AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Metamorfoza”, Gjykata merr kohë për mënyrën e gjykimit të të pandehurve

Avokatët e të pandehurit Pëllumb Gjoka, i akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar, kërkuan të hiqnin dorë nga gjykimi i shkurtuar për çështjen, por trupi gjykues mori kohë për të shpallur një vendim.

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
17:00 | 17/04/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë çeli të enjten më 17 prill shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal, si dhe ndaj të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tij. Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetëm i pandehuri Edmond Preka, ndërsa të pandehurit e tjerë, Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviq, Astmer Bilali, ish-shefi i Drejtorisë së Forcës Operacionale, Oltian Bistri, zyrtari tjetër i policisë Ardit Hasanbegaj dhe prokurori Xhevahir Lita nuk ishin të pranishëm. Ata u përfaqësuan nga mbrojtësit e tyre ligjorë, të cilët paraqitën qëndrimet sa i përket gjykimit të shkurtuar.

Kryesuesja e trupit gjykues, Etleva Deda i pyeti avokatët e të pandehurve nëse i qëndronin kërkimit për gjykim të shkurtuar të paraqitur në seancën paraprake. Përfaqësuesit ligjorë të Gjokës, avokatët Gurali Brahimllari dhe Ylli Manjani kërkuan që të parashtronin kërkesa që i cilësuan si të veçanta, duke shpjeguar se kishin të bënin me papërdorshmëri dhe pavlefshmëri të akteve. Ata u shprehën se kishin kërkuar gjykim të shkurtuar në seancën paraprake, pasi kishin pasur pritshmëri se Gjykata Kushtetuese do të deklaronte të paligjshme dhe të papërdorshme përgjimet SKY ECC të kryera nga autoritetet franceze.

Ata thanë se në fillim donin të parashtronin kërkesat e veçanta, por trupi gjykues nënvizoi se në këtë moment procedurial, duhej të shprehnin vullnetin për gjykimin e shkurtuar. Avokatët u përgjigjën se në këto kushte, nuk mund të zhvillohej procesi me gjykim të shkurtuar. Edhe avokatja e të pandehurit Edmond Preka u shpreh se do të paraqesin kërkesa për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të akteve, si dhe se tërhiqen nga kërkimi për gjykim të shkurtuar.

Mbrojtësit e të pandehurve të tjerë u qëndruan kërkimeve për gjykim të shkurtuar, në gjendjen që janë aktetet, por disa prej tyre kërkuan ndarjen e çështjes.

Sipas mbrojtësit të Gjokës, avokatit Gurali Brahimllari, çështja nuk mund të ndahet pasi akuzat janë në bashkëpunim. Megjithëse i cilësoi akuzat të pabazuara në prova dhe të ngritura apriori, Brahimllari këmbënguli se në kushtet kur është përcaktuar bashkëpunimi dhe grupi i strukturuar, nuk mund të ketë ndarje.

Edhe prokurorët e çështjes, Arben Kraja dhe Bledar Maksuti vërejtën se çështja nuk duhet të ndahet, pasi dëmtohet gjykimi.

Në vijim, prokurori Kraja paraqiti në mënyrë të përmbledhur parashtrimet për çështjen, duke vërejtur se i qëndronin besnik kërkesës për gjykim.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues vlerësoi të marrë kohë për t’u shprehur lidhur me kërkimet që kanë të bëjnë me mënyrën e vijimit të procesit dhe e shtyu seancën për më datë 23 prill, në orën 08:30.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shpallur nga qeveria ‘Rama’ si investitor strategjik, u arrestua në korrik të vitit 2023 si pjesë e një organizate kriminale, pasi sipas SPAK, komunikimet në aplikacionin Sky ECC që e lidhin me një sërë veprash penale të rënda, përfshirë vrasje.

Ndaj Gjokës dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion e aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Gjoka e ankimoi vendimin që e mban në burg në të tre shkallët e gjykimit, duke kundërshtuar si të paligjshëm ndalimin e tij në bazë të provave të marra nga Sky ECC, por pa rezultat.

Në vijim paraqiti kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen të papërdorshme të komunikimeve Sky ECC, por me një vendim unanim të datës 30 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën. Komunikimet e kapura nga autoritetet franceze në aplikacionin Sky ECC kanë shërbyer si bazë e një sërë hetimesh ndaj krimit të organizuar, politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të drejtësisë.

 

 

Etiketa: Arben KrajaBehar BrajovicBledar MaksutiEdmond PrekaEtleva DedaGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGurali BrahimllariPëllumb GjokaYlli Manjani
I mëparshmi

Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë

Tjetri

Gjirokastra, bunkeri socialist përforcohet me makinerinë e ish-LSI (Infografikë)

Tjetri
Gjirokastra, bunkeri socialist përforcohet me makinerinë e ish-LSI (Infografikë)

Gjirokastra, bunkeri socialist përforcohet me makinerinë e ish-LSI (Infografikë)

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.