AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Të afërmit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH

Byroja Kombëtare e Hetimit deklaroi se hetuesit e saj ishin sulmuar në aksion Fier-Patos ndërsa po kryenin veprime hetimore, ndërsa ish-kryebashkiaku Agron Kapllanaj pretendoi se 'agjentët e BKH-së kishin qenë dhunuesit'.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:36 | 16/04/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetari i Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj. Foto: Edmond Hoxhaj.

Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, deklaroi përmes një njoftimi të mërkurën se oficerët e saj ishin sulmuar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Fier-Patos, ndërsa ishin duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të deleguar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

“Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier,” thuhet në njoftimin e BKH.

Policia ka shoqëruar si përgjegjës për ngjarjen dy të afërm të ish-kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj si dhe një punonjës të kompanisë së tij.

I pyetur nga BIRN, Kapllanaj paraqiti një tjetër version të ngjarjes, duke deklaruar se në këtë rast “viktima u bë dhunuesi dhe dhunuesi në rolin e viktimës”. Kapllanaj pretendoi se kishte qenë në zyrë kur roja e njoftoi se një automjet civil me katër persona, një zonjë dhe tre zotërinj, kishte parkuar në ambientet e kompanisë së tij dhe kishin ngritur një dron.

Kapllanaj sqaroi se pas kësaj, i kishte thënë drejtorit të kompanisë t’u kërkonte të largoheshin dhe t’i pyeste se përse po filmonin me dron një pronë private. Ai tha gjithashtu se kishte kërkuar që t’i bënte një foto targës së makinës, që nëse do ndodhte diçka më vonë, të denonconin në polici. Por, sipas tij, personat kanë ofenduar me fjalë të rënda drejtorin e kompanisë së tij  si dhe kanë adresuar fjalë fyese të rënda për atë vetë, pronarin e kompanisë.

Në vijim, Kapllanaj tha se të afërmit e tij kanë pyetur punonjës të policisë rrugore që të verifikonin targën në fjalë mos ishte i personave me probleme, por punonjësit e policisë i kanë thënë se ishte targë false.

Kapllanaj i tha BIRN se kishte shkuar për të bërë kallëzim penal në polici për ngjarjen, por kishte mësuar se nipat e tij dhe punonjësit e kompanisë ishin shkëmbyer me automjetin në fjalë në aksion Fier-Patos dhe i kanë kërkuar që të tregonin se çfarë kërkonin pranë një subjekti privat, duke i kërkuar të identifikoheshin.

Në këtë moment, sipas Kapllanajt, një prej personave që ka qenë në makinë ka nxjerrë armën e zjarrit dhe aty janë mbledhur dhe persona të tjerë kureshtarë. Kapllanaj pretendoi se personi i armatosur është prezantuar si hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit vetëm pasi kanë mbërritur punonjësit e policisë.

Byroja Kombëtare e Hetimit tha përmes njoftimit se veprimet hetimore dhe proceduriale për ngjarjen po kryheshin nga Prokuroria e Fierit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të respektojnë autoritetin e hetuesve dhe Policisë së Shtetit.

Etiketa: Agron KapllanajAksi Fier PatosByroja Kombëtare e HetimitPolicia e ShtetitSPAK
I mëparshmi

Makineria elektorale: Drejtorët e PS përballë ish-drejtorëve apo njerëzve të zakonshëm

Tjetri

Afera e incineratorit ‘fantazmë’ të Tiranës shfryhet në gjykatë si flluskë sapuni

Tjetri
‘Situata kritike’ në landfillin e Sharrës paralajmëron një krizë të re mjedisore

Afera e incineratorit ‘fantazmë’ të Tiranës shfryhet në gjykatë si flluskë sapuni

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.