AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon gjykimin e Ilir Beqajt për abuzimet me fondet e ndihmës nga BE

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj ish-deputetit socialist Ilir Beqaj dhe 10 të pandehurve të tjerë, për aferën korruptive me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive, në kohën kur ai drejtonte SASPAC.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilir Beqaj duke hyrë në SPAK | Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën më 2 prill, paraqitjen në gjykatën respektive të kërkesës për gjykimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me një prej çështjeve penale në të cilat është marrë i pandehur – atë të aferës me milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, përmes një skeme korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive, në kohën kur drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC. Po ashtu, kërkohet edhe gjykimi i tetë personave të tjerë dhe dy shoqërive tregtare, të akuzuar si të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

Përgjimet e kryera nga SPAK në vitin 2023 për kontratën koncesionare të check up-it, e ashtuquajtur “kontroll shëndetësor falas”, zbuluan skemën e dyshuar të korrupsionit dhe pastrimit të parave duke keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian, në krye të së cilës qëndronte ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe miku i tij i hershëm, Ermal Kurtulaj.

Në atë kohë Beqaj drejtonte, SASPAC që kishte si funksion menaxhimin me efikasitet të fondeve të donatorëve, ndërsa Kurtulaj ishte koordinator i programit EUSAIR Facility Point, të financuar nga Bashkimi Evropian. Kurtulaj është emëruar në këtë pozicion nga Beqaj, në maj të vitit 2022.

Kur ishte ministër, Beqaj nënshkroi një sërë kontratash koncesionare kontroverse në sektorin e shëndetësisë. Ai i’a doli t’u shmangej përgjegjësisë penale për vite me radhë për këto afera deri në mars 2024, kur SPAK përfundoi hetimet për kontratën e sterilizimit dhe i njoftoi akuzën e shpërdorimit të detyrës. Megjithatë, ish-deputeti socialist sipas SPAK vijoi të kryente paligjshmëri dhe kur ishte marrë i pandehur dhe po hetohej në gjendje të lirë për koncesionin e sterilizimit. Ai u vendos në pranga më 4 korrik të vitit të kaluar për abuzimet me fondet e BE-së.

SPAK e akuzon Beqajn për korrupsion, shkelje të barazisë në tenderë në lidhje me disa procedura prokurimi të kryera nga SASPAC, si dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private në restorantin Gzona, që gjendet në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës – zonë historike e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanit dhe kulinarisë.

Aktualisht restoranti Gzona është në pronësi të kompanisë “Albanian Food and Hospitality Lab”, e themeluar në janar të vitit 2019 nga bashkëshortja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Adriana beqaj dhe Arti Malaj. Në mars 2019, Adriana Beqaj i fali 35% të aksioneve ortakut të saj Malaj dhe në janar 2020 i shiti atij edhe 15% të aksioneve të mbetura. Në vitin 2022, kompania u shit tek Eduard Curraj, administrator i një distributori të madh farmaceutik, Delta Pharma.

Nga analizimi përgjimeve dhe provave të administruara në kompjuterin e Kurtulajt në të cilat pasqyrohen bilancet e restorantit Gzona, dëshmive të personave nën hetim dhe atyre të dyshuar se kanë dijeni mbi ngjarjen, të krahasuara dhe më të dhënat bankare e të institucioneve tatimore, dyshohet se një prej pronarëve fundorë të këtij aktiviteti është Ilir Beqaj, ndërsa bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj, shfaqet si ndihmësi i tij jo vetëm në punët e biznesit, por dhe të veprimtarisë politike. Beqaj dhe Kurtulaj i mohuan akuzat dhe apeluan atëherë masat e sigurimit “Arrest në burg” të caktuara ndaj tyre.

Në njoftimin e SPAK renditen gjashtë vepra penale për të cilat Ilir Beqaj akuzohet se i ka kryer në mënyrë të përsëritur. Ai është marrë i pandehur për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim, dy herë; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim në tetë raste; “Falsifikim i dokumentave” në bashkëpunim në nëntë raste; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda, dy herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim”, e kryer tre herë; si dhe për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer tre herë.

Ndaj Kurtulajt rëndojnë pesë prej gjashtë akuzuave për të cilat duhet të përgjigjet dhe Beqaj. Ndryshe nga ky i fundit, Kurtulaj nuk është marrë nën përgjegjësi penale për fshehje apo deklarim të rremë të pasurisë.

Nëntë të pandehurit e tjerë të përfshirë në mashtrime, falsifikime e korrupsion janë, Marinela Jazoj, Alfred Nikolla, Gazmend Haxhia, Elton Marini, Bjona Ziaj, Bledar Leka e Mira Topçiu, si dhe shoqëritë tregtare Landways International Sh.P.K. dhe Nine Service INT Sh.P.K..

Në kuadër të hetimeve pasurore, është vendosur nën sekuestro preventive mbi një apartament në Lungomarë në Vlorë, që dyshohet se është pasuri e fshehur e Beqajt, ndaj disa llogarive bankare të të pandehurve, 19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k., si dhe tre automjete.

Etiketa: Adriana BeqajAlbanian Food and HospitalityAlfred NikollaBashkimi EvropianBjona ZiajBledar LekaElton MariniErmal KurtulajFalsifikim i dokumentaveGazmend HaxhiaKorrupsioniMarinela JazojProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSASPACsekuestro preventive
Tjetri
Zgjidhet me kontestime kryetari i ri i KLGJ

KLGJ ‘ndëshkon’ me masa disiplinore dy gjyqtare

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.