AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arsyetimi i Apelit për lënien e kryebashkiakut Erion Veliaj në qeli

Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, dyshimet e bazuara në prova se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa mund të kenë tentuar të prishin prova, vlerësohet si argumenti kryesor për lënien e tij në qeli.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
20:33 | 08/04/2025
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë arrestimit nga oficerët e BKH. Foto: LSA.

Më 13 mars, gjyqtari Engert Pëllumbi i Gjykatës së Posaçme të Apelit vendosi që të lërë në qeli kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa lehtësoi masën e sigurisë për biznesmenin Elman Abule.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se krijuan një skemë korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh rreth tij me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro. Veliaj i mohon akuzat dhe kërkoi në Apel zbutjen e masës së sigurisë.

Sipas vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Posaçme të Apelit, arsyeja kryesore e konfirmimit të masës së arrestit me burg për Veliajn është dyshimi i bazuar në prova se Veliaj dhe Xoxa mund të kenë tentuar të prishin provat.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, qëndrimi i SPAK se bashkëshortët Veliajt-Xoxa nëse lihen të lirë, rrezikojnë marrjen ose vërtetësinë e provës, konsiderohet i drejtë. Gjykata shprehet se për vijimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për Veliajn dhe “Detyrim paraqitje” për Xoxën, ka pasur në konsideratë ambientin ku bashkëshortët jetojnë, funksionin publik që ushtron kryebashkiaku, njohjet e shumta, lidhjet e siguruara dhe ndikimi mjaft i fortë që buron nga ushtrimi i këtij funksioni – rëndësi që çmohet se shtohet nisur nga territori që mbulon dhe fondet publike që administron Bashkia Tiranë, si më e madhja në vend.

Gjykata ka vlerësuar sjelljen e shfaqur nga Veliaj, që ka dërguar mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të hetuesve të BKH-së, të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë me thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime, si dhe pranisë së një prej vartësve të tij gjatë këtyre takimeve. Duke konsideruar edhe sjelljen e Xoxës pas kontrolleve të ushtruara nga SPAK, kur janë thirrur prej dëshmitarët dhe janë orinetuar se çfarë duhej të deklaronin në prokurori, gjyqtari Pëllumbi vëren se organi procedues ka arritur në përfundimin se ekziston rreziku real që disa prova të mos merren apo të merren në një formë të “helmuar”.

Sipas gjykatës, ky rrezik është provuar të jetë i prekshëm gjatë gjithë hetimit paraprak deri në këtë moment, sidomos në raport me personat që jajnë thirrur për të bërë deklarime pranë organit procedues, por dhe për sjelljen që kanë shpallur bashkëshortët Veliaj-Xoxa gjatë kësaj periudhe.

“Në kushtet kur shtetasi nën hetim Erion Veliaj provohet të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mesazhe këto që duket se kanë synimin të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, mund të imagjinohet lehtë më pas sesi ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces, pra me provat që kërkohet të merren nga organi procedues”, shkruhet ndër të tjera në vendim.

Gjithashtu, prania e vartësve të Veliajt gjatë pyetjes së Xoxës dhe në momentet e kontrollit në ambjentet e komanisë së saj, vlerësohet se dëshmon synimin për të vënë në rrezik marrjen e provave.

Duke qenë se pjesa kryesore e hetimit penal është përqëndruar në aktivitetet që lidhen me Bashkinë Tiranë, vlerësohet se është e qartë mundësia për të rrezikuar marrjen e provave të nevojshme nga zyrat e këtij institucioni.

Më të rëndë, gjykata vlerëson se janë veprimet e dyshuara për pengimin e zbardhjes së të vërtetës. Veç faktit se një pjesë e madhe deklaruesve kanë pohuar se janë kontaktuar dhe thirrur nga Xoxa duke iu dhënë orientime, në një rast dyshohet se një prej deklarueseve i kanë shkatërruar celularin. Në vendim thuhet se një dëshmitare ka rrëfyer se Xoxa dhe deputetja socialiste Klotilda Bushka, e kanë orientuar dhe i kanë zëvendësuar telefonin. Sipas deklarimeve të dëshmitares, telefoni i është asgjesuar nga shtetasja Klotilda Bushka.

Pëllumbi vlerëson se në çështjen objekt gjykimi, duke pasur parasysh sanksionin e veprës penale deri në 15 vjet burg dhe prirjen normale dhe natyrore të çdokujt për gëzimin e lirisë pesonale, ka vend për të dyshuar racionalisht se, Veliaj ka nevojë të sigurohet.

Të tjera rrethana që janë konsideruar janë dhe faktet se vepra penale është kryer në rrethana rënduese, ku përfshihen të ardhurat e gjeneruara përmes bashkëpunimit me disa kompani në vlerën reth 110 milionë lekë; faktin se për katër vjet Xoxa dhe të afërmit e saj kanë shpenzuar mbi 86 milionë lekë vetëm për rroba, produkte kozmetike e bizhuteri; evidentimi i një vile, pasuri për të cilën thuhet se ka dyshime të arsyeshme se Veliaj dhe bashkëshortja e tij janë zotëruesit faktikë; ssi dhe shuma 115 mijë euro e sekuestruar në kasafortën e gjendur në ambjentet e një kompani të Xoxës.

Veliaj dhe Xoxa janë penalizuar dhe prej qëndrimit të tyre kur janë pyetur nga prokuroria. Në vendim thuhet se kundërshtim me të gjitha provat evidente, ata kanë mohuar përgjegjësitë në lidhje me veprimet e kryera.

Mekanizimi i korrupsionit për të cilin akuzohen bashkëshortët Veliaj-Xoxa dhe të proceduarit e tjerë, sipas gjykatës është vështirë të ndalet dhe prej vetë të hetuarve. Nga provat e administruara, gjykata vlerëson se gjatë gjithë periudhës së hetimit paraprak, por dhe së fundmi, ekziston dyshimi i arsyeshëm se përfitimet e parregullta të Veliajt, të marra drejtëpërdrejtë apo tërthorazi, për vete por dhe për familjarët e afërt të tij, kanë vijuar pa u ndalur.

Lidhur me prorporcionalitetin e masës së sigurimit arrest në burg ndaj Veliajt, gjykata sjell në vëmendje edhe rastet e procedimeve nën të njëjtën masë sigurie të ish-kryetarit të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe; ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, si dhe ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

 

Etiketa: Ajola XoxaElman AbuleEngert PellumbiErion VeliajGjykata e Posaçme e ApelitKorrupsioni pasivSPAK
I mëparshmi

Vendimi i KPA: Konfirmimi, e vetmja alternativë për Antoneta Sevdarin

Tjetri

Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit

Tjetri
Zgjedhje numerim

Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.