AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Makineria elektorale: Drejtorët e PS përballë ish-drejtorëve apo njerëzve të zakonshëm

Jetëshkrimet e vetëdeklaruara të kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare sugjerojnë se shqiptarët do të mund të zgjedhin, në thelb, mes drejtorëve aktualë të administratës publike, ish-drejtorëve në opozitë dhe një numri aktivistësh dhe qytetarësh të thjeshtë që garojnë për partitë e reja, përfshirë të papunë, fermerë dhe punëtorë të thjeshtë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 year më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Foto: LSA.

Një hulumtim mbi jetëshkrimet e vetëdeklaruara të kandidatëve të zgjedhjeve të 11 majit, sugjeron se në radhët e partisë në pushtet garojnë njerëz që në shumicën dërrmuese janë drejtorë në administratën publike dhe më pak politikanë në profesion.

Në listë dallojnë drejtorët e punëve thellësisht teknike, të cilat, logjikisht vështirë se mund të prodhojnë ide politike, të tilla si Agjencia Kombëtare e Ushqimit apo Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Përballë tyre, nga koalicioni Shqipëria Madhështore, vihen re, përveç politikanëve profesionistë, një numër aspak i ulët ish-drejtorësh, të PD-së apo LSI-së, shumë prej të cilëve kanë mbetur të papunë prej shumë vitesh. Të dyja partitë e mëdha, për nga lloji i jetëshkrimeve të kandidatëve, duket se janë, në njëfarë mënyre, parti elitiste. Nuk ka fermerë në to apo punëtorë të zakonshëm. Në raste të rralla në garë në listat e tyre gjendet ndonjë dentist apo farmacist, njerëz që punojnë praktikisht në sektorin privat.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit garojnë gjithsej 2046 kandidatë për deputetë – një numër tepër i lartë ky i diktuar nga parashikimet e përcaktuara nga dy partitë e mëdha në Kodin Zgjedhor. Partia Socialiste në maxhorancë dhe aleati i saj i pashpallur, Socialdemokratët e Tom Doshit, kanë bashkërisht 372 kandidatë, ndërsa partitë që garojnë në kampin opozitar, të mëdha dhe të vogla, kanë së bashku 1674 kandidatë.

Në radhët e socialistëve, numri i drejtorëve të shtetit bie veçanërisht në sy në krahasim me realitetin e vendit. Kështu, sipas jetëshkrimeve të deklaruara, 163 nga 186 kandidatët e socialistëve ose 87% e totalit janë të punësuar në sektorin publik si deputetë, ministra, zyrtarë të lartë dhe në raste më të rralla, si nëpunës të nivelit të mesëm.

Prania e stërmadhe e drejtorëve të administratës publike në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në pushtet duket se dëshmon përdorimin e gjerë të aluduar të administratës publike në zgjedhjet parlamentare. Kjo situatë i bën zgjedhjet e 11 majit, minimalisht të pabarabarta.

Ndërkohë, lidhja mes institucioneve famëkeqe për shkallë të lartë korrupsioni dhe numrit të kandidatëve të furnizuar nga këto institucione, sugjeron në fakt se Partia Socialiste i ka varur  shpresat për fitore, jo te politika e ideve, por te makineria elektorale, e cila mund të mobilizojë vota për shkak të avantazheve që i jep pozicioni shtetëror.

Hendeku mes dy kampeve

BIRN hulumtoi jetëshkrimet e kandidatëve të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të kuptuar tiparet e qytetarëve që po garojnë në zgjedhjet e 11 majit, për partitë e mëdha apo të vogla, të reja apo të vjetra.

Kandidatët e partive kryesore, që perceptohen gjerësisht si pretendente për mandate dhe ndikim në qeverisjen e ardhshme të vendit, u pasqyruan në një bazë të dhënash me profesionet e deklaruara dhe pozicionet e punës, me synimin për të krijuar një ide më të qartë mbi profilin social dhe profesional të tyre. E dhëna më domethënëse duket se konsiston në faktin që, në radhët e partisë në pushtet garojnë zyrtarë të administratës publike, asaj administrate që, nëse vendi dëshiron të integrohet në Bashkimin Evropian, duhet të jetë profesionale dhe jopartiake. Në radhët e partive opozitare, të punësuarit në shtet janë jashtëzakonisht të rrallë.

Aktualisht në Shqipëri ka 750 mijë të punësuar në sektorin jobujqësor, rreth 75 mijë të papunë të regjistruar dhe rreth 400 mijë të vetëpunësuar në bujqësi.  Nga këta, rreth 185 mijë ose më pak se 10% e të gjithë forcës aktive të punës janë në sektorin publik. Por gati 90% e të gjithë kandiatëve të partisë në pushtet vijnë nga ky sektor, ndërkohë që nga sektori privat ka disa biznesmenë, disa stomatologë dhe një farmaciste.

Sektori publik ka furnizuar, jo vetëm ata të cilët sot mund të quhen politikanë në profesion, deputetë që kanë shumë mandate, por edhe disa, të cilët, ndonëse janë bërë deputetë apo ministra së fundmi, kanë qenë drejtorë në ndonjë ministri para se të merrnin pozicionin aktual. Por sektori publik ka furnizuar gjithashtu pjesën dërrmuese të socialistëve që garojnë për deputet për herë të parë.

Ndërkohë, numri i mjekëve, mësuesve, profesorëve apo profesionistëve të tjerë, puna e të cilëve është lidhur detyrimisht me sektorin publik, është jashtëzakonisht i paktë në radhët e partive të opozitës. Dhe në rastet e pakta kur kandidatët e opozitës janë të punësuar në sektorin publik, pozicionet e tyre të punës duket se janë diametralisht të kundërta me drejtorët dhe shefat e maxhorancës: ndonjë infermier, ndonjë mësues fshati, një oficere sigurie në Elbasan për Lëvizjen Bashkë apo një punonjës tatimor diku.

Në kontrast me partitë e tjera, Lëvizja Bashkë garon me njerëzit e thjeshtë, përfshirë kandidatë që nuk ngurrojnë të deklarojnë se kanë mbaruar vetëm shkollë të mesme, apo kanë vetëm arsimin bazë, ndërsa në masë punojnë, qoftë në profesione pak të kualifikuara si fason apo call centre, qoftë në profesione të mirëpaguara dhe me aftësi të mëdha si teknologjia e informacionit apo bota akademike. Mosha e re duket se është emëruesi i tyre i përbashkët, ndërsa një numër jo i vogël, qoftë në profesione të kualifikuara si menaxherë biznesi, qoftë në profesione të tilla si pastiçier apo ndihmës social, garojnë nga emigrimi.

Euroatlantikët garojnë me një përzjerje, ekspertë në fusha të ndryshme, kandidatë në moshë të mesme që kanë bërë karrierë në një profesion të caktuar dhe njerëz të thjeshtë. Por në radhët e tyre ka një numër jo të vogël kandidatësh që kanë lënë të bardhë seksionin “eksperienca në punë” të formës së jetëshkrimeve të kërkuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjë që sugjeron se mund të jenë edhe të papunë. Edhe në radhët e Euroatlantikëve ka ndonjë ish-drejtor, por këta janë të rrallë. Aktivistë të shumtë nga vendi dhe emigrimi mbushin listat e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Gara mes drejtorëve të PS

Shërbime të tilla publike si Kadastra apo siguria ushqimore, të cilat, sipas logjikës më elementare, janë institucione ligjzbatuese, me procedura ngushtësisht teknike, pra institucione të cilat vështirë se mund të prodhojnë politika, qoftë të majta apo të djathta, kanë prodhuar në fakt një numër të lartë kandidatësh.

Në qarqe të caktuara, shumë drejtorë njëherësh.

Në Durrës, drejtoresha e Postës, Etleva Budini garon në radhët e socialistëve me drejtorin e Portit, Indrit Gjoka dhe drejtorin e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Ani Dyrmishi. Drejtori i mëparshëm i Portit, Pirro Vengu, sot ministër, garon në qarkun e Vlorës.

Dorina Laçi, drejtoreshë e arsimit në Krujë garon krahas Gentian Hillës, kryekomisar i Komisariatit Kurbin, i cili është dorëhequr pak ditë para se të kandidohej nga socialistët. Këta nuk janë të vetmit.

Në Elbasan, drejtori i Kadastrës, Adi Qose garon krahas Luan Duzhës, deputetit që PS e bleu nga LSI dhe që gjatë katër viteve të fundit që nuk ka qenë deputet, ka qenë drejtor i Shërbimit Pyjor në qarkun Elbasan.

Sara Mila, drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror është në listë bashkë me Ermal Elezin, drejtor në Agjencinë për Bashkëqeverisjen Vendore. Përballë tyre, Dashamir Xhika, ish-drejtori i rrugëve në koalicionin PS-LSI garon në radhët e opozitës dhe ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Dritan Sejko, i cili duket se vjen nga radhët e PDIU-së. Pjesa tjetër e listës së opozitës është e mbushur me dy mjekë, dy lektore në universitetin e Elbasanit dhe njerëz të sektorit privat.

Dy nga çështjet më shqetësuese dhe dy nga sektorët më të prekur nga korrupsioni në Shqipëri, çështja e titujve të pronësisë nga njëra anë dhe çështja e sigurisë ushqimore janë sektorët që duket se prodhojnë më shumë kandidatë për deputetë, përfshirë nga radhët e socialistëve apo kundërshtarëve të tyre të koalicionit Berisha-Meta.

Dikush mund të thotë se analizat për sigurinë ushqimore, të tilla si kontrollimi i pulave për salmonelë, nuk mundet të prodhojë gjë tjetër veçse një rezultat jopolitik, pra që ka ose nuk ka prani të salmonelës. Dhe kjo prani ose mungesë vështirë se mund të ketë të bëjë me politika të majta, të djathta, të qendrës apo diçka tjetër; e megjithatë, drejtorë dhe  ish-drejtorë të AKU-së garojnë në këto zgjedhje.

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër, Danjel Gjura kandidon për socialistët pasi ka qenë më herët drejtor i Shërbimeve të Transportit Rrugor, ndërsa Besa Spaho, drejtoreshë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Korçë kandidon gjithashtu në qarkun e saj. Persida Shkrepa, specialiste e ALUIZNI-t garon në Tiranë, dhe Ela Toçka, specialiste e ASHK-së, në Elbasan. Ani Dyrmishi, kandidati i PS në Durrës, para se të bëhej drejtor në shëndetësi ka qenë drejtor në hipotekë.

Drejtorët e shtetit nuk mungojnë as në listat e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Një drejtor në Bashkinë e Dibrës kandidon për PSD-në, ndërsa kryesuesi i listës së Kukësit, Astrit Cengu, shënon në jetëshkrimin e tij si eksperiencë pune të qenit ‘drejtor në OSHEE’.

Në fakt, nëse shikon jetëshkrimet e listës së mbyllur të kandidatëve socialdemokratë të Qarkut Tiranë, do të vëresh se shumica dërrmuese e të dymbëdhjetëve kanë një punëdhënës dhe punojnë që të gjithë për kompaninë private, Profarma sh.a., nën pronësinë e kryetarit socialdemokrat, Tom Doshi. E para, Albana Pëllumbi, shënon në jetëshkrimin e saj se është drejtoreshë e kontrollit të cilësisë në Profarma, ndërsa i dyti, Ralf Tafaj, është menaxher IT në të njëjën kompani. Punonjës me përshkrime pune që sugjerojnë pozicione më të ulëta në hierarki pasojnë dhe vetëm në numrin 12 gjen një kandidat që nuk deklaron vend pune, sugjerohet, nuk është i punësuar në kompanitë e kryetarit Doshi.

Biznesmenët

Disa biznesmenë të mëdhenj garojnë në radhët e maxhorancës, ndërsa biznesmeni i vetëm i madh në koalicionin opozitar, Agron Duka, nuk garon vetë, por drejtorin e kompanisë së tij të vezëve, Artan Luku në Durrës. Në radhët e konkurrentëve të tjerë në opozitë nuk ka biznesmenë të mëdhenj, por një numër të vetëpunësuarish avokatë, stomatologë e të tjerë kanë marrë kurajën qytetare për të garuar.

Një nga kandidatët biznesmenë të PS është në fakt pronari i një rrjeti laboratorësh të shëndetësisë private, biznesi i të cilit eci veccanërisht mirë gjatë pandemisë Covid-19 dhe po garon për një parti e cila ka ardhur në pushtet dymbëdhjetë vjet më parë me “shëndetësinë falas” si premtim kryesor.

Mes biznesmenëve ka edhe nga ata që janë njëkohësisht edhe drejtorë në shtet, siç është rasti i kandidatit Nustret Avdulla, të cilin Rama e ka blerë nga PDIU dhe që krahas të qenit pronar fabrike ka qenë edhe drejtor i zyrës së punës në Fier.

Etiketa: Aleanca për Shqipërinë MadhështoreEdi RamaKoalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”Lëvizja BashkëPartia Social DemokratePartia SocialisteSali BerishaTom DoshiZgjedhje 2025
Tjetri
Kandidatët për Mallakastrën shkëmbejnë akuza, ndërsa qytetarët janë mosbesues

Të afërmit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH

Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
ilir meta ne gjkko

SPAK përmbyll parashtrimet në çështjen penale ndaj Ilir Metajt e Monika Kryemadhit

21:30 | 18/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje

18:12 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.