohet se subjekti ka përfaqësuar një numër të konsiderueshëm të klientëve të zyrës së avokatisë, ku vetëm nga katër prej tyre është arkëtuar vlera prej rrreth 4.2 milionë lekësh. Sipas Zanos, provohet se zyra e avokatisë ka pasur xhiro më të madhe nga sa ka deklaruar, por se kjo nuk mund të sjellë penalizim për subjektin.

Për të ardhurat nga emigracioni u pretendua se është paraqitur dokumentacion që vërteton se në një prej ish-firmave piramidale janë depozituar kursimet menjëherë sapo është kthyer nga emigracioni dhe është përfituar më pas shuma prej 873 mijë lekësh. Kjo e dhënë u cilësua si një provë që vërteton deklarimin e subjektit për posedimin faktik të këtyre të ardhurave dhe ligjshmërinë e krijimit të tyre.

Zano dhe subjekti kërkuan konsiderimin e huasë 4000 dollarë në analizën e apartamentit të porositur në 2003-in. Ata sollën në vëmendje se huaja në vlerën 23 mijë dollarë dhe burimi i ligjshëm i kësaj shume janë pranuar dhe nga vetë ish-Komisioneri Publik. Po ashtu, u evidentua se në vitin 2005 është dërguar nga huadhënësi në llogarinë bankare vlera prej 15 mijë e 286 euro, ndërsa shuma prej 4000 dollarë është marrë cash në vitin 2003. Si argument u soll fakti se nga përllogaritja e këtyre dy vlerave, sipas kursit të këmbimit, del se është e barabartë me shumën e huasë prej 23 mijë dollarësh, e përshkruar në kontratën e huasë.

Për mosdeklarimin e gjendjes cash në vlerën rreth 4.8 milionë në vitin 2004 kur ka plotësuar deklaratën e pasurisë në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore, subjekti parashtroi se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së trajnimit dhe të njohurive për deklarimin e pasurisve. Por u pretendua se posedimi kësaj vlere nuk është kundërshtuar as nga ish-Komisioneri Publik.

Shehu kërkoi që të konsiderohen në analizën financiare këto të ardhura si burime të ligjshme.

Për blerjen e një apartamenti tjetër me sipërfaqe 96.5 m2 në vitin 2016, Shehu ka deklaruar si burime të ardhurat nga shitja e apartamentit të mëparshëm, një llogari kursimi në emër të bashkëshortes, një hua që është pretenduar se është shlyer totalisht me të ardhurat nga shitja e shtëpisë, si dhe kursime ndër vite.

Brahoi evidentoi se subjekti nuk ka provuar të kundërtën e barrës së provës lidhur me pamundësinë e huadhënësit. Për të ardhurat nga shitja e apartamentit të mëparshëm, prokurori Braho solli në vëmendje pamundësinë financiare për krijimin e asaj pasurie. Për rrjedhojë, vlerësohet se të ardhurat nga shitja e apartamentit nuk plotësojnë kushtin për t’u konsideruar të ligjshme.

Sipas prokurorit Braho, nga analiza në vite rezulton se pamundësia financiare është ndjeshëm më e madhe nga ajo e konstatuar prej Komisionit në masën 3.1 milionë lekë.

Në përfundim, Braho u shpreh se edhe sipas pamundësisë përfundimtare të konkluduar në KPK, diferenca negative i kalon kufijtë e proporcionalitetit dhe standartit të vendosur në jurisprudencën e Kolegjit. ai kërkoi ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin nga detyra të prokurorit Afrim Shehu.

Po ashtu, Braho konstatoi se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm dhe për një garazh me dy vende parkimi. Subjekti ka deklaruar si burime krijimi të kësaj pasurie të ardhurat ndër vite të tij e të bashkëshortes, por sipas ankimit rezulton pamundësi financiare.

Subjekti kërkoi që të konsiderohen në analizë dhe një dhurim nga babai i bashkëshortes, i deklaruar në deklaratën para fillimit të detyrës në vitin 2009. Sipas tij, vërtetohet me dokumentacion se vjehrri ka emigruar në Greqi në vitin 2000 dhe se vlera e dhuruar në 2009-ën në shumën 9000 euro është kryer me transaksion bankar.

Shehu kërkoi që të ardhurat e tij të llogariten të plota, ashtu si ka vlerësuar dhe Komisioni.

Zano deklaroi se provohej dhe mundësia e huadhënësit tjetër që nuk konsiderohet nga SPAK, duke argumentuar se burim i asaj vlere kanë qenë të ardhurat e një tjetër personi që jetonte dhe punonte në Angli.

Sipas subjektit, burimet për të cilat pretendohet në ankim se përbëjnë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, krijojnë diferenca negative të palogjikshme, duke nxjerrë pamundësi më të mëdha nga vlera reale e pasurive. Shehu solli në vëmendje të Kolegjit se huatë nuk llogariten në hyrje, ndërkohë që konsiderohen në dalje, duke krijuar gjendje negative.

Subjekti vërejti se KPK me të drejtë i ka pranuar këto burime në analizën financiare, pasi janë të gjurmueshme dhe të provueshme me dokumentacion të kohës, kohë para se të miratohej legjislacioni për vetingun e magjistratëve.

Mirëpo, sipas Shehut, nuk qëndrojnë as diferencat negative të konstatuara nga Komisioni para dhe gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës. Ai nënvizoi se ato kanë rezultuar si pasojë e moskonsiderimit të të ardhurave nga avokatia dhe vlerës së dhuruar nga vjehrri. Prej mbrojtjes u pretendua se nëse këto shuma do të konsideroheshin, atëherë pamundësia mbetet e tillë që është proporcionale dhe me praktikën e vendosur nga Kolegji e që nuk mund të sjellë penalizim. Në përfundim, prokurori Afrim Shehu kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë.

Kolegji konstatoi se ishin depozituar dy denoncime të reja, por u konstatua se nuk kishin të dhëna për çeljen e hetimit adminsitrativ.

Në përfundim, trupi gjykues i KPA vendosi të çeli hetimin, administroi 72 akte në cilësinë e provës dhe mbylli hetimin gjyqësor. Seanca u shty për më datë 22 prill, në orën 11:30, kur do të paraqiten konkluzionet përfundimtare.

 

 

Etiketa: Afrim ShehuFlorian BallhysaKlodian BrahoKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëRomina Zano
I mëparshmi

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Hysni Mulaj

Tjetri

Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale

Tjetri
Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale

Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.