AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

“Nisma -Shqipëria Bëhet”: Oferta populiste që synon votuesit e zhgënjyer

Programi politik i “Nisma Shqipëria bëhet”, një koalicion mes dy politikanëve të rinj, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani, është një mozaik i politikave të majta, konservatore dhe nacionaliste, që po synon të tërheqë pas vetes votën e protestës ndaj partive tradicionale që kanë qeverisur vendin për më shumë se 3 dekada.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
06:55 | 05/04/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani. Foto: LSA.

“Shqipëria vlen më shumë se partia”, është slogani që shoqëron programin elektoral 20-faqësh të koalicionit “Nisma -Shqipëria bëhet” me protagonistë avokatin Adriatik Lapaj dhe drejtuesin e Nismës Thurje, Endrit Shabani.

Në mënyrë të përmbledhur, dokumenti ofron vizionin e tyre për një sistem të ri elektoral proporcional me lista të hapura, demokracinë direkte të vendimmarrjes me anë referendumeve dhe forcimin e shtetit ligjor. Programi prezanton gjithashtu synimin për forcimin e familjes, forcimin e arsimit, përcaktimin e një minimumi jetik si dhe taksën e sheshtë.

Nisma Thurrje është një parti politike e themeluar në vitin 2021 dhe në zgjedhjet e atij viti siguroi 10 mijë vota në rang kombëtar, por pa mundur të futet në parlament, ndërsa zgjedhjet vendore të vitit 2023 fitoi 5 mandate këshilltarësh bashkiakë.

Nga ana tjetër, “Shqipëria Bëhet” garon për herë të parë në zgjedhje, ndërsa drejtuesi i saj Adriatik Lapaj, i cili ka vendosur emrin e tij në fletën e votimit, duket se synon të ngjallë revoltën e qytetarëve ndaj dy partive të mëdha që kanë zotëruar skenën politike në Shqipërinë post-komuniste.

Për ekspertët, sfida e këtij koalicioni është tërheqja e votës së protestës në zgjedhjet e 11 majit.

Lutfi Dervishi, analist i politikës, e quan koalicionin “një nga prurjet më të zhurmshme në arenën politike” dhe programin e tyre, “një miks idealist mes reformimit kushtetues dhe retorikës nacionaliste”.

“Në aspektin ideologjik, programi i këtij koalicioni është një mozaik. Nga njëra anë, ai përqafon instrumente tipike të demokracive pjesëmarrëse (si referendumi dhe fuqizimi i qytetarit), që shpesh lidhen me ide të majta progresive,” tha Dervishi për BIRN.

“Nga ana tjetër, mbështet taksën e sheshtë, mbrojtjen e familjes tradicionale dhe diskursin për një shtet të fortë, elementë tipikë të një qasjeje më konservatore, pra të djathtë,” shtoi ai.

Për Dervishin, koalicioni “Nisma – Shqipëria Bëhet” nuk është ndoshta as i majtë dhe as i djathtë, “por më shumë një përzierje e kujdesshme që synon të kapë sa më shumë votues të zhgënjyer”.

Për Rigels Xhemollarin, drejtues i organizatës “Qendresa Qytetare”, shkrirja e ideve të majta dhe të djathta mes dy partive i ka dhënë natyrë socialdemokrate ofertës së tyre politike.

“I duhet ofertës politike 2025, si një alternative e re përkundrejt të vjetrës, si një mekanizëm presioni ndaj forcave tradicionale, por edhe si një alternativë me perspektivën për t’u rritur në objektiva dhe mbështetje pas zgjedhjeve të 11 majit,” tha Xhemollari për BIRN.

Ai veçon premtimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor si themelin e programit të këtij koalicioni. Gjithsesi për Xhemollarin, “sfida kryesore që ata kanë nuk është programi zgjedhor, por strategjia elektorale”.

“I japin identitet kauzës së përfshirjes së tyrë në politikë nga shoqëria civile, megjithëse personalisht nuk mendoj se problemi i shqiptarëve është sistemi zgjedhor, por ai politik,” theksoi Xhemollari.

“Ata nuk duhet të bëjnë gabimin e partive të reja në të kaluarën, që maksimizuan votën kombëtare dhe nuk e përkthyen atë në mandate parlamentare,” shtoi ai.

Edhe Dervishi sheh si sfidë përfaqësimin e tyre parlamentar më shumë se sa retorikën.

“Shqipëria vlen më shumë se partia” – një slogan i fortë, por që ka një problem: nuk mjafton për të ndryshuar Kushtetutën,” thotë ai, duke iu referuar premtimeve për ndryshim të sistemit elektoral, vendosjen e demokracisë direkte apo ashpërsimit të dënimeve ndaj korrupsionit, akte që kërkojnë 84 vota në parlament.

Metoda populiste

Me një strukturë të ngjashme fjalish, Lapaj e ka ndërtuar gjithë diskursin e tij politik me qëllimin që t’u tregojë njerëzve të zakonshëm kontrastin e madh mes tyre dhe elitës së korruptuar të vendit.

“Si ka mundësi që kjo republikë ka lekë për të paguar 15 mijë euro në orë për të fluturuar Edi Rama me avion personal dhe nuk ka lekë për gjyshërit tanë?!” tha ai gjatë një takimi me pensionistë në Vlorë.

Në shkencat politike, kjo qasje njihet si “populizëm’, një filozofi që po përqafohet në të gjithë Europën nga lëvizje të majta dhe të djathta politike.

Lutfi Dervishi thotë se Lapaj ka disa teza populiste, siç janë thirrjet për referendum apo për moralizimin e politikës dhe për ‘shtetin e qytetarit’, formula, që sipas tij, “përfliten pa adresuar realisht se si do të funksionojnë në një sistem, ku kultura politike është klienteliste dhe institucioni është i kapur.”

“Populizmi nuk është fyerje, nuk është krim, është metodë. Dhe në këtë rast, është metodë për të galvanizuar një votë proteste,”shton ai, duke e parë populizmin si tërheqës për shqiptarët e lodhur nga riciklimi i ofertave dhe premtimeve të pambajtura.

Por Dervishi është skeptik për efektin e kësaj metode.

“Në fund, politika nuk matet me retorikë, por me përfaqësim. Dhe shumica për ndryshim kushtetues nuk vjen me entuziazëm, vjen me mandate. Deri atëherë, “Shqipëria vlen më shumë se partia” mbetet një thirrje interesante, por jo një platformë ndryshimi,” thekson ai.

Ndërsa për Xhemollarin, profili i Adriatik Lapajt është më populist sesa tezat që ai artikulon.

“Liderët politikë udhëhiqen nga prirja e audiencës në artikulimet e tyre dhe mendoj që më shumë se premtimet, z.Lapaj e bën populist profili i tij dhe afërsia me njerëzit e zakonshëm, për shkak edhe të angazhimeve të tij,” thotë ai.

Sa i përket kauzës patriotike, Xhemollari, thotë se ajo nuk është vetëm një slogan, por një aksion, duke iur referuar takimeve të drejtuesve të koalicionit me zyrtarët më të lartë shqiptarë ne Kosovë e Maqedonine e Veriut.

“Në fakt, shqiptarët mezi e kanë pritur ditën që Shqipëria të jetë mbi partinë, por shpresojmë të mos ngelet vetëm slogan,” përfundoi ai.

Etiketa: Adriatik LapajEndrit ShabaniLutfi DervishiNisma ThurjePopulizmiRigels XhemollariShqipëria BëhetZgjedhjet e 11 majit
I mëparshmi

Drejtuesi i SPAK i qëndron kërkimit për shkarkimin e prokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj

Tjetri

Kriza shëndetësore në Durrës cenoi besimin e prindërve te sistemi arsimor

Tjetri
Kriza shëndetësore në Durrës cenoi besimin e prindërve te sistemi arsimor

Kriza shëndetësore në Durrës cenoi besimin e prindërve te sistemi arsimor

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.