AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

‘Takim ekskluziv’: Edi Rama bën fushatë të financuar nga ‘palë të treta’ me diasporën  

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbajë të dielën një miting në provincën e Varezes në veri të Italisë, i cili po promovohet nëpërmjet një fushate reklamash në rrjetet sociale pas së cilës qëndron një faqe anonime në ‘Facebook’ dhe një organizatë jo-fitimprurëse italiane. 

Besar LikmetangaBesar Likmeta
1 year më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë takimi me diasporën në Milano. Foto: Facebook.

Të dielën në orën 15:00, në qendrën e kongreseve ‘Malpensa Fiere’ në Busto Arsizio të provincës së Varezes në Itali, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një miting të madh elektoral, me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve me banim në vendin fqinj.

“Ky është një moment unik për t’u lidhur me rrënjët shqiptare dhe për të diskutuar perspektivat e ardhshme të Shqipërisë,” shkruhet në një reklamë të postuar në rrjetet sociale ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, ndërsa theksohet se hyrja është falas.

“Një mundësi e veçantë për të takuar personalisht Kryeministrin dhe për të ndarë ide mbi të ardhmen e komunitetit shqiptar jashtë vendit,” shton reklama.

Edhe pse eventi cilësohet si një takim kulturor, ai zhvillohet në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe reklama mban një ‘hashtag’ të sloganit të përdorur nga Partia Socialiste, “#Shqipëria2030”.

Fushata e reklamave është postuar në platformat e kompanisë ‘Meta’ nga një faqe anonime në ‘Facebook’, në bashkëpunim me një organizatë në Itali të quajtur ‘E20Italia Associazione Culturale’, e cila drejtohet nga juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare me aktivitet në Milano, Vasenka Rangu Leka.

E pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësje, zyra e shtypit në Kryeministri i drejtoi pyetjet tek Partia Socialiste, e cila nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndërkohë, sipërmarrësja Vasenka Rangu tha se nuk e kishte të mundur të komentonte deri në javën e ardhshme “për mungesë kohe”.

‘Regjistrohu’ në formular

 

1 nga 4
- +

1. Reklamë për tubimin e Edi Ramës

2. Reklamë për tubimin e Edi Ramës

3. Reklamë për tubimin e Edi Ramës

4. Reklamë për tubimin e Edi Ramës

Partia Socialiste e Shqipërisë, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, po kërkon një manadat të katërt në krye të vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të parat prej rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ku mund të votojë edhe diaspora.

Prej gati një viti, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste – në nivel qendror dhe vendor, kanë nisur një seri të ngjeshur takimesh elektorale me shqiptarët që banojnë jashtë vendit, i njohur si ‘Turi i Diasporës’.

Takimi i së dielës në Busto Arsizio është i pari që mbahet brenda afatit 30-ditor të fushatës zgjedhore. Kryeministri Edi Rama e shpalli këtë takim nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ të mërkurën.

“Me shqiptarët e Italisë, Milano, 13 korrik, ora 15:00,” shkroi Rama me gërma të mëdha shtypi, duke ndarë një poster ku flamuri kombëtar dhe ai i BE-së rrethojnë një pëllëmbë dore të hapur, ku është shkruar numri ‘5’, i cili përfaqëson numrin rendor të PS-së në fletën e votimit.

Ky postim u shoqërua nga një fushatë reklamash në Instagram dhe Facebook, në italisht dhe shqip, ku i bëhej thirrje komunitetit shqiptar në Itali që të marrë pjesë ‘në një takim kulturor’ me kryeministrin.

Nga data 4 prill, në Facebook dhe Instagram janë shfaqur 16 reklama për këtë ngjarje elektorale, e cila prezantohet si një: “Takim Ekskluziv me Kryeministrin Edi Rama!”

“Merr pjesë në një event të jashtëzakonshëm me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, një ditë e dedikuar diasporës shqiptare,” bën thirrje reklama.

Pjesëmarrësit ftohen të regjistrohen nëpërmjet një formulari, ku i kërkohen të dhëna personale si emri, mbiemri, numri i telefonit dhe email-i.

Shqipëria miratoi dhjetorin e kaluar një ligj të ri për të dhënat personale, që e përafron legjislacionin shqiptar me direktivën e BE-së, të njohur si ‘GDPR’, ndërkohë që institucionet publike kanë shprehur shqetësim për administrimin e të dhënave personale nga partitë politike gjatë fushatës.

Në një deklaratë për mediat në prag të hapjes së fushatës zgjedhore, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve i bënë thirrje partive dhe organizatave politike që të respektojnë ligjin dhe rregulloret mbi përpunimin e të dhënave personale të votuesve.

“Konsiderojmë si detyrë tonën parësore të garantojmë që të drejtat themelore të shtetasve të respektohen në çdo hap, duke zbatuar Kodin Zgjedhor, ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe Rregulloren e Përgjithshme GDPR të Bashkimit Europian”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi dhe Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Shkelje e Kodit në fushatën dixhitale

Sipas të dhënave të bëra publike në bibliotekën e reklamave ‘Ads Library’ nga kompania Meta, fushata e reklamave është paguar nga një organizatë jofitimprurëse e quajtur “E20Italia Associazione Culturale”, e cila kishte shpenzuar deri të premten të paktën 866 euro.

Sipas faqes së saj të internetit, ajo merret me organizimin e eventeve sociale dhe kulturore, si iniciativa bamirësie dhe evente sportive. Një nga eventet e listuara prej saj është një turne futbolli, i cili do të mbahet në korrik në Tiranë, në bashkëpunim me Albitsol Foundation dhe Universitetin e Sporteve.

Pas këtyre dy organizatave qëndron juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare, Vasenka Rangu Leka, e cila ka gjithashtu një kompani komunikimi të quajtur ‘Dora Communications’ dhe boton një revistë elektronike.

Ajo është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e Qendrës Shqiptare në Itali, një prej organizatave më aktive të diasporës shqiptare. Në vitin 2023, Rangu garoi në zgjedhjet për Parlamentin e Lombardisë si pjesë e Listës ‘Moratti’.

Reklamat në Facebook dhe Instagram për të promovuar mitingun e kryeministrit në Busto Arsizio janë bërë nga një faqe në Facebook e quajtur ‘Shqiperia në BE’, e cila është themeluar me 31 mars dhe numëronte 58 ndjekës të premten pasdite.

Në një foto të postuar në rrjetin social ‘X’, ajo shfaqet duke shoqëruar zyrtarë shqiptarë, si kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në takime me zyrtarë dhe homologë në Itali.

Takimi i së dielës pasdite nuk është i pari i organizuar nga Partia Socialiste në Busto Arsizio. Një turbim i ngjashëm u zhvillua edhe më 26 maj 2024, në pallatin e sportit të këtij qyteti, i cili u shoqërua gjithashtu me një fushatë të ngjashme reklamash në ‘Facebook’ nga palë të treta.

Kuadri ligjor shqiptar nuk e rregullon aktivitetin e ‘palëve të treta’, siç është shoqata e sipërpërmendur gjatë fushatës elektorale, edhe pse partitë politike kanë detyrim të deklarojnë vlerën e dhuratave në natyrë ose para që marrin prej tyre.

Megjithatë, në prag të zgjedhjeve, partitë politke garuese nënshkruan një instrument vetërregullues – Kodi i Etikës për Fushatat Dixhitale në Shqipëri, ku angazhohem të mos bëjnë fushata reklamash jotransparente nëpërmjet ‘palëve të treta’.

“Ky kod u shkel që ditën që u nënshkrua,” tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, një organizatë që monitoron sjelljen e subjekteve zgjedhore, duke iu referuar sulmeve me gjuhë denigruese midis palëve në prag të fushatës. “Pa pasur rregullim ligjor është vështirë të arrijmë korrigjimin e sjelljeve të tilla,” shtoi ai.

Etiketa: Bashkimit EuropianBusto ArsizioErion VeliajGDPRIlirjan CelibashiKomisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave PersonaleMirela KumbaroPartisë SocialisteQëndresa QytetareRigels XhemollariZgjedhjet parlamentare
Tjetri
Nis fushata e zgjedhjeve parlamentare 2025

Nis fushata e zgjedhjeve parlamentare 2025

Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.