AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nis fushata e zgjedhjeve parlamentare 2025

Partitë kryesore të vendit, të vjetrat dhe të rejat, nisën fushatën elektorale të premten dhe të shtunën, në një palë zgjedhje ku dy forca politike të konsumuara kërkojnë të ruajnë pushtetin përballë rrezikut nga gërryerja nga forcat e reja.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 year më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë një tubimi në sheshi Skënderbej | Foto: LSA

Partia Demokratike në opozitë dhe koalicioni i saj i “Shqipërisë Madhështore” nisi fushatën në sheshin Nënë Tereza të premten në mbrëmje, me shumë flamuj amerikanë dhe me një strateg nga SHBA, ndërsa udhëheqësi tetëdhjetëvjeçar Sali Berisha, i sanksionuar për korrupsion madhor nga administrata Biden, shpalli objektivin për t’u bërë kryeministër. Nëse fiton, kjo do të jetë hera e tretë që ky personalisht merr pushtetin.

Pothuajse në të njëjtën orë, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë duke kërkuar, para së gjithash mbështetjen e grave. Hapja zyrtare e fushatës për socialistët u bë në Sheshin Skënderbej të shtunën në mesditë, ku udhëheqësit e qarqeve premtuan njëri pas tjetrit rezultate në mandate edhe më të mëdha nga sa PS pati fituar në zgjedhjet e vitit 2021.

Të dyja partitë kryesore në vend, PS dhe PD, kanë qeverisur vendin përgjatë tre dekadave e gjysmë, në të cilat, që të dyja janë përballur, në nivele të ndryshme, me skandale të njëpasnjëshme korruptive. Ato kanë favorizuar njëra-tjetrën me disa marrëveshje që kanë fuqizuar udhëheqësit përkatës dhe kanë penguar zhvillimin e forcave të reja politike, ndërsa në zgjedhjet e 11 majit pritet të përballen, si rrallëherë, jo aq shumë me njëra-tjetrën se sa me vetveten dhe skandalet e njëpasnjëshme korruptive.

Berisha, i cili ka qeverisur vendin si president në periudhën 1992-1997 dhe pastaj si kryeministër në periudhën 2005-2013, është aktualisht në gjykim i akuzuar për korrupsion. Ai deklarohet i pafajshëm dhe pretendon se prokurorët dhe gjyqtarët janë të motivuar politikisht për të ngritur akuza kundër tij.

Rama, i cili ka qenë kryebashkiak i Tiranës nga viti 2000 deri në vitin 2011 dhe kryeministër nga viti 2013 deri më sot, kërkon mandatin e katërt radhazi, mandat që, nëse do ta fitojë, do ta bëjë atë udhëheqësin e dytë më jetëgjatë të shtetit shqiptar pas Enver Hoxhës, duke ia kaluar pushtetit katërmbëdhjetëvjeçar të Ahmet Zogut si president dhe mbret.

Dy partitë e mëdha garojnë me numrin 1, Shqipëria Madhështore, dhe numrin 5, Partia Socialiste në fletën e votimit.

Si edhe në të shkuarën, Berisha po garon me premtim për taksa të ulëta dhe pensione të larta apo minimum jetik në masën 200 euro. ndërsa Rama premton ujë 24 orë, 200 euro si dhe pretendon, pa dhënë prova, se një votë kundër tij do të mbyllë derën e Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

Tre grupime politike të dala në një mënyrë apo një tjetër nga Partia Demokratike garojnë në zgjedhjet e 11 majit, krahas disa partive të tjera, të cilat, garojnë për herë të parë dhe që këto zgjedhje, për shkak të konsumimit të partive të mëdha nga skandalet korruptive, duket se kanë shanse më të mëdha se sa parti të tjera të vogla në të shkuarën, qoftë për të fituar mandate, qoftë për të sfiduar pushtetin duopolist të PD-së dhe PS-së.

Sali Berisha hap fushatën e PD-së nga Tirana

Mes grupimeve të ndara nga Partia Demokratike në opozitë, partia Mundësia e biznesmenit Agron Shehaj synon të fitojë mandate, pasi kryetari dhe financuesi i saj duket se ka hedhur nga xhepi i tij personal një shumë parash jo të pakonsiderueshme. Shehaj nuk ka deklaruar se sa para ka hedhur por ka argumentuar se metoda e tij e të bërit politikë është më e ndershme se sa financimet me burime të panjohura të disa partive të tjera. Mundësia garon me një platformë të qendrës së djathtë.

Lëvizja Bashkë, një parti politike e majtë, e cila garon për herë të parë në zgjedhje parlamentare, e hapi fushatën e saj në qytetin e Fierit. Aktivistët e saj po përpiqen të demonstrojnë se është e mundur të bëhet fushatë me shpenzime të ulëta, duke qakulluar nëpër rrugët e qytetit me pankarta të bartura nëpër biçikleta. Lëvizja Bashkë mban numrin 2 në fletën e votimit.

Nisma Shqipëria Bëhet është një koalicion i përbërë nga partia Nisma Thurrje, e cila ka garuar edhe në zgjedhjet e vitit 2021, dhe partisë Shqipëria Bëhet, e cila garon për herë të parë. Nisma Thurrje prezantohet si një parti centriste ndërsa Shqipëria Bëhet e ka prezantuar veten si një lëvizje proteste kundër partive të vjetra. Kjo forcë politike mban numrin 6 në fletën e votimit.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe një numër mbështetësish kryesisht të shkëputur nga Partia Demokratike garojnë me logon Koalicioni Euroatlantik. Koalicioni Euroatlantik mban numrin 4 në fletën e votimit.

Një grup tjetër i shkëputur nga Partia Demokratike ka hyrë në garë me koalicionin Djathtas për Zhvillim dhe udhëheqësit e saj janë Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibej, që të dy garues në listat e hapura. Kjo forcë mban numrin 9 në fletën e votimit.

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, biznesmenit të sanksionuar nga administrata e parë e presidentit aktual Donald Trump, mban numrin 11 në fletën e votimit.

Tre forca të tjera politike garojnë, Lëvizja Atdheu në numrin 3, Aleanca Kombëtare Shqiptare në numrin 7 dhe Aleanca Demokracia e Re në numrin 8.

Në 11 maj shqiptarët do të mund të votojnë për një parti apo koalicion ndërsa mundet gjithashtu të pëlqejnë një nga kandidatët e listave të hapura të partisë përkatëse. Votimi për një parti dhe kandidatin e një partie tjetër e bën votën të pavlefshme.

Rreth dy të tretat e parlamentit të ardhshëm pritet të dalin nga listat e mbyllura të kandidatëve të përcaktuara kryesisht nga kryetarët përkatës të partive të mëdha ndërsa rreth një e treta është në garë për listat e hapura.

 

Etiketa: administrata BidenAgron ShehajAhmet ZoguAleanca Kombëtare ShqiptareDASHDemokracia e ReDonald TrumpEdi RamaLëvizja AtdheuLëvizja BashkëLulzim BashaPartia DemokratikePartia SocialdemokratePartia SocialisteSali BerishaShqipëria BëhetShqipëria MadhështoreTom DoshiZgjedhjet e 11 majit
Tjetri
Historia e stacionit të parë meteorologjik në territorin shqiptar

Historia e stacionit të parë meteorologjik në territorin shqiptar

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.