AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK raporton në KLP për punën dhe shqetësimet

Gjatë paraqitjes në KLP të raportit të punës për vitin 2024, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani konstatoi vijimin e rënies së denoncimeve nga institucionet shtetërore, përfshi dhe nga ana e Policisë së Shtetit, ndërsa ngriti një sërë shqetësimesh që kishin të bënin ndër të tjera dhe me statusin e tyre pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar dhe sulmet nga media e politika. 

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani paraqiti të hënën më 14 prill në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP një përmbledhje të raportit të punës së vitit 2024, si dhe një seri shqetësimesh. Në fillim të fjalës së tij, Dumani falënderoi KLP-në për mundësimin brenda një kohe të shkurtër të realizimit të procedurave për plotësimin e tre vendeve vakante në SPAK, duke e plotësuar me 20 numrin e prokurorëve. Po ashtu, ai e falënderoi këshillin, si institucionin shtetëror të vetëm që i kishte mbështetur gjatë sulmeve mediatike dhe politike ndaj SPAK.

Sipas Dumanit ka një rritje të numrit të të pandehurve që dërgohen në gjyq dhe një ulje të numrit të pafajësive. Ai shpjegoi se prokurorët janë të kujdesshëm kur paraqesin çështjen në seancën paraprake, duke vijuar hetimet kur nuk janë të bindur për fajësinë e të proceduarve.

Në vijim, Dumani konstatoi se gjatë vitit 2024 kanë hetuar dy organizata kriminale, ndryshe nga hetimet e mëparshme ku objekt kanë qenë vetëm grupe të strukturuar kriminalë. Po ashtu, evidentoi dhe hetimet e kryera në bashkëpunim me partnerët e huaj ndaj transaksioneve të kryera në kriptomonedha. Dumani cilësoi si sukses dhe sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurive që rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Bashkëpunimet me autoritetet e drejtësive të vendeve të tjera, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe me shtete të tjera, u cilësuan të suksesshme nga Dumani. Ai pohoi se në vitin 2024 janë ngritur 10 skuadra të përbashkëta. Po ashtu, shtoi se tashmë SPAK ka rol aktiv në bashkëpunimin me autoritetet e huaja, pasi nuk është vetëm në rolin e pritësesit të të dhënave, por edhe jep ndihmë në kryerjen e hetimeve.

Sipas Dumanit, janë vendosur nën akuzë 33 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë gjatë vitit të kaluar, nga të cilët 19 janë dërguar për gjykim dhe për 10 prej tyre është marrë vendim me formë të prerë.

Tjetër rrethanë që u evidentua ishte ngarkesa në punë, si dhe kalimi kompetencave të ish-Komisionerëve Publikë tek drejtuesi i SPAK, të cilit i duhet të përfaqësojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit 41 ankime, që parashikohet të shqyrtohen gjatë rreth 160 seanca.

Dumani vërejti se ka një rritje të numrit të kallëzimeve nga ana e qytetarëve, duke e cilësuar si një rritje të besimit të publikut tek SPAK. Megjithëse Dumani solli në vëmendje se SPAK ka akses në 90 data-baza shtetërore, ç’ka i ndihmon për hetimin dhe ruajtjen e sekretit, ai theksoi se ka një rënie të kallëzimeve apo referimeve nga ana e institucioneve shtetërore, përfshi dhe nga Policia e Shtetit.

I pyetur nga anëtari jo magjistrat, Erion Fejzulla, nëse ulja e denoncimeve nga institucionet kishte të bënte me humbje të besimit, Dumani deklaroi se nuk e shikonte si diçka të tillë. Ai ritheksoi se ka rënie të kallëzimeve nga institucionet dhe theksoi se ky konstatim është një thirrje për bashkëpunim. Dumani u shpreh se institucionet shtetërore e dinë se sa seriozë janë prokurorët e SPAK në hetime, pasi janë njohur me hetimet e çështjeve që janë referuar.

Në përgjigje të pyetjeve të anëtarit Zeqir Hodo lidhur me këto rrethana, Dumani Dumani tha se të dhënat për mungesën e kallëzimeve nga institucionet shtetërore nuk mund të lexohen se ka rënie të korrupsionit dhe të kriminalitetit. “Nuk mund të kenë tatimet dhe doganat pesë apo 10 raste për të referuar? Nuk mendoj se në tatime apo në dogana është ‘zero’ korrupsioni”, pohoi Dumani dhe shtoi se qëllimi i evidentimit të këtyre të dhënave nuk është kritika ndaj institucioneve, por nxitja e tyre. Sipas drejtuesit të SPAK, skemat e korrupsionit tashmë janë sofistikuar, pasi zakonsiht kryhen një zinxhir transaksionesh para se paratë e fituara në mënyrë të paligjshme t’i kalojnë zyrtarit publik.

Megjithatë, u evidentua se Policia e Shtetit ka qenë shumë bashkëpunuese në marrjen e masave për sigurimin e jetës së prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve të BKH-së, dhe familjarëve të tyre në rastet kur janë kërcënuar.

Drejtuesi i SPAK ngriti në KLP një sërë shqetësimesh, si presionin e jashtëm ndaj institucionit; paqartësinë që sipas tij ka në statusin e prokurorëve të posaçëm në momentin kur ata përfundojnë mandatin 9-vjeçar; mungesën e këshilltarëve; mungesa e një sistemi të analizës; dosjet e mbartura; tejzgjatjen e shqyrtimit të kërkesave për gjykim gjatë seancave paraprake; mosekstradimi i të kërkuarve nga Emiratet e Bashkuara Arabe; si dhe faktin se kërkesat për ekstradimin e personave të gjykuar e dënuar nga Struktura e Posaçme, shqyrtohen nga juridiksioni i përgjithshëm.

Anëtari jomagjistrat i KLP-së, Erind Gërmenji pyeti për masat e marra për ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit të institucionit. Drejtuesi i SPAK deklaroi se legjislacioni u jep pavarësi të plotë nga ndikimet e jashtme. Ai solli në vëmendje se nuk janë ndikuar nga sulmet politike apo mediatike të herë pas hershme.

I pyetur nga anëtari magjistrat, Vatë Staka për shqetësimet e ngritura, Dumani dha se i kanë paraqitur dhe në Kuvend. Sipas tij, nga dy variantet e trajtuara lidhur me statusit e magjistratëve të SPAK, për kalimin në prokurorinë Pranë Gjykatës së Apelit dhe dhënien e mundësisë për të rikandiduar pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, kjo e fundit është më e përshtatshmja. Dumani argumentoi se, nëse KLP do të vlerësonte se prokurori SPAK e kishte kryer mirë detyrën e tij, atëherë mund t’i jepet mundësia për të rikandiduar për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme, duke u realizuar edhe ruajtja e aseteve, si dhe prurja e të rinjve nga juridiksioni i përgjithshëm. Ai shtoi se kanë bërë propozime në Kuvend për ndryshimet ligjore.

Në përgjigje të pyetjeve të anëtarëve të KLP-së lidhur me transparencën, Dumani deklaroi se kanë përmirësuar cilësinë e njoftimit për median, por sipas tij mbetet ende mjaft për të dëshiruar për shpejtësinë dhe se janë duke punuar për ta përmirësuar edhe këtë element.

Dumani konstatoi se kanë tashmë një strategji për të luftuar krimet zgjedhore dhe se janë duke punuar dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, BE dhe OBPDAT, të cilët po ndihmojnë për hartimin e një strategjie që do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit që ka të bëjë me çështjet e mbartura, si dhe shqetësimet e tjera.

 

Etiketa: Altin DumaniEmiratet e Bashkuara ArabeErind GërmenjiErion FejzullaKorrupsioniKrimet zgjedhoreKriptomonedhaOrganizata kriminalePolicia e ShtetitShteteve të Bashkuara të AmerikësSPAKZeqir Hodo
Tjetri
Ramadan Nishori rrëfen publikisht dhunën seksuale gjatë luftës

Ramadan Nishori rrëfen publikisht dhunën seksuale gjatë luftës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.