AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ ‘ndëshkon’ me masa disiplinore dy gjyqtare

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi masën e pezullimit nga detyra për 6 muaj për gjyqtaren e Shkodrës, Arta Llazari, ndërsa gjyqtares së Kukësit, Ajshe Xhafa i dha “vërejtje publike”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:33 | 02/04/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e KLGJ-së gjatë votimeve për kryetarin dhe zv.kryetaren. Foto: Edmond Hoxhaj.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ caktoi të mërkurën më 2 prill masa disiplinore ndaj gjyqtares së Shkodrës, Arta Llazari dhe gjyqtares së Kukësit, Ajshe Xhafa.

Inspektori i Lartë i drejtësisë, ILD e filloi hetimin disiplinor ndaj gjyqtares Llazari bazuar në 11 ankesa për mospërmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale. Sipas ILD-së, gjatë hetimit administrativ janë evidentuar edhe fakte të tjera, konkretisht shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike e në mënyrë të vazhdueshme. Kjo situatë sipas ILD është thuajse e barabartë me mungesën e drejtësisë dhe u kërkua në përfundim shkarkimi nga detyra e gjyqtares Arta Llazari.

Gjyqtarja Llazari pretendoi se ka pasur ngarkesë të lartë në punë. Po ashtu, ajo parashtroi në seancat dëgjimore të mëparshme se kishte paraqitur, prova të reja duke këmbëngulur se mbështesnin pretendimet e saj.

Kërkesa e ILD u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që vendosi të mërkurën të rrëzojë kërkimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari, duke caktuar masën disiplinore të pezullimit nga detyra për gjashtë muaj.

Gjyqtarja Arta Llazari u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 13 shkurt 2023, ndërsa dy çështje të gjykuara prej saj u dërguan për verifikime të mëtejshme pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Llazari përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ushtron funksionin prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ajo ka punuar edhe si këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.

Hetimi disiplinor ndaj gjyqtares së Kukësit, Ajshe Xhafa është filluar me iniciativë prej ILD-së, bazuar në informacionin e pasqyruar në procesverbalin e një mbledhje të përgjithshme të gjyqtarëve të shtatorit 2024, kur janë zhvilluar debate mbi disa procese pune në gjykatë.

Përfaqësuesit e ILD parashtruan në seancat dëgjimore të mëparshme, se prej analizës së fakteve ka rezultuar se gjyqtarja Xhafa, në cilësinë e anëtares së trupit gjykues gjatë zhvillimit të një seance publike, ka shkelur rregullat e sjelljes me koleget e saj. Sjellja e Xhafës që ka vijuar gjatë gjithë seancës, vlerësohet prej ILD se ka cënuar besimin e palëve të pranishme në seancë tek drejtësia, se ka diskretituar pozitën dhe figurën e magjistratit, si dhe ka cënuar integritetin dhe reputacionin e gjykatës. Në përfundim, ILD konkludoi se sjellja dhe veprimet e gjyqtares Xhafa vlerësohen si shkelje e lehtë disiplinore dhe kërkoi që ti jepet “Vërejtje publike”.

Kur gjyqtarja Xhafa paraqiti parashtrimet e saj në seancat e mëparshme në KLGJ, evidentoi ndër të tjera dhe mungesën e eksperiencës, pasi është e re në detyrë. E pyetur nga anëtarët e Këshillit lidhur me rrethanat e debatit me koleget, nëse kishte kërkuar ose jo të tërhiqeshin në dhomë këshillimi, Xhafa konstatoi se ajo kishte qenë anëtare dhe se ishte kryesuesja e trupës që kishte përgjegjësi për të zbatuar procedurën. Xhafa deklaroi se kishte kërkuar kohë të njihej me dosjen dhe të caktohej një seancë tjetër, duke vlerësuar që të shqyrtonte legjislacionin dhe faktet ligjore të çështjes.

KLGJ e gjeti të drejtë kërkimin e ILD-së dhe vendosi të mërkurën në mënyrë unanime, të caktojë ndaj gjyqtares Xhafa masën disiplinore “Vërejtje publike”.

 

Etiketa: Ajshe XhafaArta LlazariGjykata e Rrethit KukësGjykata e Rrethit ShkodërInspektori i Larte i DrejtesiseKëshilli i Lartë GjyqësorMasa disiplinore
I mëparshmi

SPAK kërkon gjykimin e Ilir Beqajt për abuzimet me fondet e ndihmës nga BE

Tjetri

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Hysni Mulaj

Tjetri
Hysni Mulaj përmbys balancën negative pas riçeljes së hetimit

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Hysni Mulaj

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.