AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë

Muzikologjia Mikaela Minga reflekton mbi konkursin muzikor të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër.

Mikaela MingangaMikaela Minga
1 year më parë
në Opinion
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Konkursi Bilbilat e Vegjël

Në dt. 8 dhe 9 prill u zhvillua në Shkodër Bilbilat e vegjël këndojnë, një konkurs për zërat e rinj, i cili organizohej nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”. Në këtë edicion të 30-të merrnin pjesë nëntë kore të shkollave 9-vjeçare të qytetit, ku përfshiheshin rreth 330 fëmijë. Krahas tyre ishin 32 solistë ndër të cilët tetë përbënin një kategori më vete, për interpretimin e repertorit tradicional urban të Shkodrës. Merrnin pjesë fëmijë të vegjël, ende në kopshte, deri tek ata të klasave të 9-ta.

Më takoi të isha anëtare jurie, punë kjo që nuk është asnjëherë e lehtë kur ke të bësh me fëmijë e adoleshentë, por sidomos me prindërit e tyre që shpeshherë janë më të emocionuar e më të përfshirë në ethet e konkurrimit sesa fëmijët vetë.

Megjithatë, nuk u shtyva të shkruaj këto rreshta për këtë aspekt të aktivitetit. “Çdo fëmijë që ngjitet në këtë skenë është fitues”, vërejti në një moment prezantuesja Ketlin Pjalmi, duke ftuar publikun (përbërë më së shumti nga prindër e miq të pjesëmarrësve) që të duartrokiste çdo fëmijët me të njëjtin entuziazëm. Të thëna nga dikush që dikur ka qenë pjesë edhe vetë e këtyre konkurseve por edhe që është rritur e formuar artistikisht pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve, këto fjalë nuk më erdhën thjesht si një riprodhim i skenarit të shkruar. Spektaklet e shumta të formatit talent-show, si “X Factor”, “The voice”, gjenive të mëdhenj e të vegjël kanë bërë që skena artistike të përjetohet më shumë si një arenë ekzibicioni, apo si një gjykatore për të dëgjuar vendimet e jurive (shumë shpesh më ekzibicioniste se interpretuesit vetë), sesa si pjesë e një procesi pune artistike mbi atë çka është mësuar paraprakisht dhe që do të gjejë përmbushje në atë vend. Kjo nuk do të thotë që fëmija të jetë i vetëdijshëm për të gjitha këto (s’di nëse edhe artistët në moshë janë të tillë, pavarësisht përvojës që kanë). Këtu e kam fjalën që të mos e kufizosh perspektivën vetëm te gjykimi i jurisë dhe te synimi i fitores, por t’i mundësosh kësaj grupmoshe ende në formim, një marrëdhënie sa më të natyrshme me skenën, me performancën artistike: Skena si hapësirë sprovash, sfidash në të cilat muzikanti të përpiqet të kuptojë sa më shumë çfarë ndodh me të, me trupin, me lëvizjen, dëgjimin e vetes, komunikimin dhe emocionin. T’i japësh mundësinë ta njohë vendin e tij brenda asaj hapësire. Në këtë mënyrë do ta ketë më të lehtë që të mësojë si t’i menaxhojë ngarkesat e saj, sidomos ato emocionale, por edhe ta ndjejë e shijojë atë që po përmbush e për të cilën ka punuar gjatë.

Ti shikon si më të vegjlit kapin vështrimin e mësueses së tyre, që qëndron poshtë në sallë, në rreshtat e parë dhe i udhëzon me kujdes për të ndjekur ritmin, hyrjet e bazave muzikore, frymëmarrjet; dhe kjo iu jep siguri. Ndjek më të mëdhenjtë që, ndonëse këndojnë “cover”-a jo të lehtë teknikisht, japin e marrin me trupin, lëvizjet për ta çuar këngën deri në fund dhe pastaj vjen çlirimi që kanë mbaruar. Ndër ta/to, disa përpiqen edhe të imitojnë interpretimin e këngëtarit/es të përzgjedhur me detaje skenike. Së fundi janë ata/ato që zgjedhin të interpretojnë këngën pa e imituar formalisht, por duke qenë vetvetja. Në perceptimin tim, kjo është diçka që ju vjen vetiu; kështu dinë ta bëjnë më mirë. Pavarësisht emocioneve të skenës, druajtjes dhe ngrirjes trupore, ata përcjellin një lloj qetësie të brendshme që nuk mund të mos të të prekë emocionalisht.

Vijmë pastaj tek koret pjesëmarrëse. Për mua prania e tyre është shumë domethënëse. Nuk është e lehtë të ngresh një kor në shkollat tona. Kurrikulat nuk e parashikojnë një gjë të tillë, sikundër marrin shumë pak parasysh rolin e praktikës në mësimin e muzikës. Dija që merr një fëmijë apo adoleshent përmes të kënduarit bashkë me të tjerë është e përveçme. Të këndosh në kor do të thotë të mësosh të dëgjosh veten përmes zërit të tjetrit. Nga ana tjetër, të dëgjuarit e vetes të ndërgjegjëson edhe për marrëdhënien me tjetrin, me grupin, komunitetin muzikor, që është njëherazi edhe shoqëror. Për të gjitha këto cilësi uroj që për vitet në vijim programi pjesëmarrës i koreve të mund të pasurohet me më shumë numra në konkurim, por mbi të gjitha të shërbejë si nxitje për ekzistencën e qëndrueshme të këtyre formacioneve nëpër shkolla.

Nga të gjitha, gjëja që më bën përshtypje janë zërat, talenti vokal i shumë fëmijëve. Për organizatorët, por edhe për kolegët e mi muzikantë kjo është diçka tipike e Shkodrës. “Gjithmonë ka qenë kështu”, vërejnë me një lloj krenarie, duke nënvizuar ndër të tjera edhe pjesëmarrjet e suksseshme të disa prej tyre në talent-show-t e njohura në nivel kombëtar.

Nuk është e thënë që të gjithë do të ndjekin rrugën e këngës. Madje, shumë prej tyre do ta braktisin për të ndjekur rrugë të tjera. Përkundër, ata pak, do të vazhdojnë të ngulmojnë dhe kësisoj do të kemi përshëndetjet e tyre me video nga vendet ku kanë ndërtuar karierat e tyre të suksesshme artistike.

Këtu vijmë te një tjetër aspekt që vlen të nënvizohet. Ky nuk është një konkurs i ndërtuar për hir të talentit si të tillë – për talentin si show-case, ndonëse influencat e spektakleve talent-show kanë lënë gjurmët e tyre në këtë drejtim. Ky është një konkurs i cili shpërfaq rëndësinë e formësimit të këtij talenti përmes një procesi nxënieje dhe të mësuari, si pjesë e një strukture të qëndrueshme edukimi: Qendra Kulturore e Fëmijëve. Vërtet, kjo e fundit nuk imponohet me ngarkesën e edukimit sistematik muzikor, si ndodh te shkollat e muzikës, por gjithsesi iu përmbahet elementeve bazë të mësimdhënies së muzikës.

I themeluar nga Kujtim Alija 30 vjet më parë, Bilbilat e vegjël të Shkodrës lindi me qëllimin për të afruar sa më shumë talente të tillë që pastaj mund të angazhoheshin në kuadër të Festivalit Kombëtar e Ndërkombëtar të Këngës për Fëmijë; Pra, për ta formësuar këtë talent dhe për ta orientuar konkretisht, çka maestro Alija e njihte mjaft mirë.

Sot, kujt i bie rruga afër kësaj Qendre nuk mund të mos vërejë numrin e madh të fëmijëve që shkojnë e vijnë aty (nga të dhënat që marr, aktualisht janë rreth 800, në grupmoshat 6-14 vjeç) duke u angazhuar në kurse të formimit artistik (instrumente muzikore, vokal, balet, fjalë artistike, pikturë etj.) formimit sportiv (futboll, atletikë, çiklizëm, etj.) dhe atij tekniko-shkencor (matematikë, TIK, gjuhë të huaja, etj.).

E teksa aktiviteti ul siparin, ti arrin të kapësh edhe diçka tjetër të rëndësishme, pjesë e këtij procesi formësimi të talentit në mënyrë të qëndrueshme. Kjo ka të bëjë me krijimin e një komuniteti muzikor e artistik brenda kësaj Qendre, komunitet që arrin të jetë i qëndrueshëm ndër breza. Meritë të jashtëzakonshme për këtë, në këto 40 vitet e fundit ka pasur Kujtim Alija, sidomos kur mendon që është në mes edhe një periudhë e vështirë e delikate si ajo post-diktatoriale. Por, këtë përmasë komunitare e kap gjithashtu edhe përmes këngëve të Zef Çobës, që iu pranvihen hit-eve të kohës, duke nxjerrë në pah forcën identitare të muzikës së qytetit dhe lidhjen që artistët e publiku lokal mbajnë me të; vjen gjithashtu përmes prezantuesve Noel Hoxha e Ketlin Pjalmi që dalin prej këtij konteksti dhe i flasin atij në mënyrë të natyrshme; brezave të mësuesve të muzikës, në kujdes për pjesëmarrësit. Së fundi e gjejmë te këngëtarja Orjeta Kelaj-Laro, që dikur iu dha jetë ëndrrave të saj për t’u bërë artiste përmes kësaj qendre dhe që sot synon të vijojë këtë traditë më tej në rolin e drejtueses të institucionit. “Në rrugën e dijes”, këngë e Kujtim Alijas që ajo e pati interpretuar në festivalin e 28-të kombëtar të fëmijëve u interpretua në natën e dytë, kësaj here nga ajo, Ketlin Pjalmi dhe Klejvi Kapeta në kujtim të Maestros dhe të kësaj trashëgimie muzikore.

Siç e theksova, shumë prej këtyre zërave do të largohen nga rruga e këngës dhe muzikës. Megjithatë, mendoj se ajo çka të gjithë këta breza kanë mësuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, mbetet aty; kush arrin të ndërgjegjësohet për atë prani, di edhe ta kapitalizojë në përvoja të tjera përtej-muzikore; por edhe kush nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë, ajo prapëseprapë është aty, si pjesë e tingëllueshme e qënies.

Etiketa: Ketlin PjlamiKlejvi KapetaMikaela MingaOrjeta Kelaj-LaroQendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”ShkodërZef Çoba
Tjetri
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

“Metamorfoza”, Gjykata merr kohë për mënyrën e gjykimit të të pandehurve

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.