AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Profilet anonime targetojnë edhe drejtuesit e “Nisma Shqipëria Bëhet”

Një sërë faqesh anonime në Facebook, Instagram e TikTok janë profilizuar për sulme denigruese të financuara ndaj drejtuesve të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet – një fenomen që po dominon në këtë fushatë elektorale edhe ndaj partive të tjera të reja.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
10:08 | 04/04/2025
në Lajme, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Nisma Thurje, Endrit Shabani gjate një takimi me simpatizantë të tij. Foto: Facebook.

Një seri profilesh dhe faqesh anonime online kanë targetuar prej muajsh drejtuesin politik të Nisma Thurje, Endrit Shabani dhe atë të lëvizjes “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj, të cilat garojnë së bashku në një koalicion në zgjedhjet e 11 majit.

Profilet në Instagram, Facebook dhe TikTok kanë shpenzuar para për të etiketuar Shabanin si i mbështetur nga “Soros” dhe po ashtu etiketohet Lapaj. Profilet për etiketimet janë të ndryshme. Shabani  sulmohet në një profil që emërtohet “Nisma Shthurje” aktiv në Instagram dhe TikTok. Ndërkohë, sulmet ndaj Lapajt, përfshi pamje të krijuara me Inteligjencë Artificiale të përqafimeve të tij me kryebashkikakun Erion Veliaj gjenden në profilin në Tik Tok të emërtuar si “Patriot. Motion”.

Profilet janë anonime dhe pothuajse kanë të njëjtin stil, ndërsa në rrjet gjenden gjurmë të sponsorizimit të tyre edhe pse nuk mund të thuhet se sa është paguar.

Veç faqeve në rrjete sociale, Shabani është targetuar edhe nga një faqe online e prezantuar si faqe lajmesh në domain lajmetroc.al. Në një postim të saj, faqja etiketon dhe insinuon jo vetëm ndaj Shabanit, por edhe disa vajzave, një pjesë e tyre pa profil publik dhe të tjera pjesëtare të Nismës.

Faqja që është krijuar në mes të muajit shkurt është kryesisht e fokusuar në lajme të politikës dhe ka targetuar veç Nismës Thurje edhe Lëvizjen Bashkë dhe kandidatët e saj, duke përdorur po ashtu reklamim online të këtyre postimeve. Faqja që ka publikuar numër kontakti nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN për koment.

Kreu i “Nisma Thurje”, Endrit Shabani i tha BIRN se shumica e postimeve ishin shpifje dhe një pjesë, fyerje banale që merreshin me jetën private. Por ai këmbënguli se pas faqeve anonime fshiheshin struktura të organizuara dhe të mirëfinancuara.

“Ata kanë grafist, kanë staf që ne nuk e kemi për vete, kanë paguar dizajner që monton video që ne se kemi. Na monitorojnë gjithë kohës. Kështu pyetja është kush i ka këto para dhe çfarë interesi ka?”, i tha BIRN në një bisedë telefonike Endrit Shabani.

Shabani tha se logjikisht pas faqeve ishin konkurentë politikë, duke aluduar për partitë e vjetra apo eksponentë të dalë prej këtyre partive që kanë mundësi financiare. “Partitë nënshkruan kod etike për komunik mediatik, po këto parti alokojnë resurse, alokojnë fonde për të shpifur. Nuk e di kush e bën këtë kush i ka këto para dhe mendësi të të bërit politikë”, tha ai.

Sulmet ndaj drejtuesve të Nismës Shqipëria Bëhet përmes profileve anonime nuk janë të vetmet gjatë kësaj fushate elektorale. BIRN ka gjetur më herët faqe të ngjashme që sulmojnë Lëvizjen Bashkë dhe drejtues të saj, Agron Shehajn e Partisë “Mundësia” si dhe kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

 

Etiketa: Adriatik LapajEndrit ShabaniFacebookInstagramNisma ThurjeShqipëria BëhetSulme onlineTikTokZgjedhjet e 11 majit
I mëparshmi

Kush fshihet pas akuzave të PD se ‘Edi Rama zotëron një orë me vlerë 1.4 milionë euro’

Tjetri

Drejtuesi i SPAK i qëndron kërkimit për shkarkimin e prokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj

Tjetri
Drejtuesi i SPAK i qëndron kërkimit për shkarkimin e prokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj

Drejtuesi i SPAK i qëndron kërkimit për shkarkimin e prokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.