AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

SHBA-ja dhe Rusia po negociojnë në mënyrë të pandershme

Presidenti amerikan, Donald Trump, po kërcënon të vendosë edhe më shumë sanksione ndaj Rusisë, me qëllim që t’i bëjë presion presidentit Vladimir Putin që të pranojë një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë. Por nëse Putin shfrytëzon kombinimin e duhur të kërkesave të mirë-llogaritura dhe ofertave joshëse ekonomike, ai mund të jetë në gjendje ta pozicionojë veten si njeriu që merr vendimet.

Nina L. KhrushchevangaNina L. Khrushcheva
1 year më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I dërguari amerikan Steve Witkoff me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petersburg, 11 prill 2025. Foto: Wikipedia.

Delegacionet amerikane dhe ruse që sapo u takuan në Stamboll e kishin bërë të qartë se ishin atje për të diskutuar normalizimin e punës së misioneve të tyre diplomatike, jo luftën në Ukrainë. Por një angazhim i tillë është një pasojë e qartë e përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për të negociuar përfundimin e luftës. Problemi është se, me përjashtim të Trump, i cili ëndërron të fitojë një Çmimin Nobel për Paqen, asnjë palë me interes në luftë – as Rusia, as Ukraina dhe as Bashkimi Evropian – nuk dëshiron t’i japë fund konfliktit tani. Askush nuk është i kënaqur me pozicionin e vetë negociues dhe reputacioni i të gjithëve është në rrezik.

Mundësitë e Ukrainës janë aspak të mira. Pavarësisht rezistencës së saj të guximshme ndaj sulmit të Rusisë, presidenti Volodymyr Zelensky nuk është në kushte për të siguruar rezultatet e dëshiruara: rikuperimin e të gjitha territoreve të pushtuara ose të aneksuara nga Rusia (përfshirë Krimenë) dhe anëtarësimin e plotë në NATO (me garanci të forta sigurie). Kjo ishte e vërtetë nën paraardhësin e Trump, Joe Biden, por Trump pothuajse i ka përjashtuar kërkesa të tilla, duke i quajtur ato “jopraktike”. Në fakt, Trump po shkon deri në atë pikë saqë po e shtyn Zelensky-n që t’i japë SHBA-së akses në depozitat e mineraleve të rralla të Ukrainës si kompensim për mbështetjen e Amerikës gjatë luftës, pa ofruar asnjë garanci sigurie. Zelensky – një ish-aktor që është vetëshpallur si një hero lufte të kohëve tona – përballet me një zgjedhje të palakmueshme: të bëjë lëshime të mëdha si për SHBA-në ashtu edhe për Rusinë, ose të derdhë edhe më shumë gjak dhe thesar ukrainas në ëndrrën iluzore të “fitores totale”.

Evropa nuk është më e prirur se Ukraina të mbështesë një marrëveshje paqeje tani. Liderët e BE-së kanë pohuar prej kohësh se çfarëdolloj rezultati tjetër përveç disfatës totale të axhendës së presidentit rus Vladimir Putin për të rimarrë sferën e ndikimit të Rusisë në hapësirën ish-sovjetike do të përfaqësonte një kërcënim për Evropën, duke vënë në dukje se edhe një Rusi e dobësuar do të përbënte një pengesë. Ndërsa me siguri tani e kuptojnë se ky rezultat është praktikisht i pamundur, do të parapëlqenin ta shtynin sikletin e pashmangshëm të pranimit të një marrëveshjeje paqeje që i jep Rusisë lëshime.

Rusia ka më pak për të humbur nga një marrëveshje paqeje sot dhe Putin mund të jetë në gjendje t’i japë fund konfliktit pa humbur shumë reputacion. Vendi i ka kapërcyer pritshmëritë duke i bërë ballë sanksioneve të ashpra dhe kufizimeve të tjera, dhe duke shmangur destabilizimin e regjimit. Për më tepër, megjithëse nuk i ka aneksuar plotësisht Donetskun, Khersonin, Luhanskun apo Zaporizhzhjen, Rusia i ka shkaktuar Ukrainës humbje të konsiderueshme territoriale, të cilat nuk ka gjasa të përmbysen plotësisht. Ndoshta më e rëndësishmja, Trump është aq i etur për të arritur një marrëveshje saqë mund të jetë i gatshëm të përmbushë kërkesat kritike ruse, si mbajtjen e Ukrainës jashtë NATO-s, veçanërisht nëse Putin zbut kundërshtimin e tij ndaj qëndrimit të Ukrainës të armatosur dhe është i hapur për pranimin e Ukrainës në BE.

Por Putin nuk e ka me ngut arritjen e një marrëveshje paqeje. Sigurisht, autoritetet amerikane dhe ruse i kanë përshëndetur bisedimet dypalëshe për paqe – përfshirë takimet në Riad, Arabinë Saudite, në shkurt dhe mars – si një përparim diplomatik. Por deklaratat nga përfaqësuesit e Rusisë – në veçanti, Sergey Beseda, një këshilltar i kreut të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë, dhe Grigory Karasin, kryetar i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të Këshillit të Federatës – sugjerojnë se ka pasur pak përparim drejt një marrëveshjeje.

Një arsye për këtë mund të jetë se as Ukraina dhe as BE-ja nuk janë në tryezë, gjë që kufizon atë që Trump mund të ofrojë. Ndoshta më e rëndësishmja, Putin ende po përpiqet të kuptojë se ku është ky kufi. Kjo shpjegon pse, si pjesë e një marrëveshjeje të re për sigurinë detare në Detin e Zi, Putin ka kërkuar heqjen e sanksioneve dhe kufizimeve kundër prodhuesve dhe eksportuesve të mallrave bujqësore dhe kundër disa institucioneve financiare, përfshirë bankën bujqësore shtetërore Rosselkhozbank. Vetëm kur të përmbushen këto kushte – dhe Kremlini të ketë një ide më të qartë se sa larg do të shkojë Trump për të përmbushur ambiciet e tij të paqes – mund të negociohet një armëpushim. Putin po ndërmerr hapa të tjerë për ta përgatitur Rusinë për sukses në negociatat me SHBA-në. Veçanërisht, ai kohët e fundit dërgoi në SHBA “të dërguarin e tij të investimeve” Kirill Dmitriev – ish-bankierin e investimeve Goldman Sachs të arsimuar në Stanford, i cili drejton Fondin e Investimeve Direkte të Rusisë – për të nxjerrë në pah përfitimet ekonomike të bashkëpunimit të ripërtërirë dypalësh. Përtej lëvdimit të Trump për shmangien e supozuar të Luftës së Tretë Botërore, Dmitriev ofroi një vizion joshës për qasjen e SHBA-së në burimet ruse të Arktikut dhe mineralet e rralla të tokës, si dhe misionet e përbashkëta në Mars dhe Hënë.

Ndërsa takimet nuk prodhuan ndonjë përparim konkret, Dmitriev deklaroi se të dyja palët kishin bërë “tre hapa përpara” drejt marrëdhënieve më të mira. Ajo që ai në të vërtetë nënkuptonte ai mund të jetë se liderët amerikanë tani janë më të motivuar për të shfrytëzuar mundësitë ekonomike dhe financiare në Rusi dhe për të kapërcyer pengesën që përfaqëson lufta në Ukrainë. Më pak se një javë më vonë, Steve Ëitkoff, i dërguari de facto i administratës Trump pranë presidentit rus, u shfaq në Shën Petersburg për një takim me Dmitriev dhe, sipas raportimeve, me Putin-in.

Këto mundësi mund të jenë të përshtatura për vetë Trump-in. Në fund të fundit, Trump është së pari biznesmen dhe unë e njoh nga afër ambicien e tij të gjatë për të krijuar një prani në Moskë. Gjatë një takimi të rastësishëm në vitin 1996, ai më tha se donte të sillte konkursin e bukurisë Miss Universe në Rusi (një qëllim që e arriti në vitin 2013) dhe të ndërtonte një Kullë Trump në Moskë (një vizion që ai ende nuk e ka realizuar). A mund t’i ofrojë Kremlini presidentit amerikan pasuri të patundshme të çmuara në Sheshin e Kuq – ose ndonjë marrëveshje tjetër fitimprurëse biznesi – në këmbim të lehtësimit të sanksioneve? Për momentin, Trump thotë se është “i inatosur” me Putin-in që nuk është treguar më i gatshëm të pranojë propozimet e administratës së tij për armëpushim dhe po kërcënon të vendosë edhe më shumë sanksione. Por, duke përdorur kombinimin e duhur të kërkesave të mirë-llogaritura dhe ofertave joshëse, Putin mund të jetë në gjendje të pozicionohet si ai që komandon. Duke pasur parasysh këtë, çfarëdo që të ndodhë në këto takime të shpejta pasuese, ndoshta do të ketë më pak rëndësi se ajo që do të pasojë: Karasin dhe Beseda që përsërisin kërkesat e ngurta të Kremlinit, ose Dmitriev që i parashtron oferta ekonomike Trump-it dhe njerëzve të tij në Uashington.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The US and Russia Are Negotiating in Bad Faith

Etiketa: Donald TrumpLufta Rusi-UkraineVladimir PutinVolodymyr Zelensky
Tjetri
SPAK raporton në KLP për punën dhe shqetësimet

SPAK raporton në KLP për punën dhe shqetësimet

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.